THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI PËR IDENTIFIKIMIN E EKSPERTËVE / OPERATORËVE EKONOMIKË TË INTERESUAR PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË EKSPERTIZËS NË KUADËR TË PROJEKTIT “SMART CITIES”

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

PËR IDENTIFIKIMIN E EKSPERTËVE / OPERATORËVE EKONOMIKË TË INTERESUAR PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË EKSPERTIZËS NË KUADËR TË PROJEKTIT “SMART CITIES”

Bashkia Vlorë, në cilësinë e Partnerit të Projektit (PP5), “SMART SOLUTIONS FOR RESILIENT LOW-POLLUTION CITIES – SMART CITIES” në kuadër të Programit Interreg VI-A Greece–Albania 2021–2027, fton personat fizikë, personat juridikë në bazë të pikës 9/b të ligjit 75/2024 “ Për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës Helene dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (Interreg VI-A) IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027 “të paraqesin Shprehjen e Interesit për ofrimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për detyrat e mëposhtme:

1.Shërbime ekspertize në hartimin e planit pilot të fizibilitetit për transportin publik të gjelbër në Bashkinë e Vlorës

Ekspertiza synon përgatitjen e një studimi të integruar fizibiliteti për transportin publik të gjelbër në Bashkinë e Vlorës

Në mënyrë të përgjithshme, shërbimi pritet të përfshijë:

· analizën dhe vlerësimin e alternativave të itinerarit për shërbimin e autobusëve publikë elektrikë;

· analizën teknike dhe identifikimin e zgjidhjes për infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike;

· përgatitjen e një liste të sasive , për punimet, pajisjet dhe materialet e nevojshme;

· vlerësimin e kërkesave dhe shërbimeve logjistike për zbatimin e investimit;

· përgatitjen e një metodologjie për mbledhjen dhe monitorimin e të dhënave mbi lëvizshmërinë e gjelbër urbane dhe cilësinë e ajrit;

· përgatitjen e raportit perfundimtar të Studimit të Fizibilitetit.

Detajet e plota të objektit, detyrave dhe produkteve të pritshme do të përcaktohen në Termat e Referencës dhe dokumentacionin që do t’u vihet në dispozicion kandidatëve të përzgjedhur në fazën pasuese të procedurës.

2.Shërbime ekspertize për përgatitjen e specifikimeve teknike dhe dokumentacionit të prokurimit për autobusët, infrastrukturën e karikimit dhe pajisjet e monitorimit të parashikuara në kuadër të projektit Smart Cities ” IPA ,Interreg VI -A Shqipëri -Greqi 2021-2027 .

Ekspertiza synon ofrimin e asistencës teknike dhe profesionale për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e prokurimit për autobusët, infrastrukturën e karikimit dhe pajisjet e monitorimit të parashikuara në kuadër të projektit “SMART CITIES”.

Në mënyrë të përgjithshme, shërbimi pritet të përfshijë:

· shqyrtimin e dokumentacionit teknik të projektit;

· përgatitjen e dokumentacionit për prokurimin e autobusëve publikë elektrikë;

· përgatitjen e dokumentacionit për furnizimin dhe instalimin e infrastrukturës së karikimit për automjete elektrike;

· përgatitjen e specifikimeve teknike dhe dokumentacionit mbështetës;

· përgatitjen e listës së sasive dhe/ose vlerësimeve përkatëse të kostos;

· asistencë për strukturimin e dokumentacionit të tenderit;

· përgatitjen e versioneve paraprake dhe përfundimtare të dokumentacionit përkatës.

Detajet e plota të objektit, detyrave dhe produkteve të pritshme do të përcaktohen në Termat e Referencës dhe dokumentacionin që do t’u vihet në dispozicion kandidatëve të përzgjedhur në fazën pasuese të procedurës.

DOKUMENTACIONI QË DUHET TË PARAQITET PËR CDO APLIKIM

Të interesuarit për secilin shërbim ekspertize duhet të paraqesin:

· Letër Shprehje Interesi, ku të përcaktohet qartë shërbimi ekspertizës për të cilin shprehet interesi;

· Curriculum Vitae (CV) të ekspertit/ekspertëve të propozuar ose profilin profesional të operatorit ekonomik;

· Për personat juridikë, informacion të përgjithshëm mbi subjektin dhe fushën e veprimtarisë;

· Dokumentacion tjetër që aplikanti e konsideron të nevojshëm për të paraqitur profilin dhe përvojën profesionale në fushën përkatëse.

MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES SË SHPREHJES SË INTERESIT

Shprehja e interesit dhe dokumentacioni shoqërues duhet të dorëzohen pranë Bashkisë Vlorë, brenda datës 11.09.2026, ora 16.00 në adresën:

Emri i kontaktit: Bashkia e Vlorës Adresa: Sheshi 4 Heronjtë , Vlorë

Nr. E-mail: nfo@vlora.gov.al

Në subjektin e aplikimit duhet të shënohet:

“Shprehje Interesi për shërbimi e ekspertizëz që do të aplikohet– Projekt “SMART CITIES “

· SQARIM

Kjo Thirrje për Shprehje Interesi ka karakter paraprak dhe synon evidentimin e personave fizikë dhe/ose operatorëve ekonomikë të interesuar për ofrimin e shërbimeve të ekspertizave të sipërpërmendura.

Paraqitja e Shprehjes së Interesit nuk përbën ofertë financiare dhe nuk krijon detyrim kontraktual ndërmjet Bashkisë Vlorë dhe aplikantëve.

Kandidatët që do të konsiderohen për fazat pasuese të procedurës do të njoftohen sipas procedurave dhe rregullave të zbatueshme për projektin.

Për informacion të mëtejshëm, të interesuarit mund t’i drejtohen Bashkisë Vlorë pranë Drejtorisë së Projekteve të Huaja drejtoriaprojekte@vlora.gov.al

You may also like...