THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
BASHKIA VLORË
Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: “Festa e Pavarësisë, Christmas Market, Festa e Fundvitit 2025”
Fondi limit –15,270,000 Lekë (Festa e Pavarësisë+ Christmas Market- 10,470,000 Lekë) dhe (Festat e Fundvitit 2025, 31 Dhjetor- 4,800,000 Lekë)
Procedura– Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për “Festa e Pavarësisë, Christmas Market, Festa e Fundvitit 2025”.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për zhvillimin e aktiviteteve festive “Festat e Nëntorit, Christmas Market dhe Festa e Fundvitit 2025”, të cilat do të zhvillohen në qytetin e Vlorës përgjatë periudhës prej muajit nëntor 2025 deri në muajin janar 2026. Këto tre ngjarje madhore, të ndërthurura në një kalendar festiv synojnë të kthejnë qytetin e Vlorës në një qendër kulturore, artistike, duke e pozicionuar si destinacionin më të rëndësishëm të festimeve. Vlora, qyteti ku u shpall Pavarësia më 28 nëntor 1912, do të jetë edhe këtë vit në qendër të festimeve kombëtare. Festat e Nëntorit 2025 do të organizohen me një program artistik të nivelit të lartë.
Eventi do të përfshijë dy netë të mëdha festive, me performanca muzikore të artistëve të njohur shqiptarë, ndriçime sinkronizuese, drone show, dhe aktivitete për fëmijë.
Qyteti do të brendohet me motive kombëtare, ku historia dhe arti bashkëjetojnë në mënyrë bashkëkohore. Krahas koncerteve kryesore do të zhvillohen aktivitete kulturore, dhe artistike si: shfaqje teatrore, panaire artizanale, instalacione vizuale, hapësira për fëmijë dhe kinema në ambient të hapur. Në frymën e festave të fundvitit, Bashkia Vlorë do të organizojë Christmas Market, një treg të hapur festiv me shtëpiza druri të ndriçuara dhe të dekoruara me elemente tradicionale e moderne të Krishtlindjeve.
Gjatë gjithë periudhës së dhjetorit, qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë produkte artizanale, ushqime tradicionale, dhe pije të ndryshme.
Tregu i Krishtlindjeve do të shoqërohet me muzikë live, animacione për fëmijë, dhe instalacione ndriçuese, duke krijuar një atmosferë magjike që sjell në Vlorë frymën e vërtetë të Krishtlindjeve. Christmas Market synon të mbështesë prodhuesit vendas, artizanët, bizneset e vogla dhe komunitetin e qytetit, duke e kthyer bulevardin e qytetit në një atraksion për turistët vendas, të huaj dhe komunitetin vendas. Në mbrëmjen e 31 dhjetorit, qyteti i Vlorës do të presë ardhjen e vitit 2026 me koncertin e madh të fundvitit, që do të kulmojë në orën 00:00 me performanca nga artistët më të njohur shqiptarë.
Ky aktivitet synon të krijojë një atmosferë gjithëpërfshirëse dhe festive, ku qytetarët e Vlorës dhe vizitorët nga e gjithë Shqipëria të festojnë së bashku. Bashkia Vlorë synon të mbështesë projekte dhe nisma që gjallërojnë hapësirat publike, nxisin pjesëmarrjen aktive të komunitetit dhe forcojnë imazhin e qytetit si qendër të kulturës, dhe turizmit, një destinacion me ndikim kombëtar dhe ndërkombëtar
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.
Mbeshtetur në bazën ligjore:
- Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
- Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;
- Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 60, date 26.06.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në V.K.B. Nr 111, date 27.12.2024 për buxhetin e bashkisë për vitin 2025. i ndryshuar”;
- Shprehjes së ligjshmërisë së Prefektit të Qarkut Vlorë, protokolluar në Bashkinë Vlorë me Nr. Prot. 9931/2, date 15.07.2025.
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 06.11.2025-12.11.2025
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit. -
Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim). - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: “Festa e Pavarësisë, Christmas Market, Festa e Fundvitit 2025”
Përshkrimi i Projektit
Bashkia e Vlorës organizon aktivitetin festiv “Festa e Pavarësisë”, një ngjarje e rëndësishme që përfshin një sërë aktivitetesh artistike, kulturore, të cilat do të zhvillohen në datat 28 dhe 29 nëntor në qytetin e Vlorës. Ky projekt ka për qëllim të festojë ”Festën e Pavarësisë” dhe “Festën e Çlirimit”, përmes një programi artistik bashkëkohor, skenografie të nivelit të lartë, dhe aktiviteteve të shumta. Programi festiv do të fillojë më 28 nëntor me një show ceremonial, që ndërthur elemente tradicionale dhe moderne, ndriçime sinkronizuese, drone show, muzikë live dhe efekte piroteknike. Në mbrëmje do të jetë koncerti festiv me interpretimet e pesë prej artistëve më të njohur të skenës shqiptare, të cilët do të performojnë në skenën kryesore të ndërtuar posaçërisht për këtë event.
Në datën 29 nëntor, programi do të vijojë me program artistike dedikuar ditës së Çlirimit, ku do të marrin pjesë grupe dhe artiste te ndryshem shqiptar dhe nga trevat, shoqëruar me performanca muzikore dhe vizuale në një atmosferë festive.
Dekorimi urban do të shndërrojë qytetin në një hapësirë festive, me flamuj, ndriçim, banera dhe elemente grafike që unifikojnë çdo hapësirë publike nga Shtëpia e Pavarësisë deri në Lungomare. Dekorimi do të përfshijë 2,000 flamuj trekëndorë dekorativë përgjatë bulevardit, , 8 banera tematike përgjatë shëtitores LungoMare, 120 flamuj 4×1 m në shtylla publike, 300 m shirita tekstili kuq e zi, 300 bluza për fëmijët pjesëmarrës në paradë, 2 instalacione simbolike me prodhim dhe lartësi 7m për nisjen e paradës. Gjithashtu do të realizohen video promovuese me fotografë dhe videografë profesionistë për dokumentimin, montazhin e prodhimin e videove ditore dhe aftermovie përmbyllëse. Skenografia do të ndërtohet mbi bazën e simbolikës së flamurit dhe shqiponjës, me një strukturë monumentale të skenës kryesore përgjatë bulevardit.
Elementet përfshijnë skenografi të madhe me strukturë metalike dhe dekorim me elemente simbolike, arena shqiptare për shfaqjet folklorike, efekte speciale skenike, 1,000 flamuj për pjesëmarrësit, zonë dekorative pranë Muzeut të Pavarësisë, flamuj gjigandë, photobooth dhe set dekorativ i plotë për zonën e skenës. Në kuadër të logjistikës do të sigurohet infrastrukturë e plotë mbështetëse për zhvillimin e eventit në kushte optimale, përfshirë sistemet e sigurisë, barrierat për publikun, tualete portative, backstage për artistët dhe hapësira shërbimi për qytetarët. Aktivitetet shtesë do të pasurojnë programin me ngjarje teatrore, hapësira për fëmijë me lojëra kreative, mozaik dhe punëtori tematike, stenda panairi për artizanë dhe prodhues vendas, photobooth të hapura për publikun dhe një podium me diametër 10m dhe lartësi 50cm për shfaqje kulturore të grupeve të ndryshme nga trevat shqiptare. Gjithashtu duhet realizuar një komunikim i plotë i eventit në kanale të ndryshme mediatike dhe online para, gjatë dhe pas eventit. Menaxhimi i projektit do të realizohet nga një strukturë profesionale shumëdisiplinare, e përbërë nga menaxherë artistikë e teknikë, staf logjistik, teknik dhe artistik, që do të garantojnë koordinim, cilësi dhe standarde të larta në çdo fazë të zbatimit. Këto aktivitete synojnë të krijojnë një traditë vjetore që bashkon komunitetin lokal, vizitorët vendas dhe të huaj, duke forcuar imazhin e Vlorës si një qytet simbol të historisë dhe kulturës.
Bashkia e Vlorës organizon aktivitetin festiv “Christmas Market 2025”, një festë që sjell në qytet atmosferën magjike të fundvitit dhe e kthen hapësirën publike në një qendër të gjallë veprimtarish kulturore dhe festive.
Projekti synon të promovojë traditën dhe krijimtarinë vendase përmes një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe argëtuese përgjatë bulevardit kryesor të qytetit. “Christmas Market” do të përfshijë stenda artizanale, kënde gastronomike dhe aktivitete për fëmijë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë për qytetarët dhe vizitorët.
Përgjatë gjithë periudhës së festave, tregu do të ketë një pamje të unifikuar, me elemente simbolike të fundvitit dhe hapësira fotografike për publikun. Aplikanti do të ketë rolin e organizatorit dhe menaxherit të tregut, duke bashkëpunuar me Bashkinë dhe sponsor apo donatorë të tjerë për gjetjen e fondeve dhe realizimin e përgjithshëm të projektit. Detyra kryesore përfshijnë kontaktimin e sponsorëve, angazhimin e bizneseve dhe artizanëve pjesëmarrës, si dhe sigurimin e fondeve përmes tarifave apo marrëveshjeve të bashkëpunimit. Ky aktivitet pasuron kalendarin kulturor të qytetit, mbështet ekonominë vendase dhe forcon imazhin e Vlorës si një destinacion mikpritës edhe gjatë sezonit të dimrit.
Koncerti festiv i fundvitit, një event i rëndësishëm i kalendarit festiv të qytetit do të zhvillohet më 31 dhjetor 2025, duke nisur në orën 00:00 në LungoMare, shëtitoren bregdetare të qytetit, Ky event synon të shënojë fillimin e vitit të ri me një atmosferë festive, duke bashkuar qytetarët dhe vizitorët në një mbrëmje magjike. Koncerti do të përfshijë performanca nga disa prej artistët më të njohur shqiptarë, të cilët do të interpretojnë repertor të pasur muzikor. Përveç performancave muzikore, qyteti do të shndrrohet në një hapësirë festive, me dekorime simbolike të fundvitit, duke krijuar mundësi për publikun të përjetojë magjinë e festave dhe të krijojë kujtime të paharrueshme. Me këtë koncert do të krijohet një atmosferë madhështore, duke e kthyer shëtitoren e LungoMares në një qendër të vërtetë festive dhe qytetarët do të përjetojnë magjinë e natës së Vitit të Ri përmes muzikës nga artistë të njohur shqiptarë dhe të dashur për publikun. Ky event shënon fillimin e Vitit të Ri 2026 me një atmosferë të gëzueshme, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për qytetarët dhe vizitorët e qytetit të Vlorës. Përmes këtij aktiviteti, Bashkia Vlorë synon të pasurojë kalendarin kulturor të qytetit, të nxisë pjesëmarrjen qytetare dhe të forcojë imazhin e qytetit si destinacion festiv dhe tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj. Ky koncert përfaqëson një mundësi unike për të përjetuar emocionin e festës së fundvitit në një hapësirë të kuruar dhe profesionalisht të organizuar.
Qëllimi i Projektit: Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është organizimi dhe promovimi i ngjarjeve kulturore, artistike dhe festive në qytetin e Vlorës, me synim pasurimin e kalendarit kulturor, forcimin e identitetit të Vlorës dhe promovimin e qytetit si destinacion turistik dhe kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj.
Këto projekte synojnë të:
- Krijojnë një atmosferë festive, qëbashkon qytetarët dhe vizitorët në aktivitete të përbashkëta, duke u dhënë mundësi të gjithë pjesëmarrësve të përjetojnë magjinë e festave në një hapësirë të kuruar dhe profesionalisht të organizuar.
- Forcojnë imazhin e Vlorës si destinacion festiv dhe turistik duke shndërruar hapësirat publike në qendra dinamike dhe të vizualizuara profesionalisht, të përshtatura për aktivitete kulturore dhe argëtuese.
- Nxisin zhvillimin ekonomik lokal përmes promovimit të produkteve artizanale, gastronomisë vendase dhe bizneseve vendase që gjallërojnë hapësirat urbane.
- Sigurojnë profesionalizëm dhe organizimin e duhur në të gjitha fazat e aktiviteteve, përfshirë menaxhimin e skenave, logjistikën, komunikimin publik, dhe dekorimet duke garantuar një eksperiencë të sigurt për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.
- Promovimi i vendeve të ndryshme të qytetit të Vlorës, që mund të shndërrohen në destinacione tërheqëse për turistët, si dhe përfshirja e komunitetit në jetën kulturore dhe artistike të qytetit.
- Krijojnë traditë dhe vazhdimësi për evente të përvitshme që ndërthurin kulturën, artin dhe festat, duke e bërë qytetin një pikë referimi për të gjithë vizitorët.
- Të nxisë bashkëpunimin mes institucioneve lokale, organizatorëve dhe komunitetit për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës dhe mikpritës, që reflekton vlerat dhe identitetin e qytetit të Vlorës .
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme: Aplikantët e përzgjedhur për “Festa e Pavarësisë, Christmas Market, Festat e Fundvitit 2025” pritet të realizojnë dhe ofrojnë aktivitetet e mëposhtme:
Organizim dhe menaxhim i aktiviteteve përgjatë hapësirave publike, duke përfshirë vendosjen e infrastrukturës së nevojshme, sigurinë dhe orientimin për vizitorët dhe pjesëmarrësit në çdo aktivitet.
Krijimi i një atmosfere festive, përmes dekorimeve tematike, muzikës, performancave nga artistë dhe këngëtarë të njohur, shfaqjeve kulturore dhe aktiviteteve interaktive që nxisin përfshirjen e komunitetit.
Bashkëpunim me autoritetet lokale, artizanë dhe biznese vendase, për të garantuar siguri, koordinim profesional dhe përfshirje maksimale të qytetarëve dhe vizitorëve.
Përgatitje dhe shpërndarje e materialeve promovuese dhe informuese, përmes platformave online, për të rritur vizibilitetin e eventeve, për të informuar publikun dhe për të tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj.
Organizim i aktiviteteve shoqëruese dhe interaktive, përfshirë kënde për fëmijë, hapësira fotografike, stenda artizanale dhe gastronomike, për të siguruar një përvojë gjithëpërfshirëse dhe të paharrueshme për të gjithë vizitorët.
Monitorim dhe koordinim i vazhdueshëm i çdo aktiviteti gjatë zhvillimit të ngjarjeve, për të garantuar, siguri dhe cilësi të lartë.
Aktivitetet “Festa e Pavarësisë, Christmas Market dhe Festat e Fundvitit 2025” do të zhvillohen në hapësira publike të qytetit të Vlorës, duke kombinuar elemente kulturore, artistike dhe festive, dhe duke krijuar një eksperiencë të organizuar profesionalisht, të sigurt dhe tërheqëse për qytetarët, komunitetin dhe vizitorët e huaj.
Aplikuesit e Lejuar Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Kritere kualifikimi:
Për të garantuar realizimin e një eventi të nivelit të lartë artistik, teknik dhe organizativ, aplikantët duhet të demonstrojnë eksperiencë të mjaftueshme, kapacitete profesionale dhe aftësi të provuara në menaxhimin e eventeve masive dhe multikomponente.
Përzgjedhja do të bazohet në kriteret e mëposhtme:
- Përvojë e dokumentuar në organizimin e eventeve masive.
Aplikantët duhet të kenë eksperiencë të drejtpërdrejtë në realizimin e eventeve publike me pjesëmarrje mbi 5,000 persona, duke përfshirë koncerte, festa kombëtare, festivale apo aktivitete të përmasave të mëdha. - Eksperiencë në evente të ngjashme me karakter kulturor dhe artistik.
Aplikanti duhet të ketë kryer me sukses të paktën 5 evente të ngjashme, që kanë përfshirë programe të kombinuara artistike, skenografi të ndërlikuara, brendim të hapësirave publike dhe logjistikë të përmasave të mëdha.
Përvoja duhet të reflektohet në profilin dhe portofolin e kompanisë, me shembuj konkretë të eventeve të zhvilluara me sukses në bashkëpunim me institucione publike ose private. - Kapacitet teknik dhe krijues për realizime artistike dhe skenografike.
Aplikantët duhet të disponojnë kapacitete reale për:
– Projektim dhe ndërtim skenash të mëdha për ambiente të hapura;
-Prodhim dhe instalim të skenografive artistike;
-Realizim brendimesh urbane, totemash, dekorimesh dhe elementeve vizuale.
Kreativitet dhe cilësi e konceptit të propozuar
Aplikantët duhet të paraqesin një propozim artistik dhe teknik kreativ, që reflekton si karakterin solemn të festave, ashtu edhe frymën bashkëkohore të qytetit të Vlorës.
Propozimi duhet të përfshijë të gjitha detajet e projektit të realizimit, të mbështetura me vizuale konkrete dhe imazhe 3D, të cilat të ilustrojnë qartë:
- brendimet dhe dekorimet e përdorura në hapësirat kryesore të qytetit;
- skenografinë e skenës së madhe të festimeve;
- shtrirjen dhe organizimin e eventit në terren;
- grafikat dhe materialet vizuale, që do të përdoren për promovimin e eventeve.
Do të vlerësohen pozitivisht propozimet që ofrojnë zgjidhje origjinale në shfaqjet artistike, skenografi, përfshirje të qytetarëve dhe elemente inovative në mënyrën e prezantimit publik të festës.
Gjithashtu, aplikanti duhet të paraqesë një program të detajuar të aktiviteteve artistike dhe performancave muzikore, që do të zhvillohen gjatë ditëve të eventit, me ndarje të qartë sipas orareve dhe përbërjes së artistëve pjesëmarrës.
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Për aplikantët që janë individë:
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- CV e detajuar e aplikantit;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
-
Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.
Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit




