Konsultim publik për caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në territorin e Bashkisë Vlorë.
Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit dhe ato te margjinalizuara
të Bashkisë Vlorë ka si qëllim vëmendjen që i jepet nevojave dhe dëshirave të komunitetit në lidhje
me lehtësimin e trafikut rrugor në qytetin e Vlorës. Nëpërmjet tij synohet mbledhja e sugjerimeve
të komunitetit lidhur me caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit
të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe në territorin e Bashkisë Vlorë.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të
Kulturës “Labëria” në datë 20.02.2026, ora 11:00.




