THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: “7 Mars- Dita e Mësuesit”
Fondi limit –700,000 Lekë
Procedura– Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin: “7 Mars- Dita e Mësuesit”.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për organizimin e projekteve në kuadër të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, një datë me rëndësi të veçantë, e cila i kushtohet vlerësimit të figurës së mësuesit si një ndër shtyllat themelore të zhvillimit shoqëror dhe institucional, si dhe rolit të tij të pazëvendësueshëm në edukimin, formimin dhe përgatitjen e brezave ndër vite.
Në përputhje me angazhimin institucional për të nderuar kontributin e vyer në arsim, ky aktivitet synon të shërbejë si një moment vlerësimi dhe konsiderate për përkushtimin profesional, dhe ndikimin e vazhdueshëm të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar të Bashkisë Vlorë.
Në këtë kuadër, parashikohet organizimi i një ceremonie zyrtare në mbrëmje, me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve arsimore, përfaqësuesve të pushtetit vendor, mësuesve të vlerësuar për kontributin e tyre të spikatur ndër vite, si dhe përfaqësues nga nxënësit.
Programi i aktivitetit do të përfshijë:
- Realizimin e një mbrëmje artistike në një ambient të zbukuruar dhe festiv;
- Mbajtjen e fjalëve përshëndetëse nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe drejtues të strukturave arsimore, në shenjë vlerësimi për rolin dhe misionin e mësuesit;
- Dorëzimin e certifikatave dhe dhuratave simbolike për deri në mësues, si shprehje e respektit dhe mirënjohjes për kontributin e tyre profesional;
Ky aktivitet organizohet në shenjë vlerësimi dhe respekti për figurën e mësuesit dhe për kontributin e tij të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e brezave. Nëpërmjet këtij
organizimi, Bashkia Vlorë synon të vlerësojë dhe të nderojë komunitetin arsimor të qytetit, duke theksuar rëndësinë e profesionit të mësuesit dhe ndikimin e tij në përgatitjen e brezave të rinj dhe në të ardhmen e qytetit.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.
Mbështetur në bazën ligjore:
- Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
- Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, datë 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;
- Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 60, datë 26.06.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në V.K.B. Nr 111, date 27.12.2024 për buxhetin e bashkisë për vitin 2025. i ndryshuar”;
- Shprehjes së ligjshmërisë së Prefektit të Qarkut Vlorë, protokolluar në Bashkinë Vlorë me Nr. Prot. 9931/2, datë 15.07.2025.
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizik.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 26.02.2026-03.03.2026
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.2. Formulari i aplikimit 3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi total i projektit
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit dhe Këshillit të Kulturës së Bashkisë Vlorë për aprovim.
6.Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qendrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: “7 Mars- Dita e Mësuesit”
Përshkrimi i Projektit
Projekti konsiston në organizimin e ceremonisë zyrtare me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, një aktivitet i dedikuar vlerësimit të mësuesve në Bashkinë Vlorë për kontributin e tyre në sistemin arsimor. Aktiviteti do të zhvillohet në mbrëmje, në një ambient të dekoruar me tematikë të festës brenda territorit të Bashkisë Vlorë me një kapacitet prej 150 personash, duke krijuar një atmosferë festive ku do të përfshihet kokteili/fingerfood, monitor për shfaqjen e jetëshkrimeve, fotove të ndryshme dhe muzikë të përshtatshme.
Në kuadër të këtij projekti parashikohet realizimi i një programi të strukturuar, i cili përfshin pritjen e të ftuarve, përgatitjen e ambientit ku do të zhvillohet ceremonia, si dhe koordinimin e të gjithë elementeve teknikë, logjistikë dhe organizativë të nevojshëm për zhvillimin e aktivitetit. Në aktivitet do të marrin pjesë drejtues të institucioneve arsimore, përfaqësues të pushtetit vendor, mësues të përzgjedhur për kontributin e tyre ndër vite.
Programi i mbrëmjes do të përfshijë përshëndetje nga përfaqësues të institucioneve, si dhe ceremoninë e vlerësimit të mësuesve, përmes dorëzimit të çertifikatave dhe dhuratave simbolike për 55 mësues. Ky aktivitet përfaqëson një moment të rëndësishëm, duke sjellë në vëmendje kontributin e mësuesve dhe duke krijuar një hapësirë të dedikuar për vlerësimin e tyre në kuadër të Ditës së Mësuesit.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i këtij projekti është organizimi dhe realizimi i aktivitetit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në Bashkinë Vlorë për vlerësimin e figurës së mësuesit dhe kontributit të tij në edukimin dhe formimin e brezave.
Ky projekt ka për qëllim të:
- Vlerësojë dhe të nderojë mësuesit në Bashkinë Vlorë e, përmes një aktiviteti të organizuar në kuadër të Ditës së Mësuesit, i cili pasqyron kontributin dhe përkushtimin e tyre ndër vite në sistemin arsimor parauniversitar dhe universitar.
- Theksojë rëndësinë e profesionit të mësuesit, duke sjellë në vëmendje rolin e tij në formimin arsimor dhe qytetar të brezave të rinj.
- Realizojë një program të përshtatur për të vlerësuar figurën e mësuesit me elemente artistik në funksion të rëndësisë së aktivitetit.
- Sigurojë vlerësimin e mësuesve të përzgjedhur, përmes dorëzimit të certifikatave dhe dhuratave simbolike, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre profesional.
- Garantojë një organizim cilësor dhe të mirëkoordinuar, nëpërmjet përmbushjes së të gjithë elementeve teknikë, logjistikë dhe organizativë të nevojshëm për zhvillimin e aktivitetit.
- Forcojë vëmendjen institucionale ndaj komunitetit arsimor, duke kontribuar në promovimin e vlerave të arsimit dhe në rritjen e vlerësimit për figurën e mësuesit në shoqëri.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme: Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
- Përgatitjen dhe organizimin e ambientit, duke siguruar dekorin përkatës dhe elementet e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit.
- Sigurimin e sistemit të fonisë dhe ndriçimit, për të garantuar funksionimin normal dhe cilësor të aktivitetit.
- Organizimin dhe koordinimin e aktivitetit, duke siguruar zhvillimin e rregullt të programit.
- Përgatitjen e certifikatave dhe dhuratave simbolike, për deri në 55 mësues të përzgjedhur, si dhe organizimin e procesit të shpërndarjes së tyre gjatë aktivitetit.
- Bashkëpunimin me përfaqësuesit e institucioneve dhe strukturave arsimore, për të siguruar realizimin korrekt të programit dhe përmbushjen e të gjithë elementeve të planifikuar.
- Sigurimin e dokumentimit fotografik të aktivitetit, nëpërmjet realizimit të fotografive cilësore, të cilat do të shërbejnë për pasqyrimin institucional të këtij organizimi.
Aktiviteti do të zhvillohet në një ambient të dekoruar në mënyrë festive, përshtatur me rëndësinë dhe simbolikën e Ditës së Mësuesit.
Aplikuesit e Lejuar: Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
Afati i aplikimeve
- Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 02.2026-03.03.2026.
Subjekti: Festivali “7 Mars – Dita e Mësuesit”.
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në lekë origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj).
- Deklaratë për të ardhurat e projektit deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake.
- Deklaratë e konfliktit te interesit .
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake.
- Deklaratë e konfliktit të interesit. 7.Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në lekë, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
8.Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)
Deklarata e te Drejtes se Autorit
Formulari I Projekt Buxhetit 2026 thirrje
Deklarata e Konfliktit te Interesit
*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.




