Procedurat per Bursat sipas VKM 666

Të nderuar prindër!
Bashkia Vlorë shpall njoftimin për fillimin e aplikimeve për përfitim të bursës sipas VKM-së Nr. 666, datё 10.10.2019 “ Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxenësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike” tё ndyshuar, së bashku me dokumentacionin përkatës.
Tё gjithё nxёnёsit qё pёrmbushin kriteret duhet tё ndjekin kёtё procedurё:
– Dorёzojnё pranё Bashkisë Vlorë brenda datës 30.10.2025 dokumentet sipas kriterit pёrkatёs pёr tё cilin aplikojnё.
– Aplikantёt gjatё gjithё fazёs sё procedurёs mund tё komunikojnё nёpёrmjet postёs elektronike: info@vlora.gov.al; sektoriarsimit@vlora.gov.al
– Nё rast skualifikimi aplikantёt njoftohen nga shkollat përkatëse pas informacionit të përcjellë nga SARS.
Ju lutemi, nxënësit me vendbanim të përhershëm në bashkinë Vlorë të cilët zgjedhin arsimin profesional në qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë aplikimin me dokumentacionin përkatës për përfitim të bursës për vitin e parë duhet ta paraqesin pranë Bashkisë Vlorë
Formular Aplikimi per bursat 2025-2026