Invalor 101- Ngritja e nje rrjeti te perbashket per valorizimin e fluksit te materialeve ne zonat turistike

Bashkia Vlore ka kenaqesine te lancoje fillimin e implementimit te projektit `Invalor 101- Ngritja e nje rrjeti te perbashket per valorizimin e fluksit te materialeve ne zonat turistike`, projekt i financuar nga Programi Interreg Balkan Mediterranean 2014-2020.

Projekti `Invalor 101` do te kete si objektiv kryesor promovimin e ruajtjes dhe mbrojtjes se mjedisit, nepermjet perdorimit eficent te burimeve, ne zonen Ballkan- Mesdheut, perfshire ketu edhe Bashkine Vlore si pjese e saj. Promovimi i teknologjive innovative, me qellim permiresimin e mbrojtjes se mjedisit dhe nxitjen e perdorimit me eficence te burimeve te tyre, do te jete shtylla e zhvillimit te aktiviteteve te parashikuara prej tij.

Ne kuader te implementimit te ketij projekti, Bashkia Vlore eshte ne nje partneritet te gjere edhe me institucione te tjera nderkombetare,me te cilat bashkarisht do te harmonizojne perpjekjet dhe angazhimin e tyre me qellim permbushjen me sukses te aktiviteteteve te planifikuara prej tij. Partneret e tjere te projektit ` Invalor 101` jane :

Universiteti Patrasit/Departamenti i Inxhinerise Kimike (LP) – Greqi – IRDF Partner
Bashkia Markopoulo ( P2) – Greqi – IRDF Partner
Qendra Kerkimore Frederik (P3) – Qipro- IRDF Partner
Bashkia Paralimni (P4) – Qipro – IRDF Partner
Universiteti Politeknik Tirane (P5)- Shqiperi – IPA Partner
Bashkia Vlore (P6) –Shqiperi – IPA Partner
Universiteti Katolik Lauven (P7) – Partner Vrojtues

You may also like...