SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE DREJTOR NË QENDRËN E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE PËR FËMIJËN DHE FAMILJEN, BASHKIA VLORË
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE
Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:
- Drejtor në Qendrën e Shërbimeve mbështetëse për fëmijën dhe familjen, Bashkia Vlorë
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Garanton për çdo përfitues ofrimin e shërbimeve profesionale, gjithëpërfshirëse, në përputhje me ligjet dhe me standardet për shërbimet sociale dhe proçedurave të përcaktuara në legjislacion;
- Siguron lidershipin e duhur, mbështet dhe nxit zhvillimin e stafit nëpërmjet trainimeve, seminareve, si edhe inkurajon ndarjen/shkëmbimin e njohurive;
- Përgatit, në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të stafit, planin ditor e javor të veprimtarive të organizuara dhe miraton planin e punës për secilin.
- Koordinon dhe bashkërendon punën e stafit të SHMFF për realizimin e veprimtarive ditore, detyrave dhe programeve të miratuara;
- Propozon mënyrën për organizimin e programeve edukative, argëtuese, krijuese, kulturore-artistike dhe sportive, në funksion të shërbimeve për fëmijët, të rinjtë dhe familjarëve të tyre. Kujdeset për koordinimin e tyre dhe dukshmërinë;
- Jep udhëzime, ndihmon dhe monitoron veprimtarinë e secilit nga anëtarët e stafit;
- Kujdeset për çdo vlerë materiale, aset që garanton funksionimin e qendrës, kujdeset për mirëmbajtjen, higjenën (dizinfektimin) e ambientit, ruajtjen e pajisjeve dhe materialeve si dhe për sigurinë e qendrës;
- Dokumenton dhe raporton sipas specifikave në mënyrë të rregullt.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jenë shtetas shqiptar;
- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” Arsim i lartë. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në institucionet e përkujdesit shëndetësor.
- Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës 07.04.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.





