Qytetar Nderi i Vlorës

Një mik i veçantë, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler, që nga sot është “Qytetar Nderi i Vlorës”. Pata kënaqësinë që ti dorëzoja titullin më të lartë vendor, këtij njeriu me vlera që duke filluar nga sot, do të jetë në grupin e njerëzve më të nderuar të këtij qyteti. Sattler dha kontributin e tij personal dhe të shtetit austriak për investimin për qendrën e fshatit Dukat. Vëmendja e mikut tone Sattler ndaj Vlorës, u mishërua edhe në hapjen e Konsullatës së Nderit të Austrisë në qytetin tonë, mbas 104 vitesh, duke treguar miqësinë dhe lidhjen tonë të hershme me shtetin austriak. Ambasadori premtoi që edhe pse këtë herë larg Vlorës, në një detyrë tjetër, do ti ketë të forta lidhjet me qytetin tonë, duke qenë “kumbari” i binjakëzimit të Vlorës me një nga qytetet më të zhvilluara të Austrisë.

You may also like...