SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE PUNONJËS ME KONTRATË

___________________________________________________________________

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE

Punonjës ME KONTRATË

 Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:

  • Përgjegjës në Sektorin e Financës në Ndërmarrjen e Pastrimit, Bashkia Vlorë

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mbikqyr dhe koordinon veprimtarinë administrative lidhur me zbatimin e buxhetit vjetor të institucionit dhe vendimeve financiare;
  • Raporton tek drejtori lidhur me realizimin e shpenzimeve financiare të Ndërmarrjes së Pastrimit, si dhe mirëadministrimin financiar të fondeve buxhetore të miratuara dhe burimeve të tjera financiare për Ndërmarrjen e Pastrimit;
  • Këshillon dhe ndjek zbatimin e detyrave nga specialistët e sektorit për shpenzimet sipas ligjit, brenda vitit financiar;
  • Udhëzon lidhur me ndjekjen dhe llogaritjen e të gjitha shpenzimeve të institucionit, sipas zërave të buxhetit;
  • Drejton procesin e regjistrimeve kontabël (sipas ngjarjeve ekonomike në përputhje me legjislacionin në fuqi) dhe hartimin e bilancit kontabël dhe e paraqet atë në afatet dhe destinacionet e kërkuara;
  • Organizon kontrollet, verifikimin dhe inventarizimin periodik për administrimin e vlerave materiale dhe monetare në përdorim, për të gjitha llojet e shpenzimeve të kryera nëpërmjet arkës, bankës dhe magazinës;
  • Planifikon realizimin e shpenzimeve financiare të aparatit, si dhe mirëadministrimin financiar të fondeve buxhetore të miratuara dhe burimeve të tjera financiare për institucionin;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të jenë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojnë një diplomë në “Shkenca ekonomike”, niveli minimal Master shkencor;
  3. Të kenë jo më pak se 5 vite eksperiencë në fushë;
  4. Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  5. Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës  13.02.2026.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesit në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit..

Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Afati i ankimimit është 3 ditë nga data e shpalljes së fituesit.

You may also like...