THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

BASHKIA VLORË
Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: “Verë dhe Portokalle 2025”
Fondi limit –1,000,000 Lekë
Procedura– Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin: “Verë dhe Portokalle 2025”.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, dhe turistike mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore, në kuadër të organizimit të spektaklit të humorit “Verë dhe Portokalle 2025”. Qëllimi i kësaj thirrjeje është të nxitet pjesëmarrja komunitare dhe të ofrohen mundësi për përfshirje aktive në një aktivitet me ndikim të gjerë kulturor, i cili synon të gjallërojë jetën artistike të qytetit dhe të rrisë ofertën e tij për qytetarët dhe vizitorët vendas apo të huaj.dhe krijimin e mundësive për pjesëmarrje të gjerë nga komuniteti vendas. Një ngjarje festive që synon të sjellë në qytetin tonë humorin, muzikën dhe energjinë e verës, përmes pjesëmarrjes së aktorëve të spektaklit të njohur “Portokalli” dhe artistëve të tjerë të ftuar. Aktiviteti do të ofrojë skenë për artistë të rinj dhe profesionistë, si dhe do të angazhojë komunitetin përmes ndërveprimit me publikun, performancave të ndryshme dhe përfshirjes në skenë për ndarjen e historive humoristike. Kjo iniciativë do të shërbejë për të rritur vizibilitetin e qytetit dhe për të promovuar identitetin e tij unik.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të inkurajojë zhvillimin e aktiviteteve artistike që i japin vlerë hapësirave publike, fuqizojnë bashkëpunimin me komunitetin dhe gjenerojnë përfshirje të gjerë të qytetarëve dhe turistëve.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Mbeshtetur në bazën ligjore:
- Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
- Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
- Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
- Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 26.06.2025-30.06.2025
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në zarf të mbyllur, duhet të jetë i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim). - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: “Verë dhe Portokalle 2025”.
Përshkrimi i Projektit
Projekti synon organizimin dhe realizimin e spektaklit të humorit “Verë dhe Portokalle 2025”, në qytetin e Vlorës. një ngjarje artistike që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës në fillim të muajit korrik.
Ky spektakël është konceptuar si një mbrëmje e madhe festive që do të sjellë në skenë humorin e trupës së njohur të spektaklit “Portokalli”, si dhe këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, duke krijuar një atmosferë energjike, argëtuese dhe ndërvepruese për qytetarët dhe vizitorët.
Aktiviteti synon të gjallërojë jetën artistike të qytetit, të promovojë pjesëmarrjen aktive të komunitetit dhe të ofrojë një program të pasur dhe gjithëpërfshirës për të gjitha grupmoshat. Në kuadër të spektaklit është menduar që edhe publiku të përfshihet drejtpërdrejt në skenë përmes pjesëmarrjes spontane në ndarje historish humori.
Ky projekt vjen si një ndërhyrje kulturore në hapësirat publike të qytetit të Vlorës dhe synon të kontribuojë në zhvillimin e turizmit kulturor, përmes organizimit të aktiviteteve që nxisin artin, argëtimin dhe bashkëjetesën komunitare.
Kjo iniciativë synon gjithashtu të krijojë një platformë të qëndrueshme për zhvillimin e projekteve artistike që i japin vlerë hapësirave publike dhe nxisin bashkëpunimin mes institucioneve, artistëve, dhe komunitetit.Përmes këtij aktiviteti artistik do të theksohet trashëgimia kulturore dhe artistike vendase .
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është:
Të mbështesë organizimin e aktivitetit artistik “Verë dhe Portokalle 2025”, me synim promovimin e humorit dhe muzikës si forma të artit bashkëkohor, përfshirjen e publikut dhe forcimin e identitetit kulturor të qytetit të Vlorës.
Ky projekt synon:
• Të krijojë një platformë për shfaqje humori, muzike dhe interaksioni të drejtpërdrejtë me publikun, duke sjellë në qytet artistë të njohur kombëtarë
• Të promovojë kulturën e argëtimit të shëndetshëm në hapësirat publike, përmes formave të artit skenik dhe përfshirjes së komunitetit
• Të aktivizojë jetën artistike dhe sociale të qytetit gjatë sezonit turistik
• Të nxisë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe turistëve në aktivitete kulturore që përfshijnë humor, muzikë dhe lojëra ndërvepruese
• Të rrisë atraktivitetin e qytetit të Vlorës si një destinacion festiv dhe krijues gjatë sezonit veror
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme
Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
- Skenografi dhe elementë kreativë për ndriçim dhe ambient festiv
- Performanca live me aktorët e trupës së spektaklit “Portokalli”
- Organizim dhe koordinim me këngëtarë të ftuar shqiptarë
- Përfshirja e publikut përmes ftesave spontane për histori humori në skenë
- Video promovuese profesionale e aktivitetit
- Ndërveprim dhe argëtim për të gjitha moshat
Aktiviteti mendohet të zhvillohet në një hapësirë publike të hapur dhe të sigurt, sheshi “Lungomare”, i cili ofron kushte të përshtatshme për spektakël masiv, ndërveprim dhe pjesëmarrje të gjerë komunitare dhe turistike.
Aplikuesit e Lejuar
Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Afati i aplikimeve
- Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 06.2025-30.06.2025.
- Subjekti: “Verë dhe Portokalle 2025”.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në zarf të mbyllur, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë -Drejtorisë Së Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit.2. Formulari i aplikimit (Shkarko)
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi total i projektit (Shkarko)
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Kësh-illit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim. - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
- Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
- Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
- Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).
- Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga aplikanti.
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Për aplikantët që janë individë:
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- CV e detajuar e aplikantit;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
-
Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Drejtorisë së Bashkëqeverisjes, Bashkia Vlorë.
Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit
Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit