NJOFTIM FITUESI – KONKURSI “START UP”

NJOFTIM FITUESI – KONKURSI “START UP”
Bashkia Vlorë njofton se, në përfundim të procedurës së vlerësimit të ofertave për organizimin e aktivitetit “Start Up”, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO),I cili u mblodh diten e merkurë date 24.12.2025, ora 9.30 AM, i ngritur me Urdhrin nr. 704, datë 09.12.2025, Nr. Prot. 20355 zhvilloi procesin e vlerësimit në përputhje me:
Thirrjen publike të Bashkisë Vlorë “Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!”; Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1173, datë 06.11.2009, “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;Vendimin e Këshillit Bashkiak Vlorë nr. 111, datë 27.12.2024, “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2025”;Legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse.
Në përfundim të procesit të vlerësimit, Komisioni vendosi shpalljen e fituesëve të konkursit “Start Up” të aplikantëve si më poshtë:
z. Enaldo Bejdollari
znj. Kejsi Kurti
z. Amarildo Hoxha
Fituesit ftohen të paraqiten në ambientet e Bashkisë Vlorë, së bashku me prezantimet e tyre në format digjital, për prezantimin zyrtar të projekteve, në:
Datë:26.12.2026
Ora: 11:00
Bashkia Vlorë u uron fituesëve të përzgjedhur duke falënderon të gjithë aplikantët për interesin dhe pjesëmarrjen e treguar, duke mbetur e angazhuar në mbështetjen e ideve inovative dhe zhvillimin e sipërmarrjes vendore.

You may also like...