Ekspozita e piktorit Agim Sulaj
Ekspozita mbyllet në datë 10.08.2018
Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut ka sjellë në qytetin e tij të lindjes me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Vlorës zotit Dritan Leli piktorin dhe karikaturistin me famë ndërkombëtare Agim Sulaj, në një ekspozitë speciale hapur në hollin e Bashkisë së Vlorës mbrëmjen e së shtunës.
Agim Sulaj me disa çmime ndërkombëtare, vjen në Vlorë me një projekt ambicioz, i ftuar nga kryebashkiaku Leli për të prezantuar maketin e tij kuptimplotë të quajtur “Valixhja e emigrantit”, ku spikat një valixhe e vjetër sipër kapakut të saj si dallgë deti .Nje ide projekt e autorit qe ja propozon bashkise se qytetit dhe qytetareve te Vlores per nje skulpture per ne Lungomaren e Vlores
I lidhur me Vlorën e tij të dashur, piktori me famë ndërkombëtare Agim Sulaj i ka shpalosur bukuritë këtij qyteti në telajot e tij..
Kjo ekspozitë qëndron e hapur çdo ditë nga ora 17:00 deri në 20:00.