Për shprehje interesi dhe përfshirje në organizimin e eventit “FIFA 2026 – Public Screening” në Bashkinë Vlorë

Për shprehje interesi dhe përfshirje në organizimin e eventit
“FIFA 2026 – Public Screening” në Bashkinë Vlorë
Bashkia Vlorë, në kuadër të promovimit të turizmit dhe gjallërimit të jetës publike në qytet, si dhe në vijim të bashkëpunimit institucional me shoqërinë TV Klan, shpall thirrjen e hapur për shprehje interesi nga individë dhe subjekte të interesuara për të marrë pjesë në organizimin dhe realizimin e eventit “FIFA 2026 – Public Screening”.
Ky aktivitet synon transmetimin publik të ndeshjeve të Kupës së Botës 2026 në ambiente të hapura, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për qytetarët dhe turistët, si dhe duke kontribuar në rritjen e atraktivitetit turistik të qytetit të Vlorës gjatë sezonit veror.
QËLLIMI I THIRRJES
  • Angazhimi i sektorit privat dhe individëve në bashkëorganizimin e eventit
  • Ofrimi i shërbimeve cilësore për publikun gjatë zhvillimit të aktivitetit
  • Maksimizimi i impaktit ekonomik dhe turistik për qytetin
  • Garantimi i standardeve organizative dhe logjistike
SUBJEKTET QË MUND TË APLIKOJNË
Në këtë thirrje mund të aplikojnë:
  • Persona fizikë dhe juridikë
  • Subjekte tregtare (bare, restorante, struktura shërbimi, etj.)
  • Kompani të organizimit të eventeve dhe shërbimeve audiovizive
  • Organizata dhe individë me eksperiencë në menaxhim aktivitetesh publike
DOKUMENTACIONI I DETYRUAR
Aplikantët duhet të paraqesin:
  1. Kërkesë zyrtare për shprehje interesi
  2. Të dhëna identifikuese (NIPT / ID, adresë, përfaqësues ligjor)
  3. Përshkrim i detajuar i propozimit, që duhet të përfshijë:
    • Modelin e organizimit
    • Kapacitetet logjistike (ekrane, audio, hapësira, siguri)
    • Planin operacional
    • Plan Vendosje
  4. Eksperienca të mëparshme të ngjashme (nëse ka)
  5. Kapaciteti financiar dhe burimet mbështetëse
  6. Të dhëna kontakti (telefon, email aktiv)
AFATET, VENDNDODHJA DHE DORËZIMI
Afati i dorezimit : 23.04.2026-30.04.2026
Aplikimet dorëzohen:
Pranë: Bashkia Vlorë
 
INFORMACION SHTESË
Për çdo paqartësi, subjektet mund të kontaktojnë pranë Bashkisë Vlorë.
ANGAZHIMI INSTITUCIONAL
Bashkia Vlorë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, turistik dhe social të qytetit, duke garantuar transparencë dhe barazi në procesin e përzgjedhjes.

You may also like...