THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI PËR IDENTIFIKIMIN E EKSPERTËVE / OPERATORËVE EKONOMIKË TË INTERESUAR PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË EKSPERTIZËS NË KUADËR TË PROJEKTIT “SPICE”

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

PËR IDENTIFIKIMIN E EKSPERTËVE / OPERATORËVE EKONOMIKË TË INTERESUAR PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË EKSPERTIZËS NË KUADËR TË PROJEKTIT “SPICE”

Bashkia Vlorë, si pëfituese e projektit “SPICE – Supporting Professional Innovation in Culinary Entrepreneurship”të financuar në kuadër të Programit Interreg VI-A IPA Italy–Albania–Montenegro (South Adriatic) 2021–2027, fton personat fizikë, personat juridikë , të paraqesin Shprehjen e Interesit në bazë të pike 9/b të ligjit Nr 8/2024 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali–Shqipëri–Mali i Zi (Adriatiku Jugor), 2021–2027” për ofrimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për detyrat e mëposhtme:

1.Shërbim ekspertize për hartimin dhe finalizimin e një Plani të Përbashkët Veprimi dhe për hartimin dhe finalizimin e një Plani të Qëndrueshmërisë së Projektit

Ekspertiza synon hartimin dhe finalizimin e një Plani të Përbashkët Veprimi dhe finalizimin e një Plani të Qëndrueshmërisë së Projektit në kuadër të projektit SPICE.

Në mënyrë të përgjithshme, shërbimi pritet të përfshijë:

· përcaktimin e objektivave të Planit të Përbashkët të Veprimit;

· identifikimin dhe strukturimin e aktiviteteve dhe masave konkrete;

· përcaktimin e përgjegjësive të partnerëve;

· përcaktimin e afateve të zbatimit;

· identifikimin e burimeve të nevojshme për realizimin e veprimeve të përbashkëta;

· koordinimin dhe integrimin e kontributeve të partnerëve përkatës;

· hartimin e dokumentit të Planit të Përbashkët të Veprimit;

· finalizimin e planit në bazë të komenteve dhe kontributeve të marra nga partnerët e projektit.

· identifikimin e masave për ruajtjen dhe përdorimin e rezultateve të projektit pas përfundimit të financimit;

· përcaktimin e mekanizmave për vazhdimësinë dhe zhvillimin e rezultateve të projektit;

· përcaktimin e përgjegjësive të aktorëve dhe partnerëve për ruajtjen e rezultateve;

· identifikimin e burimeve të nevojshme për vazhdimësinë e rezultateve;

· identifikimin e mënyrave dhe burimeve të mundshme të financimit pas përfundimit të projektit;

· përcaktimin e masave konkrete për garantimin e qëndrueshmërisë së rezultateve;

· hartimin e dokumentit të Planit të Qëndrueshmërisë së Projektit;

· finalizimin e planit në bazë të komenteve dhe kontributeve të marra nga partnerët e projektit.

·

Detajet e plota të objektit, detyrave dhe produkteve të pritshme do të përcaktohen në Termat e Referencës dhe dokumentacionin përkatës që do t’u vihet në dispozicion kandidatëve në fazën pasuese të procedurës.

DOKUMENTACIONI QË DUHET TË PARAQITET

Të interesuarit duhet të paraqesin:

1. Letër Shprehje Interesi, ku të përcaktohet qartë ekpertiza për të cilin shprehet interesi;

2. Curriculum Vitae (CV) të ekspertit/ekspertëve të propozuar ose profilin profesional të operatorit ekonomik;

3. Për personat juridikë, informacion të përgjithshëm mbi subjektin dhe fushën e veprimtarisë;

4. Dokumentacion tjetër që aplikanti e konsideron të nevojshëm për të paraqitur profilin dhe përvojën profesionale në fushën përkatëse.

MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES SË SHPREHJES SË INTERESIT

Shprehja e Interesit dhe dokumentacioni shoqërues duhet të dorëzohen pranë Bashkisë Vlorë, brenda dates 11.09. 2026, ora 16:00, në adresën:

Emri i kontaktit: Bashkia e Vlorës Adresa: Sheshi 4 Heronjtë , Vlorë

Nr. E-mail: nfo@vlora.gov.al

Në subjektin e aplikimit duhet të shënohet:

“Shprehje Interesi për shërbimi e ekspertizëz që do të aplikohet– Projekti SPICE “

· SQARIM

Kjo Thirrje për Shprehje Interesi ka karakter paraprak dhe synon evidentimin e personave fizikë dhe/ose operatorëve ekonomikë të interesuar për ofrimin e shërbimeve të ekspertizave të sipërpërmendura.

Paraqitja e Shprehjes së Interesit nuk përbën ofertë financiare dhe nuk krijon detyrim kontraktual ndërmjet Bashkisë Vlorë dhe aplikantëve.

Kandidatët që do të konsiderohen për fazat pasuese të procedurës do të njoftohen sipas procedurave dhe rregullave të zbatueshme për projektin.

Për informacion të mëtejshëm, të interesuarit mund t’i drejtohen Bashkisë Vlorë pranë Drejtorisë së Projekteve të Huaja drejtoriaprojekte@vlora.gov.al

You may also like...