NJOFTIM
NJ O F T I M
Njoftohen familjet/individët në nevojë banorë të qyetit të Vlorës dhe të Njësive Administrative se, për të përfituar nga “Programi i Përmirësimit të Kushteve të Banimit për Komunitete të Varfëra dhe të Pafavorizuara” për vitin 2026, aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 15.12.2025.
Aplikimet që do të regjistrohen pas kësaj date do të administrohen për tu përfshirë në projektet e vitit 2027.
Në mbështetje të ligjit nr. 22/2018, datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, të ndryshuar.
Banesat që trajtohen nga programi i përmirësimit të kushteve, janë :
- Banesat në rrezik shembje;
- Banesat e amortizuara, që kanë nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime të domosdoshme
Kategori prioritare janë individë a familje:
-pa të ardhura, sipas përcaktimeve në ligj
-minoritet rom dhe egjiptian
-familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara
-familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm
-familje me më shumë se katër fëmijë
-vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën ≤ se 18 vjeç
-me të ardhura të ulëta dhe shumë të ulëta, sipas përcaktimeve në ligj



