THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

BASHKIA VLORË
                      Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: Panairi 2 Ditor Gastronomik dhe Artizanal 2025.
Fondi limit – 1,500,000 Lekë
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin Panairi 2 Ditor Gastronomik dhe Artizanal 2025.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, dhe turistike mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.
Hapja e sezonit turistik në qytetin e Vlorës është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të vitit, e cila shënon nisjen e një periudhe të re energjie, vizitorësh dhe gjallërie në jetën urbane, kulturore, kulinaresi  dhe ekonomike të qytetit.
Bashkia e Vlorës fton të gjithë të interesuarit të dorëzojnë projekt-propozimet e tyre për aktivitetin “Panairi 2 Ditor Gastronomik dhe Artizanal 2025”, i cili do të zhvillohet në kuadër të hapjes së sezonit turistik 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për qytetin. Ky panair synon të sjellë në vëmendje vlerat e trashëgimisë kulturore dhe kulinare të Vlorës, përmes promovimit të gastronomisë tradicionale, produkteve artizanale dhe punimeve lokale që pasqyrojnë identitetin e zonës.Thirrja është e hapur për organizata jo fitimprurëse, biznese, persona fizikë apo individë të angazhuar në fushat e artizanatit, kulinarisë dhe turizmit, të cilët propozojnë veprimtari që pasurojnë jetën publike dhe krijojnë përfshirje të gjërë të komunitetit dhe vizitorëve në atmosferën festive të qytetit. Bashkia e Vlorës synon të mbështesë projekte që gjallërojnë hapësirat publike, forcojnë lidhjet me komunitetin dhe nxisin pjesëmarrjen aktive në këtë ngjarje që promovon vlerat dhe resurset lokale.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Mbeshtetur në bazën ligjore:

2 / 7
  • 1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
  • 2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
  • 3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
  • 4. Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, sportive, rinore dhe turistike mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
 
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 16 Maj 2025.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë  e Bashkëqeverisjes   :
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).2. Formulari i aplikimit (Shkarko   )

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

4. Preventivi total i projektit (Shkarko   )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko   )
Zërat e këtij preventivi i paraqiten  DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim)

6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistic dhe  kulturor, )
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikant
TERMAT E REFERENCËS (ToR)

3 / 7
Thirrje për Projekt-Propozime: Panairi 2 Ditor Gastronomik dhe Artizanal 2025, Bashkia Vlorë
Përshkrimi i Projektit
Në kuadër të çeljes së sezonit turistik në Vlorë, Bashkia e Vlorës shpall thirrjen për projekt-propozime me qëllim organizimin dhe realizimin e Panairit Gastronomik dhe Artizanal 2025, një aktivitet festiv dy ditor që do të zhvillohet në funksion të çeljes zyrtare të sezonit turistik në qytetin e Vlorës. Ky panair përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit kulturor dhe turistik të qytetit, duke sjellë në vëmendje trashëgiminë e pasur të kulinarisë dhe artizanatit vendas.
Në thelb të këtij aktiviteti qëndron promovimi i vlerave tradicionale të gastronomisë vlonjate, të pasuruara me produkte lokale dhe receta autentike që pasqyrojnë historinë dhe identitetin kulturor të zonës. Po ashtu, panairi synon të evidentojë mjeshtërinë artizanale të komunitetit lokal përmes ekspozimit të punimeve të dorës, teknikave tradicionale të punimit të materialeve dhe krijimeve bashkëkohore me frymë lokale.
Ky event dy ditor pritet të sjellë gjallëri në hapësirat publike të qytetit, duke krijuar një atmosferë mikpritëse, festive dhe tërheqëse për vizitorë vendas dhe të huaj. Panairi do të shërbejë si një platformë ku gastronomët, artizanët, prodhuesit lokalë dhe individët e angazhuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore do të kenë mundësi të prezantojnë punën e tyre, të shkëmbejnë eksperienca dhe të ndërveprojnë me publikun.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisë ndërgjegjësimin mbi vlerat lokale, të promovojë një model të qëndrueshëm zhvillimi përmes turizmit kulturor dhe gastronomik, si dhe të krijojë mundësi konkrete për pjesëmarrjen dhe fuqizimin ekonomik të aktorëve lokalë. Përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, komunitetit dhe sektorit privat, Bashkia e Vlorës synon të forcojë pozitën e qytetit si një destinacion turistik gjithëpërfshirës, i gjallë dhe i rrënjosur në identitetin e vet unik.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi i këtij projekti është organizimi i një panairi dy ditor kushtuar gastronomisë dhe artizanit, si pjesë integrale e hapjes së sezonit turistik 2025 në qytetin e Vlorës. Panairi synon të promovojë traditën kulinare dhe artizanatin vendas si elementë thelbësorë të identitetit kulturor dhe ofertës turistike të qytetit, duke gjallëruar hapësirat publike dhe duke nxitur pjesëmarrjen aktive të komunitetit dhe vizitorëve.
Objektivat e Projektit
1. Të organizohet një aktivitet dy ditor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gastronomisë dhe artizanatit vendas, për të promovuar produktet tradicionale dhe shijet autentike të Vlorës.
2. Të rritet përfshirja e aktorëve lokalë, përfshirë artizanë, prodhues lokalë, kuzhinierë dhe individë të angazhuar në fushën e trashëgimisë kulturore.
3. Të krijohet një hapësirë ndërvepruese për qytetarët dhe turistët, përmes ekspozimeve, degustimeve dhe demonstrimeve të drejtpërdrejta.
4. Të promovohet Vlora si një destinacion që ofron eksperienca autentike dhe të shumëllojshme turistike, duke vënë në pah aspektet tradicionale dhe bashkëkohore të jetës së qytetit.

4 / 7
Rezultatet e Pritshme
· Realizimi i një panairi 2 ditor ,me pjesëmarrje të gjerë nga subjekte lokale të gastronomisë dhe artizanatit.
· Rritja e ndërgjegjësimit publik për produktet vendase dhe vlerat kulturore të qytetit.
· Angazhimi i publikut vendas dhe vizitorëve në një atmosferë festive e gjithëpërfshirëse.
· Forcimi i imazhit të Vlorës si një destinacion turistik atraktiv, me ofertë të pasur tradicionale dhe kulturore.
Aplikuesit e Lejuar
Të drejtë për të aplikuar kanë:
· Organizata jo fitimprurëse (OJF)
  • · Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
  • · Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Afati i aplikimeve
· Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 16 Maj 2025.
  • · Subjekti: Hapja e Sezonit Turistik të Bashkisë Vlorë”.
 
 
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë -Drejtorisë Së Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit.2. Formulari i aplikimit (Shkarko)

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

4. Preventivi total i projektit (Shkarko)
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten  DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim.

6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
  • · Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
  • · Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
  • · Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).

5 / 7
  • * Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga aplikanti.
 
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
  • – Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • – Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • – Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • – Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • – Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • – Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • – IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • – Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • – Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • – Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • – Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • – Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • – Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
 
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
  • – Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • – Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • – Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • – Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • – Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • – Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • – IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • – Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;

6 / 7
  • – Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • – Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • – Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • – Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • – Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

  • Për aplikantët që janë individë:
  • – Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • – Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • – Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • – CV e detajuar e aplikantit;
  • – IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • – Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • – Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • – Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
  • – Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • – Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • – Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
 
 
 
7. Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.

7 / 7
8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)

10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.

11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)

*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura

You may also like...