THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

BASHKIA VLORË

Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!

 

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

 

Subjekti: Festivali “DansMusik Fest”

Fondi limit –3,000,000 Lekë

Procedura- Zarf i mbyllur

Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për festivalin: “DansMusik Fest”.

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë:

Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.

Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore, në kuadër të organizimit të koncertit madhështor, që do të zhvillohet më 22 gusht 2025, në zemër të qytetit të Vlorës në Lungomare,. Qëllimi i kësaj thirrjeje është të inkurajojë krijimin e projekteve inovative, të nxisë krijimtarinë muzikore bashkëkohore dhe të ofrojë një aktivitet të nivelit të lartë artistik, duke ndihmuar në ndërtimin e një atmosfere unike dhe bashkëkohore për këtë mbrëmje të veçantë. Festivali synon të shndërrojë Lungomaren në një skenë gjigante, ku dritat, muzika dhe energjia e publikut bashkohen në një spektakël të jashtëzakonshëm. Kjo iniciativë synon të rrisë profilin kulturor të qytetit të Vlorës, të tërheqë vizitorë dhe turistë duke fuqizuar potencialin turistik të qytetit. Thirrja është e hapur për projekte artistike dhe kulturore që integrojnë muzikën me elementë kreativë dhe inovativë, me qëllim për të përforcuar atmosferën e koncertit dhe për të rritur pjesëmarrjen e komunitetit vendas dhe vizitorëve. Me këtë koncert, Vlora synon të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm për ngjarje të muzikës moderne, duke i dhuruar qytetit dhe vizitorëve një natë të paharrueshme verore. Ky event përforcon imazhin  si një qytet dinamik, i gatshëm të mirëpresë ngjarje të mëdha me standarde ndërkombëtare dhe të ofrojë përvojë të jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.

 

 

Mbeshtetur në bazën ligjore:

1.     Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;

2.     Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;

3.     Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 60, date 26.06.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në V.K.B. Nr 111, date 27.12.2024 për buxhetin e bashkisë për vitin 2025. i ndryshuar”;

4.     Shprehjes së ligjshmërisë së Prefektit të Qarkut Vlorë, protokolluar në Bashkinë Vlorë me Nr. Prot. 9931/2, date 15.07.2025.

 

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

 

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.

Afati Kohor

Afati i dorëzimit: 11.08.2025-15.08.2025

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:

1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.

2. Formulari i aplikimit (Shkarko  )

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

4. Preventivi total i projektit  (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim).

6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.

Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.

 

*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Thirrje për Projekt-Propozime: Festivali “DansMusik Fest”.

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon organizimin dhe realizimin e një koncerti madhështor, që do të zhvillohet më 22 gusht 2025 në qytetin e Vlorës në Lungomare. Ky koncert përfaqëson një moment të veçantë për jetën kulturore dhe muzikore të qytetit, duke sjellë një eksperiencë unike për publikun vendas dhe turistët e huaj. Ky event synon të fuqizojë profilin kulturor dhe turistik të Vlorës, duke e pozicionuar qytetin si një destinacion të preferuar për ngjarje muzikore. Koncerti do të zhvillohet në një hapësirë të përshtatshme që garanton sigurinë, dhe aksesin për një numër të madh pjesëmarrësish, duke respektuar standarde të larta organizative dhe teknike. Përmes këtij eventi, Vlora synon të theksojë rëndësinë e saj si qytet modern, dinamik, që mirëpret ngjarje me standarde ndërkombëtare dhe ofron një eksperiencë unike për vizitorët vendas dhe të huaj. Ky koncert do të shfaqë performanca të artistve të famshëm shqiptar ose artist ndërkombëtar, të cilët do të sjellin një repertor të pasur dhe një energji unike në skenë. Koncerti pritet të tërheqë jo vetëm adhurues të muzikës nga publiku vendas, por edhe vizitorë të huaj, duke kontribuar në rritjen e turizmit në qytet gjatë sezonit veror. Organizimi i këtij koncerti parashikon gjithashtu krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm, ku çdo pjesëmarrës mund të shijojë muzikën në kushte optimale, duke respektuar protokollet e sigurisë. Përgatitjet organizative përfshijnë një plan të detajuar menaxhimi të vizitorëve dhe koordinim të plotë me institucionet vendase për të siguruar një zhvillim të qetë dhe të suksesshëm të koncertit.

Qëllimi i Projektit

Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është mbështetja e organizimit të një koncerti madhështor që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, me synim forcimin e profilit kulturor dhe turistik të qytetit dhe konsolidimin e tij si destinacion kryesor për evente muzikore të nivelit të lartë.

Ky projekt synon:

·      Të krijojë një eksperiencë të jashtëzakonshme muzikore për publikun vendas dhe të huaj, duke sjellë në qytet një artist të njohur dhe të vlerësuar nga publiku.

·      Të fuqizojë organizimin e koncerteve të mëdha dhe të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për qytetin e Vlorës si një qendër e rëndësishme e aktiviteteve kulturore dhe muzikore.

  • Të promovojë potencialin turistik dhe kulturor të qytetit të Vlorës duke tërhequr vizitorë dhe turistë gjatë sezonit veror, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik vendas.
  • Të sigurojë një organizim profesional, duke garantuar standarde të larta sigurie, teknike dhe logjistike që përmirësojnë përvojën e pjesëmarrësve dhe sigurojnë suksesin e eventit.
  • Të nxisë bashkëpunimin mes institucioneve lokale, organizatorëve dhe komunitetit për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës dhe mikpritës, që reflekton vlerat dhe identitetin e qytetit të Vlorës .

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme: Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:

·      Projektim skenik dhe ndriçim artistik që krijon një atmosferë energjike dhe moderne, duke përforcuar performancën e artistëve të njohur në Lungomare.

·      Menaxhim dhe koordinim teknik i performancës live, duke përfshirë sistemet audio, dhe teknologjitë më të avancuara për të siguruar një eksperiencë të jashtëzakonshme për publikun.

·      Bashkëpunim me artistin dhe ekipin e tij për të garantuar një nivel të lartë profesional të eventit dhe përmbushjen e kërkesave specifike.

·      Bashkëpunim me autoritete lokale për të garantuar organizimin e suksesshëm, pjesëmarrjen e gjerë të publikut dhe sigurinë e pjesëmarrësve.

·      Krijimi i materialeve promocionale, përfshirë video dhe fotografi profesionale, që pasqyrojnë atmosferën dhe madhështinë e koncertit

·      Ndërveprim dhe argëtim për të gjitha moshat

Aktiviteti mendohet të zhvillohet në një hapësirë publike, të hapur dhe të sigurt, që ofron kushte të përshtatshme për ndërveprim dhe pjesëmarrje të gjerë komunitare dhe turistike.

Aplikuesit e Lejuar   Të drejtë për të aplikuar kanë:

  • Organizata jo fitimprurëse (OJF)

·       Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

·       Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike

Afati i aplikimeve

·      Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 11.08.2025-15.08.2025.

·      Subjekti: Festivali “DansMusik Fest”.

 

 

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

–      Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);

–      Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);

–      Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);

–      Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).

–      Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;

–      Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;

–      IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);

–      Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;

–      Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)

–      Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.

–      Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);

–      Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)

–      Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

–      Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);

–      Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);

–      Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);

–      Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).

–      Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;

–      Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;

–      IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);

–      Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;

–      Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)

–      Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.

–      Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);

–      Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)

–      Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

–      Për aplikantët që janë individë:

–      Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);

–      Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);

–      Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);

–      CV e detajuar e aplikantit;

–      IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);

–      Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;

–      Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)

–      Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.

–      Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);

–      Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)

–      Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

7. Numri i Llogarisë Bankare

Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.

8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit

9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)

10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.

11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)

*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.

Formulari-i-Projekt-Buxhetit

Formulari-i-Aplikimit (5)

Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit (1)

Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit (1)

 

You may also like...