THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

 

BASHKIA VLORË

Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!

 

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

 

Subjekti:Vlora Marathon 2025

Fondi limit –5,340,000 Lekë

Procedura– Zarf i mbyllur

Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për Vlora Marathon 2025.

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë:

Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.

Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aktivitetin sportiv “Vlora Marathon 2025”, i cili do të zhvillohet më 30 nëntor 2025 në qytetin e Vlorës. Kjo ngjarje sportive përfaqëson një nga formatet më të njohura të garave të qëndrueshmërisë fizike dhe vjen si një nismë që synon të promovojë sportin dhe turizmin  përmes vrapimit. Gjithashtu synon të kthehet në një traditë vjetore, duke tërhequr vrapues profesionistë dhe amatorë nga e gjithë Shqipëria dhe nga vende të tjera. Ky aktivitet do të vendosë themelet për një traditë të re sportive që zhvillohet çdo vit në fund të nëntorit, duke e kthyer Vlorën në një pikë referimi për garat e gjysmë maratonës në Shqipëri dhe rajon. Kjo maratonë sportive do të tërheqë qindra sportistë, turistë dhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit, duke ndihmuar në zgjerimin e sezonit turistik përtej muajve të verës dhe duke i dhënë qytetit një profil të qëndrueshëm në fushën e turizmit aktiv. Zona e nisjes dhe mbërritjes do të vendoset në Sheshin e Flamurit, një hapësirë simbol e qytetit të Vlorës. Itinerari i gjysmë maratonës do të shtrihet përgjatë bulevardeve kryesore dhe shëtitores bregdetare, duke përfshirë segmente që ofrojnë pamje të mrekullueshme të detit, dhe qytetit të Vlorës. Krahas garës kryesore, do të organizohen edhe kategori shtesë prej 10 km dhe 5 km, për amatorët dhe qytetarët që duan të jenë pjesë e garës pa konkurrencë profesionale. Ky aktivitet synon të rrisë vizibilitetin e qytetit të Vlorës si një qendër moderne e sportit dhe turizmit aktiv, duke kontribuar në zgjatjen e sezonit turistik.

Thirrja inkurajon pjesëmarrjen e klubeve sportive, organizatave, bizneseve dhe individëve të angazhuar në fushën e sportit , të cilët dëshirojnë të kontribuojnë me ide, veprimtari apo mbështetje që pasurojnë këtë ngjarje sportive dhe krijojnë  një atmosfere festive, me përfshirje të gjerë të komunitetit dhe vizitorëve. Bashkia Vlorë synon të mbështesë projekte dhe nisma që gjallërojnë hapësirat publike, nxisin pjesëmarrjen aktive të komunitetit dhe forcojnë imazhin e qytetit si një destinacion sportiv e turistik me ndikim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.

Mbeshtetur në bazën ligjore:

Me urdhër Nr.17508 prot., nr.583, datë 24.10.2025, të Kryetarit të Bashkisë; “Urdhër i Brendshëm”; Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 datë 27.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1173, datë 06.11.2009  “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”; Vendimin e Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 111, datë 27.12.2024 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2025”.

 

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

 

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.

Afati Kohor

Afati i dorëzimit: 27.10.2025-31.10.2025

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:

  1. Kërkesa për mbështetje 
    Drejtuar Bashkisë Vlorë.
  2. 2. Formulari i aplikimit 
  3. 3. Projekt propozimi
    Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
  4. 4. Preventivi total i projektit 
    I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
  5. 5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  
    Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim).
  6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.

Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.

*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Thirrje për Projekt-Propozime:Vlora Marathon 2025

Përshkrimi i Projektit

Bashkia e Vlorës organizon aktivitetin sportiv “Vlora Marathon 2025”, një ngjarje e rëndësishme që do të zhvillohet më 30 nëntor 2025 në qytetin e Vlorës. Kjo maratonë synon të promovojë sportin, jetesën aktive dhe turizmin, duke e vendosur qytetin si destinacion referues për garat e maratonës në nivel kombëtar dhe rajonal. Eventi përfshin gjysmë maratonën (21 km) si garën kryesore, si dhe kategori 10 km dhe 5 km për sportistë amatorë dhe qytetarë që duan të marrin pjesë në një aktivitet fizik pa karakter konkurrues. Itinerari nis dhe përfundon në Sheshin e Flamurit, duke kaluar përgjatë bulevardëve kryesorë dhe shëtitores bregdetare, me pamje të veçanta të qytetit dhe bregdetit. Gara do të organizohet në standarde të larta profesionale, me rrugë të mbyllura për qarkullim, tabela orientuese, barriera dhe staf mbështetës përgjatë itinerarit. Matja e kohës do të kryhet përmes sistemit elektronik (chip timing), duke garantuar transparencë dhe korrektësi në rezultate. Ngjarja gjithashtu nxit pjesëmarrjen e komunitetit dhe bashkëpunimin me bizneset vendase, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e Vlorës si qytet aktiv. Përmes kësaj nisme, Vlora pozicionohet si një destinacion sportiv modern, i hapur për vizitorët vendas dhe të huaj, duke ndihmuar në zgjerimin e sezonit turistik dhe promovimin e jetesës aktive si një stil jetese për të gjithë qytetarët. Vlora Marathon 2025 përfaqëson një mundësi të veçantë për të gjithë dashamirësit e sportit që dëshirojnë të përjetojnë emocionin dhe entuziazmin e garës. Ngjarja është konceptuar për të nxitur konkurrencë të shëndetshme, duke ofruar sfida të përshtatshme për çdo nivel përgatitjeje, nga amatorët deri te sportistët profesionistë. Aktiviteti përfshin elemente logjistike dhe organizative të standardeve të larta, duke siguruar siguri, mbështetje dhe koordinim profesional për të gjithë pjesëmarrësit. Gjithashtu, ky aktivitet synon të vendosë themelet për një traditë vjetore, që nxit pjesëmarrjen masive dhe përforcon imazhin e Vlorës si destinacion sportiv. Bashkia e Vlorës fton të gjithë qytetarët, klubet sportive, organizatat dhe individët e interesuar të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, duke kontribuar në suksesin e tij dhe duke e kthyer atë në një festë të madhe qytetare dhe sportive.

Qëllimi i Projektit: Qëllimi kryesor i këtij projekti është organizimi dhe promovimi i ngjarjes sportive “Vlora Marathon 2025”, me synim nxitjen e pjesëmarrjes masive në sport, promovimin e një stili jetese aktive dhe forcimin e identitetit të Vlorës si një destinacion turistik e sportiv i nivelit kombëtar dhe rajonal.

Ky projekt synon:
• Të organizojë një maratonë gjithëpërfshirëse që bashkon sportistë profesionistë, amatorë dhe qytetarë, duke nxitur pjesëmarrjen aktive, stilin e shëndetshëm të jetesës dhe kulturën e sportit në komunitet.

  • Të promovojë vlerat e sportit, disiplinës dhe qëndrueshmërisë fizike si pjesë e rëndësishme e shëndetit dhe mirëqenies sociale.
    • Të pozicionojë qytetin e Vlorës si qendër të turizmit sportiv, duke zgjeruar sezonin turistik dhe duke tërhequr vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.
    • Të nxisë përfshirjen e komunitetit vendas, bizneseve, institucioneve arsimore dhe organizatave sportive, për ta kthyer maratonën në një traditë të përbashkët qytetare që promovon jetesën aktive.
    • Të krijojë një atmosferë festive dhe motivuese, që i jep gjallëri qytetit dhe i ofron vizitorëve e banorëve një përvojë të veçantë që ndërthur aktivitetin fizik me promovimin e vlerave turistike dhe kulturore të Vlorës.
  • Të zhvillojë një model të qëndrueshëm organizimi për ngjarjet sportive, duke garantuar profesionalizëm, dhe përfshirje aktive të komunitetit në çdo fazë të aktivitetit.

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme: Aplikantët e përzgjedhur për “Vlora Marathon 2025” pritet të realizojnë dhe ofrojnë aktivitetet e mëposhtme:

  • Organizim dhe menaxhim i itinerarit të garës, përfshirë mbylljen e rrugëve, sinjalizimin e qartë dhe sigurimin e stafit mbështetës përgjatë gjithë maratonës.
    • Menaxhim i pikave për pjesëmarrësit, duke përfshirë regjistrimin, shpërndarjen e materialeve të garës dhe asistencën gjatë gjithë aktivitetit.
    • Krijim i një atmosfere motivuese dhe festive përgjatë itinerarit, përmes muzikës, dhe aktiviteteve shoqëruese që përfshijnë komunitetin dhe vizitorët.
    • Bashkëpunim me autoritetet lokale, klube sportive dhe organizata vullnetare për të mundësuar siguri dhe pjesëmarrje të gjerë të komunitetit.
    • Përgatitje dhe shpërndarje e materialeve promovuese dhe informuese në platforma online për të rritur vizibilitetin e ngjarjes dhe pjesëmarrjen e garuesve.
    • Organizim i aktiviteteve shoqëruese për vizitorët, duke ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse  gjatë ditës së maratonës.

Ngjarja sportive do të zhvillohet në hapësira publike të qytetit, të sigurta dhe të përshtatshme për pjesëmarrjen e sportistëve, komunitetit dhe vizitorëve, duke garantuar një eksperiencë të organizuar profesionalisht dhe tërheqëse për të gjithë.

Aplikuesit e Lejuar   Të drejtë për të aplikuar kanë:

  • Organizata jo fitimprurëse (OJF)
  • Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
  • Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike

 

 

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  • Për aplikantët që janë individë:
  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • CV e detajuar e aplikantit;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  1. Numri i Llogarisë Bankare

Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.

  1. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
  2.  Dy rekomandime 
    Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
  3.  Deklaratë mbi të ardhurat 
    Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
  4. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
    Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)
  5.   Formulari-i-Aplikimit 
  6.   Formulari-i-Projekt-Buxhetit 
  7.  DEKLARATA E TË DREJTËS SË AUTORIT 
  8.  DEKLARATA E KONFLIKTIT TË INTERESIT                                                                                                                                                                                                                                  *Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.

 

 

 

You may also like...