THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

 

BASHKIA VLORË

Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!

 

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

 

Subjekti: “Vlora Foto Festival- Edicioni II”

Fondi limit –800,000 Lekë

Procedura– Zarf i mbyllur

Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin: “Vlora Foto Festival- Edicioni II”.

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, dhe turistike mund të jenë:

Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.

Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore, në kuadër të organizimit të edicionit të dytë të “Festivalit të Fotografisë”. Qëllimi i kësaj thirrjeje është mbështetja e iniciativave të cilat kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore të qytetit, promovimin e fotografisë si formë arti bashkëkohor dhe krijimin e mundësive për pjesëmarrje të gjerë nga komuniteti vendas. Ky festival, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, do të ofrojë mundësinë për të promovuar talentin artistik të fotografëve të ndryshëm, si edhe për të angazhuar komunitetin në aktivitete edukative dhe artistike. Një pjesë e rëndësishme e festivalit do të jenë aktivitetet për fëmijë, që do t’i ndihmojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese.

Ky aktivitet synon të promovojë artin e fotografisë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat kulturore dhe natyrore të qytetit të Vlorës përmes ekspozitave të ndryshme.

Kjo iniciativë do të shërbejë për të rritur vizibilitetin e qytetit dhe për të promovuar identitetin e tij unik.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është të inkurajojë zhvillimin e aktiviteteve artistike që i japin vlerë hapësirave publike, fuqizojnë bashkëpunimin me komunitetin dhe gjenerojnë përfshirje të gjerë të qytetarëve dhe turistëve.

 

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.

Mbeshtetur në bazën ligjore:

  1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
  2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
  3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
  4. Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,

 

 

 

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

 

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, sportive, rinore dhe turistike mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.

Afati Kohor

Afati i dorëzimit: 23.06.2025-26.06.2025

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në zarf të mbyllur, duhet të jetë i dorëzuar në Drejtorinë  e Bashkëqeverisjes:

  1. Kërkesa për mbështetje 
    Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).

    2. Formulari i aplikimit (Shkarko  )

    3. Projekt propozimi
    Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

    4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
    I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

    5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
    Zërat e këtij preventivi i paraqiten  DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim).

  2. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.

Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.

Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.

 

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Thirrje për Projekt-Propozime: “Vlora Foto Festival- Edicioni II”.

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon organizimin dhe realizimin e edicionit të dytë të “Vlora Foto Festival”, në qytetin e Vlorës.

Ky festival është konceptuar si një ngjarje e rëndësishme kulturore që synon të promovojë fotografinë si formë e artit bashkëkohor, të mbështesë artistët vendas dhe të krijojë mundësi për pjesëmarrje të gjerë nga komuniteti. Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë dhe promovojë iniciativat kulturore që kontribuojnë në pasurimin e jetës artistike të qytetit, fuqizojnë identitetin kulturor të qytetit të Vlorës dhe rrisin profilin e saj si një destinacion turistik me vlera krijuese dhe bashkëkohore.  Festivali do të përfshijë ekspozita fotografike, me tematika të veçanta. aktivitete edukative për fëmijë dhe të rinj, me fokus zhvillimin e aftësive krijuese përmes fotografisë. Ekspozitat do të pasqyrojnë diversitetin e mundësive që ofron fotografia në fusha të ndryshme, duke përfshirë teknika dhe tematika të shumta, që do të jenë tërheqëse për të gjithë vizitorët.

Kjo iniciativë synon gjithashtu të krijojë një platformë të qëndrueshme për zhvillimin e projekteve artistike që i japin vlerë hapësirave publike dhe nxisin bashkëpunimin mes institucioneve, artistëve, dhe komunitetit.

Përmes këtij aktiviteti artistik do të theksohet trashëgimia kulturore dhe artistike vendase .

Qëllimi i Projektit

Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është:

Të mbështesë organizimin e aktiviteteve artistike dhe kulturore në kuadër të edicionit të dytë të :Festivalit të Fotografisë”, me synim promovimin e fotografisë si formë arti bashkëkohor, përfshirjen aktive të komunitetit dhe rritjen e profilit kulturor dhe turistik të qytetit të Vlorës.

Ky projekt synon:

  • Të krijojë një platformë ekspozimi dhe bashkëpunimi për fotografët vendas, duke u ofruar hapësira për të prezantuar punimet e tyre në hapësira publike të qytetit.
  • Të nxisë edukimin dhe ndërgjegjësimin kulturor të komunitetit, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve, duke zhvilluar aftësitë e tyre në fotografi dhe duke nxitur imagjinatën dhe kreativitetin e tyre përmes ekspozitave dhe aktiviteteve ndërvepruese.
  • Përfshirja e komunitetit dhe vizitorëve, për t’u angazhuar dhe për të shijuar artin përmes ekspozitave dhe aktiviteteve të shumëllojshme.
  • Të promovojë vlerat natyrore, historike dhe kulturore të qytetit të Vlorës përmes fotografisë, duke rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe bukuritë natyrore që ndodhen në qytetin e Vlorës.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e turizmit kulturor në qytet, duke ofruar një program tërheqës dhe gjithëpërfshirës për vizitorët dhe turistët.
  • Të rrisë vizibilitetin e qytetit të Vlorës si destinacion kulturor dhe të ndikojë në zhvillimin e turizmit kulturor.

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme

Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:

  • Ekspozita fotografike në hapësira publike
  • Punëtori (workshop-e) për të rinj dhe fëmijë
  • Aktivitete për fëmijë
  • Pjesëmarrje dhe përfshirje aktive e komunitetit vendas, dhe vizitorëve
  • Njohja me artin e fotografisë
  • Video promovuese e aktivitetit

Ky aktivitet mendohet të zhvillohet në sheshin Lungomare, një hapësirë e hapur dhe e sigurt, e cila do të ofrojë mundësi për ndërveprim, edukim dhe argëtim për të gjithë komunitetin dhe vizitorët që do të marrin pjesë.

Aplikuesit e Lejuar

Të drejtë për të aplikuar kanë:

  • Organizata jo fitimprurëse (OJF)
  • Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
  • Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike

Afati i aplikimeve

  • Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 06.2025-26.06.2025.
  • Subjekti: “Vlora Foto Festival- Edicioni II”.

 

 

 

 

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në zarf të mbyllur, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:

  1. Kërkesa për mbështetje 
    Drejtuar Bashkisë Vlorë -Drejtorisë Së Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit.

    2. Formulari i aplikimit (Shkarko)

    3. Projekt propozimi
    Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

    4. Preventivi total i projektit (Shkarko)
    I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

    5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
    Zërat e këtij preventivi i paraqiten  DZHET dhe Kësh-illit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim.

  2. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
  • Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
  • Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
  • Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).

 

  • Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga aplikanti.

 

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

 

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  • Për aplikantët që janë individë:
  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • CV e detajuar e aplikantit;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  1. Numri i Llogarisë Bankare

Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.

  1. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit

    9. Dy rekomandime 
    Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)

    10. Deklaratë mbi të ardhurat 
    Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.

    11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
    Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)

    *Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Drejtorisë së Bashkëqeverisjes, Bashkia Vlorë.

 

Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit (1)

Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit (1)

Formulari-i-Aplikimit (5)

Formulari-i-Projekt-Buxhetit (2)

Thirrje per Vlora Foto Festival

You may also like...