THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
BASHKIA VLORË
Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: “Panairi i turizmit familjar dhe prodhimeve vendase (NJ.A Orikum)”
Fondi limit –500,000 Lekë
Procedura- Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për “Panairi i turizmit familjar dhe prodhimeve vendase (NJ.A Orikum)”
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aktivitetin “Panairi i Turizmit Familjar dhe Prodhimeve Vendase (NJ.A Orikum)”, që do të zhvillohet më 20 gusht 2025, në Orikum. Ky panair njëditor do të përqendrohet në promovimin e gastronomisë tradicionale, produkteve artizanale dhe punimeve vendase që pasqyrojnë identitetin dhe vlerat e veçanta të zonës. Qëllimi i kësaj thirrjeje është të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore dhe kulinare të Orikumit dhe të krijojë një hapësirë të hapur ku prodhuesit vendas, artizanët dhe familjet mund të promovojnë produktet e tyre te vizitorët vendas dhe të huaj. “Panairi i Turizmit Familjar dhe Prodhimeve Vendase” është konceptuar si një festë e hapur për të gjitha moshat, ku turistët dhe banorët mund të shijojnë gatime të ndryshme, dhe të njohin nga afër mënyrën e jetesës dhe kulturën e Orikumit. Ky aktivitet synon gjithashtu të rrisë vizibilitetin e zonës si një destinacion turistik që ofron jo vetëm bukuri natyrore, por edhe pasuri kulturore e kulinare. Thirrja inkurajon përfshirjen e gjerë të komunitetit, organizatave dhe bizneseve vendase, duke nxitur bashkëpunimin dhe krijimin e një atmosfere festive që forcon identitetin vendas dhe tërheq vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit. Thirrja është e hapur për organizata jo fitimprurëse, biznese, persona fizikë apo individë të angazhuar në fushat e kulinarisë dhe turizmit, të cilët propozojnë veprimtari që pasurojnë jetën publike dhe krijojnë përfshirje të gjërë të komunitetit dhe vizitorëve në atmosferën festive të Orikumit. Bashkia e Vlorës synon të mbështesë projekte që gjallërojnë hapësirat publike, forcojnë lidhjet me komunitetin dhe nxisin pjesëmarrjen aktive në këtë ngjarje që promovon vlerat dhe resurset vendase.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.
Mbeshtetur në bazën ligjore:
1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
2. Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;
3. Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 60, date 26.06.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në V.K.B. Nr 111, date 27.12.2024 për buxhetin e bashkisë për vitin 2025. i ndryshuar”;
4. Shprehjes së ligjshmërisë së Prefektit të Qarkut Vlorë, protokolluar në Bashkinë Vlorë me Nr. Prot. 9931/2, date 15.07.2025.
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 12.08.2025-15.08.2025
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.
2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim).
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Përshkrimi i Projektit
Projekti synon organizimin dhe realizimin e aktivitetit “Panairi i Turizmit Familjar dhe Prodhimeve Vendase (NJ.A Orikum)”, një ngjarje kulturore dhe turistike një ditore që do të zhvillohet në Orikum më 20 gusht 2025. Ky panair synon të promovojë dhe fuqizojë prodhimet vendase, dhe gastronominë tradicionale, ku komuniteti dhe vizitorët do të kenë mundësinë të njohin dhe vlerësojnë pasuritë kulturore dhe kulinare të zonës. “Panairi i Turizmit Familjar dhe Prodhimeve Vendase” është konceptuar si një festë që bashkon trashëgiminë vendase me elemente moderne, duke sjellë një atmosferë festive dhe mikpritëse për të gjitha moshat. Në këtë ngjarje do të përfshihen stenda të ndryshme me produkte artizanale, ushqime tradicionale dhe punime dore, të cilat pasqyrojnë identitetin e zonës së Orikumit. Panairi do të shoqërohet me muzikë me DJ, i cili do të krijojë një atmosferë energjike dhe festive për të gjithë vizitorët. Ky aktivitet synon jo vetëm të rrisë pjesëmarrjen dhe përfshirjen e komunitetit, por edhe të ndikojë në aspektin turistik, duke e kthyer Orikumin në një destinacion tërheqës për vizitorë vendas dhe të huaj. Aktiviteti do të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit vendas, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për prodhuesit dhe artizanët vendas si faktorë kyç të ekonomisë dhe të trashëgimisë kulturore. Panairi do të shërbejë si një urë lidhëse mes traditës dhe inovacionit, duke ndihmuar në afirmimin e identitetit lokal dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat autentike të zonës. Ky aktivitet do të ofrojë një mundësi për prodhuesit dhe artizanët vendas që të promovojnë produktet e tyre në një mjedis të organizuar dhe të mbështetur nga komuniteti vendas. Panairi i Turizmit Familjar dhe Prodhimeve Vendase është një iniciativë që jo vetëm promovon trashëgiminë vendase, por edhe krijon mundësi për zhvillimin ekonomik dhe kulturor, duke e vendosur zonën e Orikumit në hartën e destinacioneve të rëndësishme turistike.
Ky panair synon të nxisë rritje të qëndrueshme të turizmit vendas dhe të promovojë Orikumin si një destinacion të preferuar për vizitorët për të përjetuar një eksperiencë të paharrueshme.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i këtij projekti është organizimi dhe promovimi i “Panairit të Turizmit Familjar dhe Prodhimeve Vendase (NJ.A Orikum)”, me synim forcimin e traditave vendase dhe zhvillimin e turizmit në Njësinë Administrative Orikum, përmes promovimit të gastronomisë tradicionale, artizanatit dhe produkteve autentike të zonës.
Ky projekt synon:
- Të organizojë një aktivitet një ditor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gastronomisë dhe artizanatit vendas, për të promovuar produktet tradicionale dhe shijet autentike të Orikumit.
- Të rritet përfshirja e aktorëve lokalë, përfshirë artizanë, prodhues vendas, dhe individë të angazhuar në fushën e trashëgimisë kulturore.
- Të krijohet një hapësirë ndërvepruese për qytetarët dhe turistët, përmes ekspozimeve, degustimeve dhe demonstrimeve të drejtpërdrejta.
- Të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik përmes mbështetjes së bizneseve vendase dhe artizanëve, duke krijuar mundësi të reja tregu dhe rritje të kapaciteteve prodhuese.
- Të promovohet Orikumi si një destinacion që ofron eksperienca autentike dhe të shumëllojshme turistike, duke vënë në pah aspektet tradicionale dhe bashkëkohore të jetës së qytetit.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme: Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
· Organizim dhe menaxhim i stendave për prodhimet vendase, duke përfshirë ushqimet tradicionale, produktet artizanale.
· Shoqërim me muzikë live nga DJ, për të krijuar një atmosferë festive që nxit përfshirjen e komunitetit.
· Bashkëpunim me autoritetet lokale për të siguruar organizimin efikas të aktivitetit dhe pjesëmarrjen e gjerë të publikut.
· Përgatitja e materialeve promovuese profesionale për të rritur vizibilitetin e panairit nëplatforma online.
· Ndërveprim dhe argëtim për të gjitha moshat
Aktiviteti mendohet të zhvillohet në një hapësirë publike, të hapur dhe të sigurt, që ofron kushte të përshtatshme për ndërveprim dhe pjesëmarrje të gjerë komunitare dhe turistike.
Aplikuesit e Lejuar Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
· Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
· Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
– Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
– Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
– Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
– Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
– Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
– Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
– IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
– Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
– Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
– Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
– Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
– Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
– Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
– Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
– Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
– Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
– Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
– Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
– Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
– IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
– Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
– Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
– Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
– Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
– Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
– Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
– Për aplikantët që janë individë:
– Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
– Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
– Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
– CV e detajuar e aplikantit;
– IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
– Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
– Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
– Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
– Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
– Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
– Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
7. Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)
*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.
Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit
Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit