Çlirimi i Vlorës

Mbushen plotë 75 vjet nga Çlirimi i Vlorës. Bashkia e Vlorës, organizoi sot ceremoninë homazh dhe përkujtimore me rastin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike. I pranishëm edhe ZV/Kryeministri, Erion Brace. Përpara veteranëve të LANÇ, familjarëve të dëshmorëve dhe shumë qytetarëve, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, tha se populli Vlorës që ka ditur të bëjë gjithmonë histori, të qëndrojë në krahun e duhur të saj dhe të japë leksione të mëdha për të tjerët. Sipas Lelit, e veçanatë është historia dhe e madhe lavdia e këtij qyteti dhe sakrifica e këtyre djemëve dhe vajzave që prehen në këtë kodër të bukur të Vlorës. Kryebashkiaku ka dhënë edhe një mesazh të qartë ku të gjithë duhet të reflektojmë mbi atë që duhet të bëjmë dhe mbi gjyrmët që duhet të lëmë për brezat.

You may also like...