NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI PËR ANËTARË TË KOMITETIT TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM

NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI

PËR ANËTARË TË KOMITETIT TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM

 

Bashkia Vlorë, në zbatim të parashikimeve të Ligjit nr. 114/2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar, veçanërisht neneve 12 dhe 13 të tij, si dhe të Kreut II të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 160, datë 02.03.2016, “Për mënyrën e funksionimit të Komitetit të Auditimit të Brendshëm në njësitë publike”, njofton të gjithë të interesuarit për krijimin e Komitetit të Auditimit të Brendshëm pranë Bashkisë Vlorë dhe fton personat që plotësojnë kriteret ligjore të shprehin interesin për të qenë anëtarë të këtij Komiteti.

Qëllimi i Komitetit

Sipas parashikimeve të Ligjit nr. 114/2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 160, datë 02.03.2016, “Për mënyrën e funksionimit të Komitetit të Auditimit të Brendshëm në njësitë publike”, Komiteti i Auditimit të Brendshëm është një organ i pavarur, monitorues e këshillëdhënës për titullarin e njësisë publike, i krijuar me qëllim mbështetjen e drejtimit të njësisë publike në përmbushjen e përgjegjësive të tij për qeverisjen, menaxhimin e riskut dhe kontrollin e brendshëm, si dhe për forcimin e efektivitetit dhe të pavarësisë së funksionit të auditimit të brendshëm.

Përbërja dhe kriteret për anëtarësim

Përbërja, kriteret dhe kërkesat që duhet të përmbushin kandidatët për anëtarë të Komitetit të Auditimit të Brendshëm përcaktohen në përputhje me Kreun II të VKM-së nr. 160, datë 02.03.2016 “Për mënyrën e funksionimit të Komitetit të Auditimit të Brendshëm në njësitë publike”.

Kandidatët duhet të kenë, ndër të tjera, integritet profesional dhe përvojë të përshtatshme në fushat e administrimit publik, financave, kontabilitetit, auditimit, menaxhimit financiar dhe kontrollit, sipas kërkesave dhe kritereve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Kandidatët duhet të garantojnë pavarësinë, paanshmërinë dhe objektivitetin e nevojshëm për ushtrimin e përgjegjësive të anëtarit të Komitetit të Auditimit të Brendshëm dhe të mos ndodhen në kushtet e papajtueshmërisë apo konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi.

Përbërja e Komitetit të Auditimit të Brendshëm është si më poshtë vijon:

 

  1. a) Një ekspert nga fusha e auditimit të brendshëm në sektorin publik i cili duhet të jetë i  certifikuar  si  “Auditues  i  brendshëm  në  sektorin publik”;
  2. b) Një ekspert nga fusha e legjislacionit;
  3. c) Një ekspert nga fusha e menaxhimit financiar dhe kontrollit.

 

Anëtarët e Komitetit të Auditimit të Brendshëm duhet të plotësojnë këto kritere:

 

  1. a) Të kenë shtetësi shqiptare;
  2. b) Të kenë integritet moral dhe profesional;
  3. c) Të mos jenë dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;

ç) Të  zotërojnë,  të  paktën,  diplomë  “Master  i  shkencave”  ose  “Master  i  arteve”  apo  të  barasvlershëm me  ta, sipas legjislacionit  të  arsimit  të  lartë dhe  10  vite përvojë pune në fushën përkatëse, ose një gradë apo titull shkencor dhe 7 vite përvojë pune në fushën përkatëse.

 

Mandati i Komitetit të Auditimit të Brendshëm është 2-vjeçar, me të drejtë riemërimi.

 

Dokumentacioni për aplikim

Personat e interesuar duhet të paraqesin:

  • Kërkesën për shprehje interesi;
  • Curriculum Vitae (CV), të përditësuar;
  • Kopje të dokumentit të identifikimit;
  • Kopje të dokumenteve që vërtetojnë arsimin dhe kualifikimet profesionale;
  • Dokumentacion që vërteton eksperiencën profesionale;
  • Deklaratë për konfliktin e interesit dhe garantimin e pavarësisë në ushtrimin e funksionit;
  • Dokumente të tjera që kandidati vlerëson se mbështesin përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga legjislacioni.

Mënyra dhe afati i aplikimit

Dokumentacioni i aplikimit duhet të dorëzohet pranë Bashkisë Vlorë, në adresën: Sheshi “4 Heronjtë”, Vlorë ose të dërgohet në adresën elektronike: info@vlora.gov.al , brenda datës 11.10.2026.

 

Aplikimet e paraqitura pas përfundimit të afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Përzgjedhja e kandidatëve

Përzgjedhja e anëtarëve të Komitetit të Auditimit të Brendshëm do të kryhet në përputhje me kriteret, procedurat dhe kërkesat e përcaktuara në Ligjin nr. 114/2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 160, datë 02.03.2016.

Kandidatët do të vlerësohen mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur, përvojës profesionale, kualifikimeve dhe përmbushjes së kërkesave ligjore për ushtrimin e funksionit.

Bashkia Vlorë rezervon të drejtën për të verifikuar vërtetësinë e dokumentacionit dhe të të dhënave të paraqitura nga kandidatët.

Për informacione të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë Drejtorinë e Burimeve Njerëzore,pranë Bashkisë Vlorë ose në adresën elektronike: .

 

You may also like...