THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE, KULTURORE
BASHKIA VLORË
Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE, KULTURORE
Subjekti: “Aulona International Folk Festival”
Fondi limit –2,200,000 Lekë
Procedura– Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për festivalin: “Aulona International Folk Festival”.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike – kulturore në kuadër të organizimit të festivalit, me qëllim krijimin e një eksperiencë gjithëpërfshirëse dhe festive që bashkon qytetarët dhe vizitorët. Kjo iniciativë synon të fuqizojë identitetin artistik dhe kulturor të qytetit, duke promovuar vlerat e tij të pasura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në kuadër të zhvillimit të jetës kulturore dhe promovimit të trashëgimisë folklorike, ky projekt synon prezantimin dhe ruajtjen e vlerave tradicionale, por edhe nxitjen e shkëmbimit kulturor dhe dialogut ndërmjet popujve pjesëmarrës, duke krijuar një hapësirë gjithëpërfshirëse për bashkëpunim dhe ndërveprim ndërkulturor. Njëkohësisht, projekti ndikon në forcimin e vizibilitetit të qytetit të Vlorës dhe të aseteve të tij turistike, duke e pozicionuar atë si një destinacion me rëndësi të veçantë kulturore dhe turistike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në përputhje me objektivat strategjike të zhvillimit kulturor dhe turistik të Bashkisë Vlorë.
Ky projekt ka në fokus organizimin e festivalit folklorik, ku grupe artistike nga Shqipëria dhe nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës do të prezantojnë trashëgiminë e tyre kulturore përmes muzikës, valleve tradicionale dhe kostumeve popullore, duke krijuar një atmosferë autentike dhe duke ofruar një hapësirë të rëndësishme për ndërveprim, dialog dhe shkëmbim kulturor ndërkombëtar.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.
Baza ligjore:
Urdhër i Brendshëm Nr. 585 datë 17.04.2026. Nr 7422 prot. “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e Termave të Referencës për procedurën për festivalin “Aulona Folk”.
Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 datë 27.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1173, datë 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qëndrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”; Vendimin e Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 100, datë 23.12.2025 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2026”.
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë .
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 28.04.2026-05.05.2026
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.2. Formulari i aplikimit (Shkarko )3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim). - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: “Aulona International Folk Festival”
Përshkrimi i Projektit
Në kuadër të zhvillimit të jetës kulturore dhe promovimit të trashëgimisë folklorike, ky projekt synon ruajtjen e vlerave tradicionale, por edhe krijimin e një hapësire të mirëfilltë për integrimin dhe shkëmbimin kulturor ndërmjet vendeve pjesëmarrës. Festivali synon të nxisë dialogun ndërkulturor duke forcuar lidhjet mes komuniteteve. Njëkohësisht, projekti ndikon në promovimin e qytetit të Vlorës dhe aseteve të tij turistike, duke rritur vizibilitetin e tij si një destinacion i rëndësishëm kulturor dhe turistik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Festivali “Aulona International Folk Festival” do të zhvillohet në katër ditë 22-25 Maj 2026 dhe duhet të përmbajë një program të pasur me aktivitete që nxisin ndërveprimin kulturor, zhvillimin turistik dhe pjesëmarrjen e komuniteteve vendase dhe ndërkombëtarë.
- Performanca të grupeve folklorike ndërkombëtare. Gjatë katër ditëve të festivalit, ansamble folklorike nga Shqipëria dhe nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës interpretojnë muzikë, këngë dhe valle tradicionale, duke prezantuar kostume autentike dhe muzikë tradicionale të kulturave të tyre. Këto shfaqje zhvillohen në skena të hapura publike, për publikun vendas dhe vizitorë të huaj.;
- Koncerte dhe shfaqje në mbrëmje. Gjatë çdo mbrëmjeje të festivalit organizohen koncerte të dedikuara, ku artistë dhe ansamble të ndryshme interpretojnë programe artistike, duke ofruar një spektakël të bukur gjithëpërfshirës dhe duke krijuar një atmosferë festive, që nxit pjesëmarrjen aktive të publikut.
- Parada folklorike dhe prezantim kostumesh. Një element i rëndësishëm i festivalit është parada tradicionale, ku grupet paraqesin kostumet folklorike karakteristike të vendeve të tyre, duke krijuar një atmosferë të festive dhe shumëngjyrëshe në rrugët dhe sheshet e qytetit.
- Shfaqje interkulturore. Festivali përfshin edhe aktivitete interkulturore ku publiku mund të njohë, ndërveprojë dhe provojë praktika të ndryshme artistike dhe folklorike, duke theksuar diversitetin dhe dialogun kulturor midis pjesëmarrësve.
- Aktivitetet festive. Gjatë ditëve të festivalit, hapësirat publike të qytetit si sheshet, bulevardet dhe zonat buzë detit shndërrohen në ambiente festive, ku muzika, vallet dhe ngjyrat krijojnë një program të gjerë argëtues për të gjitha grupmoshat.
- Ceremonitë zyrtare dhe trofe. Në mbrëmjen finale shpërndahen çmime dhe trofe për performancat më të mira, duke njohur kontributin e grupeve artistike pjesëmarrëse.
Ky festival përfaqëson një platformë të rëndësishme ndërkombëtare, ku ndërthuren traditat folklorike shqiptare me ato të vendeve të tjera, duke krijuar një hapësirë autentike shkëmbimi kulturor dhe promovimi të diversitetit artistik.
Qëllimi i Projektit
Ky projekt ka për qëllim planifikimin dhe realizimin e festivalit “Aulona International Folk Festival” si një ngjarje ndërkombëtare me impakt kulturor, artistik, turistik dhe ekonomik.
Festivali synon të:
- Forcojë identitetin dhe traditën e festivalit në qytetin e Vlorës.
- Promovojë trashëgiminë folklorike shqiptare dhe dialogun ndërkulturor.
- Sigurojë një organizim profesional dhe gjithëpërfshirës.
- Rrisë vizibilitetin e qytetit si destinacion kulturor dhe turistik.
- Nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes pjesëmarrjes së vizitorëve dhe komunitetit.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme: Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
- Program artistik folklorik dhe ndërkulturor gjithëpërfshirës, duke përfshirë performanca të ansambleve folklorike vendase dhe ndërkombëtare, shfaqje muzikore tradicionale, valle tradicionale dhe interpretime autentike të repertorit folklorik përfaqësues, për të krijuar atmosferë festive për të gjithë qytetarët.
- Organizim i koncerteve dhe shfaqjeve artistike në mbrëmje, me pjesëmarrjen e grupeve dhe artistëve të përzgjedhur, duke garantuar një program të strukturuar profesionalisht që krijon një atmosferë festive dhe angazhon aktivisht publikun.
- Realizim i paradës folklorike dhe prezantimit të kostumeve tradicionale, nëpërmjet organizimit në hapësirat publike të qytetit, duke theksuar identitetin kulturor të vendeve pjesëmarrëse dhe duke transformuar hapësirat publike në skena të hapura për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.
- Aktivizim i hapësirave publike përmes programeve festive dhe argëtuese, në sheshe, bulevarde dhe zona bregdetare, duke krijuar një atmosferë gjithëpërfshirëse dhe duke ofruar aktivitete për të gjitha grupmoshat.
- Organizim i ceremonise zyrtare dhe mbrëmjes finale, përfshirë ndarjen e çmimeve dhe trofeve për performancat më të spikatura.
- Prodhim dhe realizim profesional i materialeve promocionale, përfshirë video, fotografi dhe fushata promovuese në rrjetet sociale, për të rritur impaktin mediatik, dhe pjesëmarrjen e publikut.
- Bashkëpunim me institucionet lokale dhe aktorët ekonomikë, për të siguruar organizimin e suksesshëm të aktivitetit dhe përfshirjen e të gjitha grupmoshave.
- Menaxhim i tërësishëm teknik dhe logjistik, për të garantuar siguri dhe funksionalitet maksimal për pjesëmarrësit dhe vizitorët.
Aktivitetet do të zhvillohen në hapësira publike, të hapura dhe të sigurta, që ofrojnë kushte optimale për pjesëmarrje të gjerë komunitare.
Aplikuesit e Lejuar Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
Afati i aplikimeve
- Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 04.2026-05.05.2026
Kriteret e vleresimit
| Kriteri i Vlerësimit | Përshkrimi | Pesha (%) | Pikë Maksimale |
| Pajtueshmëria Administrative | Kontrolli i plotësisë së dokumentacionit, përputhja me kriteret ligjore dhe standardet e thirrjes. | 10% | |
| Pervoja ne organizimin e ngjarjeve | Cilësia e programit, risitë organizative, përvoja e subjektit, angazhimi i komunitetit. | 30% | |
| Vlerësimi Ekonomik dhe Financiar Çmimit nga operatoret e specializuar | Efikasiteti i kostove, justifikimi i shpenzimeve, balanca mes cilësisë dhe buxhetit. | 50% | |
| Ndikimi Social, Kulturor dhe Ekonomik | Kontributi për gjallërimin e jetës kulturore, ndikimi në turizëm dhe promovimin e qytetit. | 10% | |
| Totali | – | 100% |
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
- Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari)
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklarata e konfliktit të interesit.
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
- Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari)
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklarata e konfliktit të interesit.
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e
*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.
Thirrja Per Aulona Folk Festival 2026
Formulari-i-Aplikimit Aulona Folk 2026
Formulari-i-Projekt-Buxhetit Aulona Folk 2026





