THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

BASHKIA VLORË
Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: “Turneu Ndërkombëtar i Beach Volley – Vlora 2025”
Fondi limit –3,000,000 Lekë
Procedura– Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës shpall thirrjen për aplikime për projekte sportive, në kuadër të organizimit të “Turneu Ndërkombëtar i Beach Volley – Vlora 2025”. Në këtë mënyrë nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin: “Turneu Ndërkombëtar i Beach Volley – Vlora 2025”.
Bashkia Vlorë fton individë, persona fizikë dhe juridikë (OJF, Sh.a, Sh.p.k), të aplikojnë me projekte sportive që do të zhvillohen në kuadër të “Turneut Ndërkombëtar të Beach Volley – Vlora 2025”, një ngjarje e rëndësishme sportive që do të organizohet për tre ditë 11-13 korrik, në fushat sportive të Lungomares.
Thirrja synon mbështetjen e aktiviteteve kreative që i japin vlerë shtesë këtij eventi të rëndësishëm, përmes ndërthurjes së sportit me artin, kulturën dhe argëtimin. Pjesë e programit do të jenë ndeshje mes ekipeve mikse nga Shqipëria dhe vendet e rajonit dhe më gjerë, me pjesëmarrje të sportistëve profesionistë dhe amatorëve, të rinj e të reja, të apasionuar pas volejbollit të plazhit.
Përveç aspektit sportiv, eventi parashikon një seri aktivitetesh shoqëruese si performanca me DJ, koncerte, ekspozita, aktivitete komunitare dhe hapësira argëtuese që synojnë të krijojnë një atmosferë verore, të gjallë dhe gjithëpërfshirëse për publikun e të gjitha moshave.
Kjo thirrje u jep mundësi artistëve, organizatave dhe profesionistëve të fushës së sportit, të bëhen pjesë e një platforme bashkëkohore që promovon krijimtarinë lokale, nxit bashkëpunimin ndërsektorial dhe sjell energji pozitive në qytet. Projektet e përzgjedhura do të kontribuojnë në promovimin e Vlorës si një destinacion turistik aktiv, duke forcuar imazhin e saj si një qendër e gjallë e ngjarjeve verore me përmasa ndërkombëtare.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Mbështetur në bazën ligjore:
- Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
- Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
- Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014” Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
- Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 01.07.2025-07.07.2025
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në zarf të mbyllur, duhet të jetë i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim). - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: Turneu Ndërkombëtar i Beach Volley – Vlora 2025
Përshkrimi i Projektit
Turneu Ndërkombëtar i Beach Volley – Vlora 2025 do të organizohet në datat 11–13 korrik 2025, në një nga zonat më atraktive bregdetare të Shqipërisë – fushat sportive në Lungomare, Vlorë. Ky event sportiv ndërkombëtar do të jetë i hapur për të gjitha grupmoshat dhe synon të sjellë në qytet energjinë e garës, frymën e bashkëpunimit sportiv, dhe një atmosferë verore të gjallëruar nga aktivitete muzikore dhe sociale.
Eventi do të zgjasë 3 ditë, dhe do të mirëpresë skuadra mikse nga Shqipëria dhe vende të tjera, duke përfshirë të rinj e të reja, sportistë profesionistë dhe amatorë të apasionuar pas volejbollit të plazhit. Përveç ndeshjeve sportive, programi përfshin performanca me DJ, aktivitete argëtuese, dhe hapësira të dedikuara për publikun, duke e shndërruar turneun në një festë plazhi me frymë sportive.
Qëllimi i Projektit
- Promovimi i sportit në natyrë, veçanërisht i volejbollit të plazhit si një aktivitet i shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës për të rinjtë dhe vizitorët.
- Nxitja e turizmit sportiv në qytetin e Vlorës, përmes organizimit të një eventi ndërkombëtar që tërheq vizitorë dhe sportistë nga vende të ndryshme.
- Përforcimi i imazhit të Vlorës si një destinacion veror me aktivitete dinamike dhe cilësore.
- Krijimi i një atmosfere festive dhe gjithëpërfshirëse, që kombinon sportin, argëtimin dhe jetën sociale për të gjitha grupmoshat.
- Kontributi në ekonominë lokale, përmes rritjes së fluksit turistik, promovimit të bizneseve vendase dhe aktivizimit të zonës Lungomare gjatë sezonit turistik.
Aktivitetet Kryesore
- Ndeshjet e Beach Volley: Garë miks me pjesëmarrje ndërkombëtare,turne me ekipe profesionist i ndarë në faza eliminimi, me finale të madhe ditën e tretë.
- Atmosferë Muzikore me DJ: Përgjatë gjithë ditës dhe sidomos në mbrëmje, me ritme verore për të krijuar një ambient festiv dhe relaksues.
- Aktivitete Argëtuese dhe Promocionale: Lojëra, animacione dhe aktivitete për publikun, për të përfshirë edhe fëmijë, të rinj e familje.
- Zona për pushim: Hapësira për relaks, stenda me pije freskuese dhe ushqime të lehta në zonën e eventit.
- Promovimi i Vlorës dhe turizmit lokal: Aktivizim në rrjetet sociale, media tradicionale dhe bashkëpunim me figura publike për të rritur jehonën e aktivitetit.
Rezultatet e Pritshme
- Realizimi me sukses i një eventi sportiv ndërkombëtar me standarde organizimi cilësore.
- Pjesëmarrja e mbi 4000 vizitorëve dhe turistëve gjatë tre ditëve të eventit.
- Angazhimi i komunitetit lokal dhe i sportdashësve në një atmosferë pozitive dhe gjithëpërfshirëse.
- Rritje e dukshmërisë mediatike të qytetit të Vlorës si destinacion për sporte dhe turizëm.
- Kontribut i drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, përmes konsumit të shërbimeve të transportit, akomodimit, gastronomisë dhe argëtimit.
Aplikuesit e Lejuar
Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Afati i aplikimeve
- Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 07.2025-07.07.2025.
- Subjekti: “Turneu Ndërkombëtar i Beach Volley – Vlora 2025 ”.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në zarf të mbyllur, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë -Drejtorisë Së Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit.2. Formulari i aplikimit (Shkarko)
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi total i projektit (Shkarko)
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim. - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
- Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
- Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
- Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).
- Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga aplikanti.
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Për aplikantët që janë individë:
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- CV e detajuar e aplikantit;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
-
Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Drejtorisë së Bashkëqeverisjes, Bashkia Vlorë.
Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit
Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit
Thirrja me termat e references-BEACH VOLLEY-VLORE 2025