Një falenderim të madh për një vlonjat me zemër që arriti të mbjellin rreth 8,000 rrënjë pisha në Pyllin e Sodës

Sot, në zyrën time pata nderin, të kem të pranishëm z. Ardian Musarai, emigrant në Londër, i cili në një mënyrë krejtësisht modeste dhe shumë qytetare u bë pjesë e një aksioni të jashtëzakonshëm, që nga një njëri i vetëm me iniciativën personale dhe mbështetjen e miqve, donatorëve të tjerë arritën që në Pyllin e Sodës të mbjellin rreth 8,000 rrënjë pisha. Një falenderim të madh për një vlonjat me zemër, me shpirt dhe mbi të gjitha një njeri që nuk harron aty ku është të kthejë sytë nga Vlora, nga qyteti që e duam të gjithë.

You may also like...