Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore

Per zbatimin e Ligjit 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore” si dhe Udhezimit 14 te Ministrise Financave , ne zbatim te tij, ne Nivel Vendor

1. Ne baze te ligjit 33/2017 date 30.03.2017, Neni 7, pika a:

Te fshihen/shuhen nga regjistrat e kontabilitetit  detyrimet tatimore, përfshirë tatimin/ kontributin/taksën/tarifën, kamatëvonesën dhe dënimet administrative për subjektet persona fizikë ose juridikë që rezultojnë të çregjistruar në QKB me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji;

Shkarko Listen e Plote:

2. Ne baze te ligjit 33/2017 date 30.03.2017, Neni 5, pika 1 dhe 2:

Te fshihen/shuhen nga regjistrat e kontabilitetit detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, sipas liste bashkëlidhur këtij urdhri te subjekteve qe përfitojnë.

Shkarko Listen e Plote:

3. Ne baze te ligjit 33/2017 date 30.03.2017, Neni 6, pika 1.a dhe 1.b:

Te Fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të regjistruara në llogarinë e subjektit, me kushtin që, brenda datës 31.12.2017, të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi për, taksat/tarifat vendore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 – dhjetor 2014, sipas listës bashkëlidhur këtij urdheri te subjekteve qe perfitojne nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave.

Shkarko Listen e Plote:

 

You may also like...