THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTET E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTET E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
Subjekti: “Konkurs me tematikë ‘Turizmi dhe Agroturizmi’ START UP”
Fondi limit –1,500,000 Lekë
Procedura- Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për “”Konkurs me tematikë ‘Turizmi dhe Agroturizmi’ START UP.
Aplikuesit për projektet e zhvillimit të turizmit, mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Persona fizikë, individë aplikues dhe të rinj të interesuar në fushën e turizmit.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për organizimin e konkursit me tematikë “Turizmi dhe Agroturizmi – START UP”, një nismë e dedikuar për të rinjtë që kanë ide të reja, vizion dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e turizmit në Bashkinë Vlorë. Nëpërmjet kësaj thirrjeje, Bashkia Vlorë synon të krijojë hapësirë për ide inovative që lidhen me turizmin e qëndrueshëm, natyror, kulturor, si edhe me zhvillimin e modeleve të reja të sipërmarrjes (start-up), të orientuara drejt rritjes së ofertës turistike dhe promovimit afatgjatë të qytetit të Vlorës.
Kush mund të aplikojë:
Të rinjtë, të cilët paraqesin ide, koncepte ose projekte që lidhen me zhvillimin e turizmit, agroturizmit dhe promovimin e qytetit të Vlorës, profesionistë dhe ekspertë të fushës së turizmit, agroturizmit, marketingut digjital dhe inovacionit, të cilët kontribuojnë me njohuri teknike, zgjidhje novative dhe instrumente të menaxhimit të turizmit, persona fizikë dhe individë të pavarur me ide për start-up, platforma digjitale, aplikacione ose instrumente inovative për promovimin dhe menaxhimin e turizmit, persona Juridikë, duke përfshirë OJF (Organizata Jo Fitimprurëse) që ofrojnë projekte dhe ide në fushën e turizmit. Fasha moshore është 18 deri në 30 vjeç.
Çfarë lloj idesh kërkohet
Në kuadër të këtij konkursi, ftohen të paraqiten ide që:
• kontribuojnë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, duke respektuar mjedisin, natyrën dhe identitetin lokal;
• nxisin agroturizmin, promovimin e produkteve vendase, traditave, gastronomisë;
• përdorin instrumente digjitale dhe zgjidhje inovative për promovimin e turizmit (aplikacione, platforma online, guida digjitale, ide kreative marketingu, etj.);
• sjellin forma të reja për diversifikimin e ofertës turistike, përtej turizmit sezonal;
• propozojnë instrumente ose mekanizma të qëndrueshëm që mund të përdoren nga Bashkia Vlorë për promovimin e turizmit;
• mbështesin krijimin dhe zhvillimin e start-up-eve në fushën e turizmit dhe agroturizmit;
• rrisin përfshirjen e komunitetit lokal dhe krijojnë ndikim pozitiv ekonomik e social.
Forma e zhvillimit të konkursit
Konkursi do të organizohet si një garë idesh dhe projektesh. Projekt-idetë e paraqitura do të vlerësohen nga një komision i posaçëm i diversifikuar (KVO), mbi bazën e një sistemi pikëzimi, ku do të merren parasysh inovacioni, realizueshmëria, qëndrueshmëria dhe ndikimi i idesë në zhvillimin e turizmit në Bashkinë Vlorë.
Çmimet
Në përfundim të procesit të vlerësimit, do të shpallen tre fitues:
• Çmimi i Parë: 750.000 lekë
• Çmimi i Dytë: 450.000 lekë
• Çmimi i Tretë: 30.000 lekë
Qëllimi i kësaj nisme
Përmes këtij konkursi, Bashkia Vlorë synon të mbështesë idetë e të rinjve, të nxisë sipërmarrjen dhe inovacionin, si edhe të kontribuojë në ndërtimin e një modeli turizmi të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe afatgjatë për qytetin e Vlorës.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.
Mbeshtetur në bazën ligjore:
1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
2. Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;
3. Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 60, date 26.06.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në V.K.B. Nr 111, date 27.12.2024 për buxhetin e bashkisë për vitin 2025. i ndryshuar”;
4. Shprehjes së ligjshmërisë së Prefektit të Qarkut Vlorë, protokolluar në Bashkinë Vlorë me Nr. Prot. 9931/2, date 15.07.2025.
5. Ligji Nr. 75/2019, datë 04.11.2019 për “Rininë” i ndryshuar.
6. Ligji Nr. 24/2025, datë 17.03.2025, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 75/2019, “Për Rininë”.
7. Ligj nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projektet e zhvillimit të turizmit, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Persona fizikë, Subjekte të regjistruara që operojnë në fushën e turizmit, agroturizmit ose shërbimeve të lidhura me to, individë aplikues dhe profesionistë të fushës që kontribuojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në zhvillimin e turizmit.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 18.12.2025-23.12.2025
*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: “Konkurs me tematikë ‘Turizmi dhe Agroturizmi’ START UP”
Përshkrimi i Projektit
Bashkia e Vlorës shpall thirrjen për konkursin me tematikë “Turizmi dhe Agroturizmi – START UP”, një iniciativë që synon të inkurajojë të rinjtë, çdo individ dhe profesionist të fushës nga fasha moshore 18 deri në 30 vjeç të paraqesin ide, projekte inovative në fushën e turizmit dhe agroturizmit. Ky projekt ka si qëllim të zhvillojë dhe të promovojë turizmin e qëndrueshëm, diversifikimin e ofertës turistike, si dhe përdorimin e instrumenteve digjitale dhe novative për promovimin e qytetit të Vlorës.
Përmes këtij projekti, Bashkia Vlorë synon të krijojë një platformë bashkëpunimi me të rinjtë dhe komunitetin, duke nxitur idetë inovative që rrisin konkurueshmërinë e qytetit si destinacion turistik, ndërsa ofrojnë zgjidhje praktike për zhvillimin e startup-eve dhe instrumenteve të qëndrueshme për promovimin e turizmit.
Konkursi do të vlerësojë ide dhe projekte që:
• Promovojnë turizmin e qëndrueshëm, natyror dhe kulturor;
• Nxisin agroturizmin dhe promovimin e produkteve vendase
• përdorin zgjidhje digjitale, inovative dhe instrumente inovative për promovim dhe menaxhim të turizmit;
• krijojnë modele të reja për diversifikimin e ofertës turistike, duke zgjeruar sezonin turistik dhe përfshirjen e komunitetit lokal;
• ofrojnë ide start-up të qëndrueshme dhe të realizueshme, me potencial zhvillimi ekonomik dhe social;
• përforcojnë imazhin e qytetit të Vlorës si destinacion modern, të hapur për vizitorë vendas dhe të huaj.
Vlerësimi i projekteve do të bëhet nga një komision professional, i diversifikuar (KVO), mbi bazën e një sistemi pikëzimi transparent, duke marrë parasysh inovacionin dhe kreativitetin e ideve, realizueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe ndikimin ekonomik, kulturor dhe social, pjesëmarrjen e komunitetit dhe efektin pozitiv në qytet, cilësinë e prezantimit dhe planifikimin e implementimit. Tre aplikuesit që paraqesin idetë më të spikatura dhe të vlefshme do të shpërblehen me çmime:
• Çmimi i Parë: 750.000 lekë
• Çmimi i Dytë: 450.000 lekë
• Çmimi i Tretë: 30.000 lekë
Ky projekt synon të ofrojë mundësi konkrete për të rinjtë që duan të sjellin ndryshim dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të qytetit. Përmes kësaj nisme, Vlora pozicionohet si një destinacion turistik modern, inovativ dhe gjithëpërfshirës, duke nxitur pjesëmarrjen aktive të komunitetit dhe mbështetjen e vizionit të zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe vizitorët. Bashkia e Vlorës mbështet idetë novative dhe angazhimin e të rinjve, duke i vënë ata në qendër të procesit të planifikimit dhe promovimit të turizmit, me qëllim që qyteti të bëhet një shembull i inovacionit, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.
Qëllimi i Projektit: Qëllimi kryesor i këtij konkursi është të nxisë të rinjtë dhe të gjithë individët e interesuar nga mosha 18 deri në moshën 30 vjeç për të paraqitur ide dhe projekte inovative në fushën e turizmit dhe agroturizmit, me synimin e zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm, diversifikimit të ofertës turistike dhe promovimit të qytetit të Vlorës si destinacion modern, kulturor dhe gjithëpërfshirës.
Konkursi synon të:
• Nxisë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, natyror dhe kulturor, duke përfshirë ide që respektojnë mjedisin dhe ruajnë trashëgiminë kulturore të qytetit;
• Promovojë agroturizmin dhe produktet vendase, duke krijuar lidhje të drejtpërdrejta mes vizitorëve dhe komunitetit lokal, artizanëve dhe prodhuesve vendas;
• Inkurajojë përdorimin e zgjidhjeve digjitale dhe inovative, përmes aplikacioneve, platformave online dhe mjeteve të tjera që modernizojnë promovimin dhe menaxhimin e turizmit;
• Zgjerimin e sezonit turistik dhe përfshirjen aktive të komunitetit, duke krijuar oferta turistike dhe aktivitete që përfshijnë qytetarët dhe vizitorët vendas dhe të huaj;
• Mbështesë zhvillimin e start-up-eve me ndikim ekonomik dhe social, që krijojnë mundësi punësimi dhe promovojnë inovacionin në sektorin e turizmit;
• Forcojë imazhin e qytetit të Vlorës si destinacion turistik i zhvilluar, modern dhe i qëndrueshëm, duke e vendosur atë në hartën kombëtare dhe ndërkombëtare të turizmit inovativ;
• Krijojë traditë dhe vazhdimësi për nisma inovative, duke stimuluar pjesëmarrjen e të rinjve dhe komunitetit në aktivitete që nxisin zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social;
• Sigurojë bashkëpunim mes institucioneve lokale, sipërmarrësve dhe komunitetit, për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës dhe mikpritës, që reflekton vlerat dhe identitetin e qytetit të Vlorës.
Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë për të shfaqur kreativitetin dhe vizionin e tyre, duke i dhënë mundësi të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit në qytetin e Vlorës. Përmes kësaj nisme, ide të reja transformohen në zgjidhje konkrete, start-up-e të qëndrueshme dhe instrumente inovative për promovimin e qytetit. Bashkia e Vlorës angazhohet të mbështesë këto iniciativa, duke krijuar një sistem bashkëpunimi, që forcon zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të qytetit.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme: Aplikantët e përzgjedhur për “Konkurs me tematikë ‘Turizmi dhe Agroturizmi’ START UP” pritet të realizojnë dhe ofrojnë aktivitetet e mëposhtme:
• Prezantimi i ideve inovative në fushën e turizmit dhe agroturizmit, duke përfshirë ide për start-up-e, platforma digjitale, aplikacione ose instrumente novative për promovimin dhe menaxhimin e turizmit në qytetin e Vlorës.
• Propozimi i zgjidhjeve të qëndrueshme për turizmin natyror, kulturor dhe agroturizmin, që nxisin ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, promovojnë produktet vendase dhe përfshijnë komunitetin lokal në mënyrë aktive.
• Krijimi i materialeve promovuese dhe informuese për të rritur vizibilitetin, informuar publikun dhe tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj.
• Bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet lokale dhe komunitetin, duke siguruar që prezantimet të jenë të organizuara profesionalisht, dhe gjithëpërfshirëse.
• Krijimi i një eksperiencë gjithëpërfshirëse dhe tërheqëse, që nxit pjesëmarrjen aktive të komunitetit, promovon idetë e të rinjve dhe kontribuon në forcimin e imazhit të qytetit të Vlorës si destinacion turistik modern, inovativ dhe mikpritës për vizitorët vendas dhe të huaj.
Projekti “Turizmi dhe Agroturizmi – START UP” synon të krijojë një përvojë inovative të organizuar profesionalisht, gjithëpërfshirëse dhe tërheqëse, duke kombinuar inovacionin, teknologjinë, promovimin e produkteve lokale dhe pjesëmarrjen e komunitetit. Ky proces do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Vlorë dhe do të forcojë imazhin e qytetit si një destinacion modern, inovativ dhe mikpritës për vizitorët vendas dhe të huaj.
FORMULARI INDIVIDUAL I VLERËSIMIT
Aplikanti: ________________________________________
| Kriteret | Vlerësimi | Vlerësimi |
| Zhvillimi i idesë së Projektit | ||
| A është aplikimi i formuluar qartë dhe në përputhje me qëllimin e thirrjes për start up me tematikë “Turizmi dhe Agroturizimi” | 6 | |
| A përputhet aplikimi me kriteret e thirrjes së bërë? | 6 | |
| A janë rezultatet e pritshme afatgjata dhe a ndikojnë në zhvillimin e turizimit lokal? | 6 | |
| A përfshin aplikimi produkte apo shërbime agroturistike? | 4 | |
| A përfshin aplikimi qasje inovative dhe modele të praktikës së mirë për zhvillimin e agroturizmit, promovimin e produkteve vendase, traditave, si dhe gastronomisë? | 4 | |
| A ka aktiviteti i propozuar ndikim konkret në mjedis? | 6 | |
| A promovon projekti përfshirjen e të rinjve në punësim? | 6 | |
| Kriteret e Pranueshmërisë | 38 | |
| Aplikanti duhet të jetë 18-30 vjec në momentin e aplikimit | 5 | |
| Aplikanti duhet të ketë patur eksperienca të mëparshme në Start Up, të këtë themeluar ose bashkëthemeluar më parë një start up | 5 | |
| Ka qenë i punësuar apo pjesë e ekipit të një Start up? | 5 | |
| Ka ndjekur programe, trajnimi Start Up? | 5 | |
| Është vlerësuar me çertifikata mirënjohje, çmime vlerësime nga institucioni/organizata?
|
10 | |
| Kuadri Ligjor (Dokumentacioni dhe njohja e idesë së projektit) | 30 | |
| A ka aplikanti kapacitete të mjaftueshme profesionale? (njohuri specifike në fushën përkatëse) ? | 8 | |
| A ka ofruar aplikanti dokumentacionin që mbulon zhvillimin e idesë së tij? | 8 | |
| A është aplikanti i familjarizuar me kuadrin ligjor dhe rregulloret në fuqi për këtë lloj projekt? | 8 | |
| A ka aplikanti kapacitetet organizative dhe teknike të nevojshme për zbatimin e idesë së projektit, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregulloret në fuqi? | 8 | |
| TOTALI | 100 |
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, )
Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë individë:
Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
CV e detajuar e aplikantit;
IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
7. Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)
*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.




