“Dita e Evropës”, në Vlorë

Sot, mirëprita dhe mbështeta idenë e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, SH.T.Z Luigi Soreca, për të përzgjedhur Vlorën si qytetin, si Bashkinë ku, në 9 Maj, do të festohet Dita e Evropës.
Kjo ditë me simbolikë të fuqishme, që sintetizon aspiratën tonë për t’u bërë pjesë e familjes në të cilën ndihemi që jemi, do të shndërrohet në një moment besimi drejt të ardhmes tonë evropiane.
“Dita e Evropës”, në Vlorë, është një hap drejt asaj që ne ëndërrojmë çdo ditë, që punojmë dhe projektojmë çdo çast, është pjesë e vizionit tonë për të nesërmen.
Vlora e sotme, tërësisht e transformuar në vetëm pak vjet, do të bëhet epiqendra dhe simbolika në shkallë vendi, e aktivitetit më të madh vjetor të familjes së madhe evropiane.
Nga Vlora jonë e Pavarësisë, do të nisë një faqe e re e historisë së Shqipërisë, pas vendimit të pritshëm në Samitin e Zagrebit.
Prandaj, le ta shndërrojmë Javën dhe Ditën e Evropës, në argumentin më të madh se, ne e meritojmë të jemi me dinjitet në familjen e vendeve dhe popujve të Evropës së Bashkuar.
“Vlora është një qytet që është projektuar drejt të ardhmes, një qytet ku BE-ja ka investuar shumë, një qytet dhe bashki perfekte për t’i hedhur sytë tek e ardhmja”. Këto fjalë të Ambasadorit Soreca, përbëjnë inkurajimin për objektivat tona, ashtu sikundër mbështetja e Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, na krijojnë besimin se, jemi në rrugën e duhur.

You may also like...