MARRJE ME QERA NJË AMBJENT PËR KOPSHTIN NR.10 RAJONI 3

 

Në zbatim të  ligjit Nr.139/2015 “ Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, ligjit nr.139/2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Nr.15 datë 12.07.2013 “Për procedurat e posaçme për shqyrtimin e kërkesave për licencë të institucioneve arsimore private dhe institucioneve arsimore plotësuese private parauniversitar”, i ndryshuar, dhe sipas projektit egzistues të kopshtit Nr.10, mjediset me qera duhet të plotësojnë këto kritere:

 

1-Vendndodhja duhet të jetë Rajoni Nr.3, blloku midis rrugës “Hasan Kushta” dhe rrugës “Lef Sallata”.

 

2-Certifikatë pronësie, kartelë+hartë, e rifreskuar(E konfirmuar 3 muajt e fundit në ASHK Vlorë).

 

3-Objekti duhet të jetë 1-2-3 katësh për arsye sigurie sipas VKM ne fuqi. Të jetë të paktën 680m² , sa sipërfaqe ndërtimore totale e objektit egzistues Kopshtit nr.10.

Objekti duhet të jetë në gjendje të mirë , pa lagështi, në standarde për shfytëzim.

 

4-Normë shfrytëzimi 1.3-1.6m², dmth, klasa mësimore 32.5m²-40m² ose 53.75m² sikurse janë klasat egzistuese të Kopshtit Nr.10.

Gjithsej 8 mjedise për klasa mësimore/mjedise fjetje sepse kopshti ka :

Grupe I          – 2

Grupe II         -2

Grupe III      – 3

Grup i përzierë – 1

Një mjedis/zyrë drejtorie.

Një mjedis për kuzhinë gatimi, të paktën sa mjedisi egzistues i gatimit 25m². Të ketë KUZ , KUB funksionale, në standarde.

 

5-Bokse 3 copë/grup dhe 4 lavamanë/grup

Shërbime higjenike edhe për personelin.

 

6-Kënd sportiv jo më të vogël se 100m²/oborr

 

7-Norma e ndriçimit 15%, xhama të tejdukshëm

 

8-Sistem të mbrojtjes ndaj zjarrit (Për më shumë se 200 fëmijë duhet shkallë emergjence)

 

9-Depozitë uji

 

10-Sistemin e furnizimit me energji elektrike 3-fazor

 

11-Sistem kondicionimi

 

12-Gjerësia e shkallëve të paktën 2m.

 

Për cdo tregues tjetër i referohemi VKM nr. 319, datë 12.4.2017 “Për miratimin e standardeve të projektimit të shkollave”.

 

Për çdo kriter tjetër të negociohet për të siguruar të paktën standardin e kopshtit egzistues, Kopshtit Nr.10

 

Vlera minimale e qerase mujore është 204.000(dyqind e katër mijë)lekë në muaj   

 

Llogaritja  eshte bere ne baze  te  VKM 469 date 03.06.2015 “Per Percaktimin e  Vlerse  Minimale  Te Cmimit  te Referencave  Te Qerave   te Ndertesave  per Qellime Tatimore”.

 

 

Data per dorëzimin e dokumentave është 30.06.2025 , Zyra e Informacionit, Bashkia Vlore

 

Shkarko Dokumentin

You may also like...