SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE (5 (pesë) pozicione“Mesues Ndihmes” në Kopshtin Nr.3, Nr. 15, Nr. 7, Nr. 1 dhe Kopshti 1 Maji)

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i
ndryshuar”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i
ndryshuar, Udhëzim nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në
një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për
administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”, Udhëzimi Nr. 38, datë 07.10.2014 “Për kriteret e
mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuar në institucionet publike të arsimit
parauniversitar” dhe Dispozitat Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar.

Drejtoria e Kopshtin Nr.3, Nr. 15, Nr. 7, Nr. 1 dhe Kopshti 1 Maji, Bashkia Vlorë, shpallin
procedurat për vendet e lira të punës:

“Mesues Ndihmes”

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:
 Udhëzimin nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një
vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për
administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”
 Udhëzimin Nr. 38, datë 07.10.2014 “Për kriteret e mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi
të kufizuar në institucionet publike të arsimit parauniversitar”.

Personat e interesuar duhet të paraqiten me dosje pranë kopshteve përkatëse.

You may also like...