THIRRJE PËR APLIKIM MBËSHTETJE PËR PROJEKTIN “SPOT PROMOVUES – GIRO D’ITALIA”
________________________________________________________________
R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
THIRRJE PËR APLIKIM
MBËSHTETJE PËR PROJEKTIN “SPOT PROMOVUES – GIRO D’ITALIA”
Subjekti: Spot Promovues për “Giro d’Italia”
Fondi limit- 500 000 lekë
Bashkia Vlorë fton të gjithë të interesuarit të dorëzojnë propozimet e tyre për realizimin e Spotit Promovues për “Giro d’Italia”, një projekt i rëndësishëm që synon të shfaqë Vlorën si një destinacion turistik dhe sportiv në nivel ndërkombëtar.Në këtë thirrje mund të aplikojnë:
Persona juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k.. Persona fizikë dhe individë të angazhuar në fushën e artit, kulturës, marketingut dhe turizmit.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të inkurajojë krijuesit, agjencitë e marketingut, prodhuesit e videove dhe profesionistët e fushës që të propozojnë koncepte unike dhe kreative për realizimin e një spoti promovues dedikuar eventit prestigjioz “Giro d’Italia”. Ky spot synon të shfaqë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe potencialin sportiv të Vlorës, duke e prezantuar atë si një destinacion tërheqës për turizmin dhe sportet në nivel ndërkombëtar. Përmes kësaj iniciative, Bashkia Vlorë synon të maksimizojë promovimin e qytetit, të rrisë interesin për vizita turistike dhe aktivitete sportive si pjesë e identitetit dhe zhvillimit të tij ekonomik.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Mbështetur në bazën ligjore:
1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
4. Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, sportive, rinore dhe turistike mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit 7 Prill 2025- 9 Prill 2025.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).
2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko )
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim).
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor)
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me NIPT) nga aplikanti.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
1. Spot Promovues “Giro d’Italia”
Ky dokument përcakton termat e referencës për realizimin e një spoti promovues dedikuar “Giro d’Italia”, një nga garat më të rëndësishme ndërkombëtare të çiklizmit, e cila përfshin edhe Shqipërinë në itinerarin e saj. Spoti do të shërbejë si një mjet marketingu për të promovuar eventin, kulturën, turizmin dhe mikpritjen e vendit tonë, duke e pozicionuar Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për sportin dhe turizmin sportiv. Ky projekt inovativ do të sjellë emocionin e garës së famshme Giro d’Italia në zemër të Vlorës, duke kombinuar pasionin për sport me bukuritë dhe traditën e qytetit tonë. Synojmë të forcojmë identitetin tonë turistik dhe të shfaqim Vlorën në arenën ndërkombëtare me energjinë e një nisme sportive unike. Ky organizim synon jo vetëm të mbështesë aktivitetin sportiv, por gjithashtu të promovojë vlerat kulturore, historike dhe turistike të Vlorës, duke i dhënë qytetit tonë një imazh më të gjerë dhe tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.
2. Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i projektit është të krijojë një material audioviziv dinamik dhe tërheqës që do të prezantojë qytetin e Vlorës si një pjesë të rëndësishme të “Giro d’Italia”.
Spoti synon:
• Të promovojë eventin në audiencën vendase, kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Të rrisë ndërgjegjësimin mbi vlerat e çiklizmit dhe turizmit sportiv.
• Të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe vizitorëve gjatë zhvillimit të eventit.
• Të kontribuojë në përmirësimin e imazhit të Vlorës si një destinacion turistik të qëndrueshëm dhe miqësor për sportet.
3. Pjesëmarrësit Kryesorë
Për realizimin e spotit dhe promovimin e eventit, do të përfshihen: çiklistë profesionistë, valltarë si edhe figurantët.
4. Vendndodhja dhe Infrastruktura
• Spotet e xhirimit do të përfshijnë segmentet më të bukura të itinerarit të “Giro d’Italia” në Vlorë, përfshirë pikat historike, bregdetin dhe zonat malore. Do të përdoret teknologji bashkëkohore për realizimin e xhirimeve, duke përfshirë dronë, kamera me rezolucion të lartë dhe teknikë profesionale montazhi.
• Infrastruktura e nevojshme për realizimin e spotit dhe promovimin do të koordinohet në bashkëpunim me autoritetet lokale.
5. Detyrat dhe Përgjegjësitë
• Organizatorët e Eventit: Konceptimi, skenari, xhirimi dhe montazhi i spotit.
• Autoritetet lokale: Mbështetje institucionale, promovim dhe sigurimi i kushteve për xhirime.
• Media dhe rrjetet sociale: Shpërndarja dhe promovimi i spotit në platformat përkatëse.
6. Programi i Performancës: Hulumtimi dhe planifikimi i përmbajtjes. Xhirimet në terren dhe mbledhja e materialeve audiovizive. Montazhi dhe post-produksioni. Publikimi dhe shpërndarja në platformat mediatike dhe rrjetet sociale.
7. Promovimi dhe Marketingu. Spoti do të publikohet në platformat digjitale, rrjetet sociale, televizion, si dhe në evente promovuese kombëtare.
8. Pritshmëritë dhe Vlerësimi
• Arritja e një audience të gjerë përmes shpërndarjes në media dhe platformat dixhitale.
• Rritja e numrit të vizitorëve dhe mbështetësve të eventit në qytetin e Vlorës.
• Përmirësimi i imazhit të Vlorës si një destinacion i rëndësishëm turistik dhe sportiv.
Ky projekt synon të krijojë një material promovues me ndikim të lartë, duke e pozicionuar Vlorën në hartën ndërkombëtare të turizmit sportiv dhe duke e bërë atë një destinacion tërheqës për evente të ngjashme në të ardhmen.
Afatet dhe Dorëzimi i Aplikimeve:
Aplikimet mund të dorëzohen deri në datën 9 Prill.
Dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohet në Bashkinë e Vlorës pranë Drejtorisë së Bahkëqeverisjes deri në datën 9 Prill.
Mos humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një projekti që do të vendosë Vlorën në hartën ndërkombëtare të sportit dhe turizmit!
Kriteret për Aplikim
Kompani dhe individë që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të dorëzojnë:
• Profili i kompanisë dhe CV-të e ekipit.
• Portofoli me projekte të ngjashme.
• Propozimi teknik dhe financiar.
• Referenca nga projekte të mëparshme.
PËR APLIKANTËT QË JANË SUBJEKTE (Shoqata, Qendra, Fondacione)
Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
PËR APLIKANTËT QË JANË SUBJEKTE (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, NiIPT të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
PËR APLIKANTËT QË JANË INDIVIDË:
Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
CV e detajuar e aplikantit;
IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
7. Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)
*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.