Njoftim për Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme
Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Qendrën e Kadastrës Dixhitale të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ka nisur procedurën e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në zonat kadastrale si më poshtë:
-
Xhyherinë (ZK 3858)
-
Llakatundë (ZK 2476)
-
Drithas (ZK 1552)
-
Grabian (ZK 1826)
-
Babicë e Madhe (ZK 1060)
-
Babicë e Vogël (ZK 1061)
-
Bishan (ZK 1191)
-
Aliban (ZK 1012)
Të gjithë personat e interesuar që posedojnë pasuri të paluajtshme në këto zona kadastrale ftohen të kontaktojnë dhe të bashkëpunojnë me grupet e terrenit, me qëllim realizimin e procesit të regjistrimit fillestar të pronës së tyre.




