FTESË PËR BIZNESET E VLORËS PËR PJESËMARRJE NË WTM LONDON 2026
FTESË PËR BIZNESET E VLORËS PËR PJESËMARRJE NË WTM LONDON 2026
Bashkia Vlorë fton bizneset dhe operatorët turistikë të interesuar të shprehin interesin për pjesëmarrje në WTM – World Travel Market London 2026, një nga aktivitetet ndërkombëtare të rëndësishme për sektorin e turizmit.
📍 Londër, Mbretëria e Bashkuar
📅 3–5 nëntor 2026
Në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë panair, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ftuar Bashkinë Vlorë të jetë pjesë e stendës së Shqipërisë, me qëllim promovimin e potencialit turistik, kulturor dhe të produkteve karakteristike.
Panairi përbën një mundësi për promovimin e Vlorës si destinacion turistik, prezantimin e ofertës turistike dhe krijimin e kontakteve me aktorë të tregut ndërkombëtar të turizmit.
Në këtë kuadër, ftohen të shprehin interes bizneset dhe operatorët që dëshirojnë të promovojnë:
* strukturat akomoduese dhe ofertat turistike;
* agjencitë dhe operatorët turistikë;
* produktet karakteristike dhe artizanale;
* produktet lokale dhe gastronominë;
* aktivitetet dhe eksperiencat turistike;
* materiale të tjera promocionale që lidhen me ofertën turistike të Vlorës.
Bizneset e interesuara mund të shprehin interesin e tyre duke dërguar të dhënat dhe materialet përkatëse në adresën:
📧 info@vlora.gov.al
Afati për shprehjen e interesit është deri më datë 29 shtator 2026.
Bashkia Vlorë






