THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

_________________________________ _________________________________
R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: Panairi i gastronomisë detare 2025.
Fondi limit – 3,000,000 Lekë
Procedura : Zarf i mbyllur.
Bashkia e Vlorës shpall thirrjen e hapur për subjektet e interesuara për të marrë përsipër organizimin e edicionit të parë të “Panairit të Gastronomisë Detare”, që do të zhvillohet më 27 dhe 28 qershor 2025, në shëtitoren Lungomare, Vlorë. Ky panair do të jetë një event mbi kulinarinë dhe kulturën, që synon të promovojë gastronominë e detit shqiptar dhe prodhuesit lokalë, duke ofruar një përvojë unike për vizitorët vendas dhe të huaj.
Në këtë thirrje ftohen të aplikojnë subjektet e mëposhtme që plotësojnë kriteret e përcaktuara:
- Kush mund të aplikojë: Organizata Jo-Fitimprurëse (OJF), Shoqëri Aksionare (Sh.a.), Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.p.k.), si dhe individë (p.sh. profesionistë të pavarur ose sipërmarrës në fushën e eventeve).
- Eksperienca e kërkuar: Aplikanti (organizata ose individi) duhet të dëshmojë të paktën 5 vjet eksperiencë në organizimin e eventeve turistike ose kulturore, ose në zbatimin e projekteve për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Përvoja specifike me evente të ngjashme (p.sh. panaire me pjesëmarrje masive, projekte turistike komunitare) përbën përparësi.
- Kapaciteti organizativ dhe financiar: Aplikanti duhet të demonstrojë aftësi të larta organizative, staf të kualifikuar dhe kapacitet financiar për të përballuar një projekt të kësaj madhësie. Kjo përfshin edhe aftësinë për të bashkëpunuar me sponsorë, institucione dhe palë të treta, si dhe për të menaxhuar fonde publike në mënyrë transparente.
Bashkia e Vlorës synon të mbështesë projekte që gjallërojnë hapësirat publike, forcojnë lidhjet me komunitetin dhe nxisin pjesëmarrjen aktive në këtë ngjarje që promovon vlerat dhe resurset lokale.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Mbeshtetur në bazën ligjore:
1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
4. Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, sportive, rinore dhe turistike mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 10 Qershor- 16 Qershor 2025.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).
2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko )
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim)
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor, )
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: Panairi i gastronomisë detare 2025.
Përshkrimi i Projektit
Eventi do të zhvillohet buzë detit, në shëtitoren Lungomare, Vlorë, në një mjedis të hapur dhe dinamik, i cili do të përfshijë një sërë aktivitetesh të larmishme dhe atraktive që do të kombinojnë eksperiencën kulinare me argëtimin, edukimin dhe promovimin e produkteve lokale. Panairi i Gastronomisë Detare 2025 do të përfshijë degustimin e produkteve të freskëta të detit, gatime live nga shefa të njohur që do të sjellin përpara publikut teknikat tradicionale dhe moderne të përgatitjes së pjatave të detit, masterclass-e dhe prezantime edukative për ushqimin dhe mjedisin detar, ekspozita me prodhime artizanale dhe ushqimore si dhe përpunime detare, performanca muzikore dhe artistike, një mbrëmje të kuruar me menu degustimi dhe atmosferë festive, prezantimin e markave lokale e ndërkombëtare të pijeve që shoqërojnë kuzhinën detare.
Projekti synon organizimin dhe realizimin e aktivitetit “Panairi i gastronomisë detare 2025”, në qytetin e Vlorës. Eventi do të ndërtohet mbi një koncept që ndërthur shijen, dhe argëtimin, përmes një programi dinamik aktivitetesh që i japin vlerë trashëgimisë kulinare dhe promovimit të kuzhinës vendase. Nëpërmjet këtij panairi synohet të mbështeten prodhuesit vendas, ndërtohen ura bashkëpunimi midis sektorit publik, biznesit dhe komunitetit, nxitet ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit detar. Panairi do të ndërtohet mbi parime të promovimit të trashëgimisë, pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse, dhe cilësisë në organizim.
Aktivitetet Kryesore:
· Degustimi i Produkteve Detare: Një nga pikat kulmore të panairit, ku restorante të njohura dhe prodhues lokalë do të ofrojnë shije të ndryshme të prodhimeve të freskëta të detit.
· Gatime Live: Shefa kuzhine të njohur do të përgatisin pjatat para publikut, duke demonstruar teknikat dhe recetat tradicionale e moderne të kuzhinës së detit.
· Masterclass-e dhe Prezantime Edukative: Ekspertë të fushës do të ndajnë njohuri rreth përgatitjes së prodhimeve të detit, sigurisë ushqimore dhe promovimit të kuzhinës vendase.
· Ekspozita me Produkte Lokale dhe Artizanale: Prodhues nga zona do të prezantojnë produkte si vaj ulliri, verëra artizanale, mjaltë, kripë natyrale, erëza tradicionale dhe përpunime artizanale të detit.
· Performanca Artistike dhe Muzikore: Atmosferë festive me muzikë live, DJ, kërcime tradicionale.
· Një darkë degustimi me menu të kuruar nga shefa të njohur, e shoqëruar me performanca live dhe pjesëmarrjen e figurave publike dhe influencuesve.
· Prezantimi i markave vendase dhe ndërkombëtare të verërave dhe pijeve përkatëse për t’u shoqëruar me menutë e detit.
QËLLIMI I PROJEKTIT
· Të promovojë trashëgiminë detare shqiptare përmes gastronomisë si formë e identitetit kulturor: Synimi është të nxitet ndërgjegjësimi për vlerat kulinare të zonave bregdetare, me fokus të veçantë te qyteti i Vlorës.
· Të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit detar: Përmes masterclass-eve dhe prezantimeve, do të theksohet rëndësia e sigurisë ushqimore dhe ruajtjes së burimeve detare.
· Promovim i Vlorës si një destinacion që ofron një përvojë autentike gastronomike e kulturore.
· Krijimi i një atmosfere festive për të gjitha grupmoshat.
· Panairi do të ofrojë stenda dhe aktivitete që mbështesin përfshirjen e prodhuesve lokalë në një treg më të gjerë, duke u dhënë mundësi të ndërtojnë marrëdhënie të reja tregtare dhe të rrisin dukshmërinë.
- Të promovohet Vlora si një destinacion që ofron eksperienca autentike dhe të shumëllojshme.
· Prezantime edukative nga ekspertë të fushës, që do të ndajnë njohuri rreth përgatitjes së prodhimeve të detit, sigurisë ushqimore dhe promovimit të kuzhinës vendase.
Rezultatet e Pritshme
- Realizimi i një panairi të gastronomisë detare me pjesëmarrje të gjerë nga restorante të njohura dhe prodhues lokalë
- Rritja e ndërgjegjësimit publik për produktet e kuzhinës vendase.
- Angazhimi i publikut vendas dhe vizitorëve në një atmosferë festive e gjithëpërfshirëse.
Aplikuesit e Lejuar
Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
· Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
· Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Afati i aplikimeve
· Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 10 Qershor- 16 Qershor 2025.
· Subjekti: Panairi i gastronomisë detare 2025.
Kriteret e Aplikimit
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).
2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko )
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim)
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
· Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor, )
· Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti.
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
– Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
– Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
– Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
– Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
– Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
– Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
– IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
– Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
– Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
– Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
– Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
– Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
– Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
– Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
– Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
– Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
– Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
– Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
– Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
– IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
– Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
– Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
– Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
– Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
– Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
– Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
– Për aplikantët që janë individë:
– Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
– Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
– Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
– CV e detajuar e aplikantit;
– IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
– Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
– Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
– Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
– Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
– Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
– Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)
*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.
Deklarata-e-te-Drejtës-së-Autorit
Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit
Thirrja per panairin e gastronomise detare 2025