NJOFTIM I RËNDËSISHËM BASHKIA VLORË DRJETORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
BASHKIA VLORË
DRJETORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE
NJOFTON
- Fshihen/shuhen detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas ligjit Nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014.
- Detyrimet vendore taksa/tarifa të papaguara, të vendosura ndaj subjekteve pas datës së çregjistrimit të tyre në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të kontabilizuara deri më datën 31.12.2024 fshihen.
- Shuhen detyrimet vendore, taksa/tarifa, kamatëvonesat dhe dënimet administrative për tatimpaguesit, që rezultojnë të çregjistruar deri më datë 31.12.2024.
- Për taksat/tarifat vendore që u përkasin periudhës 01.01.2015 -31.12.2019 paguan vetëm 50% taksës/tarifës vendore, nëse kjo paguhet brenda datës 30.06.2026, ose paguan 75% brenda datës 31.12.2026, si dhe falen/fshihen të gjitha gjobat/kamatëvonesat.
- Shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet që u përkasin periudhave 01 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që taksat/tarifat për periudhat përkatëse të paguhen brenda datës 31.12.2026.
- Nuk përfitojnë nga ky ligj subjektet të cilat janë dënuar me vendim të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi penal për vepra në fushën tatimore dhe ose/doganore.
Procedura e faljes së detyrimeve vendore të papaguara iniciohet me kërkesën e vetë subjektit, shoqëruar me plotësimin e dokumentacionit të kërkuar sipas pikës 6 nga organi tatimor vendor, në përputhje me ligjin Nr. 86/2025, datë 12.12.2025.





