SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NE DETYRE (Drejtor në Drejtorinë e Integrimit Europian dhe Investimeve të Huaja)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

 

DHE NGRITJE NE DETYRE

 

(Drejtor në Drejtorinë e Integrimit Europian dhe Investimeve të Huaja)

Lloji i diplomës: “Shkenca Ekonomike, Juridike, Humane dhe Sociale”, niveli minimal i diplomës “Master shkencor”

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

1(një) Drejtor në Drejtorinë e Integrimit Europian dhe Investimeve të Huaja, Kategoria e pagës II-b

 

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!

 

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë ku mund të marrin pjesë në konkurim edhe kandidatët jashtë shërbimit civil.

 

Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë aplikohet në të njëjtën kohë!

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE:

18  QERSHOR 2020
Afati për dorëzimin e dokumentave për

NGRITJE NË DETYRË

23  QERSHOR 2020

 

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:

  1. Identifikon projekte strategjike të cilat ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së qytetarëve të Bashkisë Vlorë.
  2. Evidenton problemet që dalin nga veprimtaria e përditshme për realizimin e projekteve dhe përcakton zgjidhjet e mundshme brenda kuadrit ligjor në fuqi.
  3. Garanton marrëdhëniet me institucionet financiare si dhe me donatorët.
  4. Siguron prezantimin e projektideve dhe projekteve të gatshme për investitorët e mundshëm.
  5. Përfaqëson bashkinë në marrëdhëniet me institucione të tjera në lidhje me cështjet e zhvillimit të projekteve në qytetin e Vlorës.
  6. Drejton hartimin e politikave në përputhje me strategjitë e zhvillimit të qytetit.
  7. Siguron asistencë për përgatitjen e projekteve të paraqitura nga të gjitha drejtoritë.
  8. Identifikon dhe siguron kontakte të vazhdueshme me të gjitha agjensitë që kanë potencialin donator apo partner të mundshëm në projektet e Bashkisë Vlorë.
  9. Siguron marrëdhënie të efektshme midis Bashkisë Vlorë dhe donatorëve (përfshi komunitetin në kuadër të projekteve përkatëse).
  10. Realizon monitorimin e projekteve dhe përgatit raporte vlerësuese të realizimit të objektivave të tyre.
  11. Koordinon projektet e përbashketa të Bashkisë me komunitetin,OJF-t, grupet, shtresat e qytetit të Vlorë, të cilat marrin pjesë si donatorë apo si Këshillues në këto projekte.
  12. Zgjeron kontaktet me Drejtoritë dhe Sektorët e tjerë në Bashkinë Vlorë për evidentimin e problemeve dhe mundësive të bashkëpunimit.
  13. Siguron kontakte të vazhdueshme në terren për një koordinim dhe menaxhim të domosdoshëm për arritjen e përfundimeve të projekteve në vazhdim.
  14. Realizon informimimin e të gjithë donatorëve të identifikuar lidhur me projektet e përgatitura dhe sensibilizohen ata lidhur me rëndesin e tyre.

 

1 LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

  1. a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (II B)
  2. b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Shkenca Ekonomike, Juridike, Humane dhe Sociale. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (perfshire edhe diplomen bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 18.06.2020

Bashkia Vlorë

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 22.06.2020 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta,  si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  • Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
  • Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit
  • Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
  • VKM Nr.749/2018 për Krijimin e Strukturave Negociuese
  • VKM 450, 26.07.2018 “Për bashkërendimin dhe kordinimin e procesit të integrimit evropian ndërmjet qeverisjes qëndrore dhe njësive të qeverisjes vendore”
  • Urdhrin 93/2019 për Komitetin Teknik të GNPIE-ve
  • Urdhrin 94/2019 për GNPIE-të
  • Urdhrin 113/2019 për Platformën e Partneritetit për Integrimin Evropian

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

 

  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;

 

  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:

  1. a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
  2. b) 60 pikë intervista me gojë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

2 NGRITJE NË DETYRË DHE APLIKIMI NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL

 

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë ku mund të aplikojnë edhe nga jashtë Shërbimit Civil.

Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KANDIDATËT JASHTË SHËRBIMIT CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nepunesit civil te nje kategorie paraardhëse (vetem nje kategori me e ulet), te punësuar ne te njëjtin apo në institucione të tjera te shërbimit civil që plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë si dhe kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil të cilët plotësojnë kërkesat e veçanta per vendin e lire.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (nepunesi civil) në procedurën e ngritjes ne detyre janë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar ne kategorine IIIA dhe III A/1.
  • Te mos kete mase disiplinore ne fuqi (te vërtetuar me nje dokument nga institucioni)
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  • Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Shkenca Ekonomike, Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (jashtë sherbimit civil) në procedurën e ngritjes ne detyre janë:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Shkenca Ekonomike, Juridike, Humane dhe Sociale. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b-Fotokopje të diplomës perfshire edhe diplomen bachelor

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

h-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.

i- Vertetim qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi

 

Kandidatët jashtë sherbimit civil duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b-Fotokopje të diplomës perfshire edhe diplomen bachelor

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 23.06.2020 në adresën:

Bashkia Vlorë

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

Shqipëri

 

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 03.07.2020 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes ne detyre, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

 

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  • Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
  • Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit
  • Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
  • VKM Nr.749/2018 për Krijimin e Strukturave Negociuese
  • VKM 450, 26.07.2018 “Për bashkërendimin dhe kordinimin e procesit të integrimit evropian ndërmjet qeverisjes qëndrore dhe njësive të qeverisjes vendore”
  • Urdhrin 93/2019 për Komitetin Teknik të GNPIE-ve
  • Urdhrin 94/2019 për GNPIE-të
  • Urdhrin 113/2019 për Platformën e Partneritetit për Integrimin Evropian

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
  • deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
  • deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Vlorë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:

 

–         për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

 

–         datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

 

–         mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluar nga data 22.06.2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like...