Njoftim për Takim me Qytetarët në Kuadër të Nismës “Prania Besnike” – 2 Tetor 2026
NJOFTIM
Në kuadër të nismës “Prania Besnike”, do të zhvillohet një takim me qytetarët, me qëllim forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, si dhe dëgjimin nga afër të shqetësimeve, kërkesave dhe sugjerimeve të komunitetit.
Vendi: Pallati i Kulturës
Ora: 17:00
Data: 02.10.2026
Ftohen qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke shprehur mendimet, sugjerimet dhe problematikat që lidhen me interesat e komunitetit.
Pjesëmarrja dhe bashkëpunimi janë të rëndësishme për një komunikim sa më të drejtpërdrejtë dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj komunitetit.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e nismës “Prania Besnike”.






