Verifikimi i të gjitha taksive pirate

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi sot një takim me drejtorin e Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj. Leli e priti në zyrën e tij, kreun e Policisë. Në takim edhe shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor. Kryebashkiaku Leli, kërkoi bashkëpunimin e Policisë për luftën ndaj taksive pirate, pasi është detyra e saj, ndërsa Bashkia jep vetëm liçencat. Leli denoncoi edhe ngjarjen më të fundit të dhunimit të një taksisti që punon në mënyrë të rregulltë nga një taksit që punon ilegalisht. Kryetari i Bashkisë, kërkoi verifikimin nga Policia të të gjitha taksive pirate.

You may also like...