Fillesa e një koordinimi të ri bashkëpunimi me Bullgarinë

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momtçil Rautchevski ishte sot në Bashkinë e Vlorës, ku u takua me kryebashkiakun, Dritan Leli. Leli tha se kjo vizitë, tregon fillesën e një koordinimi të ri bashkëpunimi me Bullgarinë në shumë fusha, në vecanti në atë të turizmit, por edhe të shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve. Ambasadori i propozoi kryebashkiakut Leli, binjakëzimin e Bashkisë së Vlorës me një nga bashkitë bullgare.

You may also like...