THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

BASHKIA VLORË
Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: “Maratona e këngës popullore 2025”
Fondi limit –1,200,000 Lekë
Procedura– Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin: “Maratona e këngës popullore 2025”.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore, në kuadër të organizimit të aktivitetit “Maratona e Këngës Popullore 2025”, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, në shëtitoren Lungomare. Qëllimi i kësaj thirrjeje është të nxisë pjesëmarrjen komunitare dhe të ofrojë një aktivitet për promovimin e trashëgimisë muzikore popullore dhe qytetare vlonjate. Ky aktivitet synon të gjallërojë jetën kulturore të qytetit, dhe të ndërtojë ura lidhëse mes brezave përmes këngëve që kanë shënjuar identitetin muzikor të Vlorës dhe më gjerë. “Maratona e Këngës Popullore 2025” do të jetë një ngjarje festive që do të mbledhë në një natë të vetme këngëtarë të njohur të muzikës popullore shqiptare, artistë të rinj dhe profesionistë të skenës, të cilët do të përcjellin për publikun atmosferën unike të muzikës tradicionale dhe qytetare. Kjo iniciativë do të shërbejë për të rritur vizibilitetin e qytetit dhe për të promovuar identitetin e tij unik. Qëllimi i kësaj thirrjeje është të inkurajojë zhvillimin e aktiviteteve artistike që i japin vlerë hapësirave publike, fuqizojnë bashkëpunimin me komunitetin dhe gjenerojnë përfshirje të gjerë të qytetarëve dhe turistëve. Thirrja synon të inkurajojë zhvillimin e iniciativave artistike që i japin jetë hapësirave publike, fuqizojnë rolin e komunitetit dhe mbështesin përfshirjen e gjerë të qytetarëve dhe vizitorëve në aktivitete me karakter tradicional dhe identitar.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
 
 
 

2 / 7
Mbeshtetur në bazën ligjore:
  • 1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
  • 2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
  • 3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014” Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
  • 4. Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 18.07.2025-23.07.2025
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në zarf të mbyllur, duhet të jetë i dorëzuar në Drejtorinë  e Bashkëqeverisjes:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).

2. Formulari i aplikimit (Shkarko  )

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten  DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim).

6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
 

3 / 7
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: “Maratona e këngës popullore 2025”.
Përshkrimi i Projektit
Projekti synon organizimin dhe realizimin e aktivitetit artistik “Maratona e Këngës Popullore 2025”, një koncert madhështor që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, përgjatë shëtitores Lungomare, gjatë sezonit veror.
Kjo maratonë muzikore është konceptuar si një mbrëmje e pasur me performanca të këngës popullore dhe qytetare, me theks të veçantë në traditën muzikore të qytetit të Vlorës. Në skenë do të ngjiten këngëtarë të njohur të muzikës tradicionale shqiptare, artistë të rinj dhe profesionistë të skenës muzikore, duke sjellë një program të larmishëm që pasqyron identitetin, dhe trashëgiminë kulturore të qytetit dhe të Shqipërisë. Aktiviteti synon të gjallërojë jetën artistike dhe kulturore të qytetit, të promovojë pjesëmarrjen aktive të komunitetit dhe të ofrojë një eksperiencë unike për qytetarët dhe vizitorët vendas e të huaj. Përmes një atmosfere festive dhe gjithëpërfshirëse, publiku do të ketë mundësi të përjetojë një natë të paharrueshme.“Maratona e Këngës Popullore 2025” është një aktivitet për promovimin e vlerave autentike shqiptare, e cila nxit bashkëpunimin mes institucioneve publike, artistëve dhe komunitetit vendas. Përmes këtij aktiviteti, synohet të vihet në pah trashëgimia e pasur muzikore e qytetit të Vlorës si një ndër qendrat më të rëndësishme të këngës qytetare dhe popullore në Shqipëri. Aktiviteti parashikohet të ketë një impakt të gjerë kulturor, turistik dhe social, duke përforcuar identitetin kulturor të qytetit dhe duke e pozicionuar Vlorën si një destinacion të rëndësishëm për evente të mëdha artistike me karakter tradicional.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është:

Të mbështesë organizimin e aktivitetit artistik “Maratona e Këngës Popullore 2025”, me synim promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë muzikore popullore dhe qytetare, përfshirjen e komunitetit dhe forcimin e identitetit kulturor të qytetit të Vlorës si një qendër e rëndësishme e traditës muzikore shqiptare.
Ky projekt synon:
· Të krijojë një platformë për prezantimin e muzikës popullore dhe qytetare shqiptare, përmes performancave nga këngëtarë dhe artistë të rinj që përfaqësojnë vlerat muzikore të vendit, me fokus të veçantë në traditën muzikore të qytetit të Vlorës.
· Të promovojë trashëgiminë kulturore dhe artistike në hapësira publike përmes një aktiviteti që përfshin artin skenik muzikor si mjet komunikimi dhe bashkimi mes brezave.
· Të gjallërojë jetën kulturore dhe sociale të qytetit gjatë sezonit turistik veror, duke ofruar një program artistik që pasqyron identitetin dhe historinë muzikore shqiptare, veçanërisht të qytetit të Vlorës.

4 / 7
· Të nxisë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe vizitorëve, duke ofruar një mbrëmje të pasur me perfomanca muzikore nga artistët vendas.
· Të rrisë atraktivitetin e qytetit të Vlorës si një destinacion festiv dhe kulturor, duke e pozicionuar qytetin si një qendër që promovon artin tradicional.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme
Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
  • · Skenografi dhe elementë kreativë për ndriçim dhe atmosferë festive
  • · Performanca muzikore live me këngëtarë shqiptarë
  • · Organizim dhe koordinim me këngëtarë të ftuar shqiptarë
  • · Përfshirja aktive e publikut nëpërmjet këndimit të këngëve dhe kërcimit të valleve popullore, duke nxitur pjesëmarrjen spontane dhe krijimin e një atmosfere autentike dhe festive
  • · Video promovuese profesionale e aktivitetit
  • · Ndërveprim dhe argëtim për të gjitha moshat
Aktiviteti mendohet të zhvillohet në një hapësirë publike të hapur dhe të sigurt, sheshi “Lungomare”, i cili ofron kushte të përshtatshme për spektakël masiv, ndërveprim dhe pjesëmarrje të gjerë komunitare dhe turistike.
Aplikuesit e Lejuar
Të drejtë për të aplikuar kanë:
· Organizata jo fitimprurëse (OJF)
  • · Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
  • · Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Afati i aplikimeve
· Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 18.07.2025-23.07.2025.
  • · Subjekti: “Maratona e këngës popullore 2025”.
 
 
 
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në zarf të mbyllur, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:

5 / 7
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë -Drejtorisë Së Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit.

2. Formulari i aplikimit (Shkarko)

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

4. Preventivi total i projektit (Shkarko)
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten  DZHET dhe Kësh-illit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim.

6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
  • · Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
  • · Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
  • · Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).
  • * Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga aplikanti.
 
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
  • – Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • – Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • – Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • – Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • – Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • – Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • – IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • – Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • – Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • – Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • – Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • – Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)

6 / 7
  • – Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
 
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
  • – Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • – Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • – Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • – Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • – Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • – Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • – IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • – Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • – Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • – Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • – Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • – Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • – Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

  • Për aplikantët që janë individë:
  • – Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • – Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • – Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • – CV e detajuar e aplikantit;
  • – IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);

7 / 7
  • – Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • – Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • – Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
  • – Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • – Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • – Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
7. Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit

9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)

10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.

11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)

*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Drejtorisë së Bashkëqeverisjes, Bashkia Vlorë.

You may also like...