THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

 

BASHKIA VLORË

Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!

 

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

 

Subjekti: “Mare Meum Festival 2025”

Fondi limit –1,200,000 Lekë

Procedura– Zarf i mbyllur

Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për eventin: “Mare Meum Festival 2025”.

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë:

Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.

Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore, në kuadër të organizimit të festivalit “Mare Meum 2025”, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, në tre zona të ndryshme të përzgjedhura për bukurinë e tyre natyrore dhe peisazhin e veçantë.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të nxisë krijimtarinë muzikore bashkëkohore dhe të ofrojë një aktivitet të nivelit të lartë artistik, ku muzika, natyra dhe trashëgimia kulturore bashkohen në një përjetim unik.

Festivali “Mare Meum” është konceptuar si një udhëtim përmes tingujve dhe peisazheve të Vlorës, dhe synon të krijojë një skenë të hapur për artistë të afirmuar dhe të rinj që pëlqejnë muzikën klasike, dhe që duan të sjellin për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar një përvojë të bukur muzikore.

Kjo iniciativë synon të rrisë vizibilitetin kulturor të qytetit, të fuqizojë potencialin turistik të qytetit të Vlorës dhe të promovojë muzikantët shqiptarë që jetojnë edhe jashtë vendit, por që dëshirojnë të rikthehen për të kontribuar në jetën kulturore të qytetit të tyre.

Thirrja synon të inkurajojë zhvillimin e projekteve artistike që i japin jetë hapësirave publike, forcojnë bashkëpunimin me komunitetin dhe gjenerojnë përfshirje të gjerë të qytetarëve dhe vizitorëve, përmes një formati që ndërthur natyrën, muzikën dhe identitetin vendas.

 

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.

Mbeshtetur në bazën ligjore:

  1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
  2. Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qendrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”;
  3. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
  4. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014” Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
  5. Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,

 

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

 

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.

Afati Kohor

Afati i dorëzimit: 05.08.2025-08.08.2025

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:

  1. Kërkesa për mbështetje 
    Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).

    2. Formulari i aplikimit (Shkarko  )

    3. Projekt propozimi
    Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

    4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
    I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

    5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
    Zërat e këtij preventivi i paraqiten  DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim).

  2. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.

Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.

*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Thirrje për Projekt-Propozime: “Mare Meum Festival 2025”.

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon organizimin dhe realizimin e aktivitetit artistik “Mare Meum 2025”, një festival muzikor i përmasave të veçanta që do të zhvillohet në qytetin bregdetar të Vlorës, përmes tre koncerteve të pozicionuara në tre vende të ndryshme të qytetit, të përzgjedhura për bukurinë e tyre natyrore. “Mare Meum”, që në latinisht do të thotë “Deti Im”, është konceptuar si një udhëtim emocional përmes tingujve simfonikë dhe natyrës, duke krijuar një përvojë artistike që lidh  audiencën me muzikën klasike, dhe duke vlerësuar krijimet e autorëve të mëdhenj. “Mare Meum” fton audiencën të përjetojë muzikën simfonike në një dimension tjetër, të ndërlidhur ngushtë me peisazhin dhe natyrën e qytetit të Vlorës. Këto koncerte pasurojnë jetën kulturore dhe tregojnë se Vlora, përveç traditave të saj, ka nevojë edhe për mbrëmje të tilla të veçanta, të cilat i japin qytetit ngjyra dhe energji të reja. Organizohet në tre lokacione të ndryshme të qytetit të Vlorës, duke vënë në fokus jo vetëm muzikën simfonike, por edhe bukurinë dhe potencialin e hapësirave të ndryshme që Vlora ofron. Kjo qasje synon të promovojë vende të ndryshme që mund të kthehen në destinacione të preferuara për turistët, duke harmonizuar muzikën me peisazhet e mrekullueshme natyrore dhe urbane të qytetit. Çdo koncert përfaqëson një kapitull të veçantë të këtij rrëfimi artistik dhe shërben si një mundësi për të promovuar identitetin kulturor të qytetit të Vlorës, si një qendër gjithnjë e më e rëndësishme për aktivitetet kulturore me ndikim kombëtar dhe ndërkombëtar. Përmes këtij festivali, Vlora shfaqet jo vetëm si një destinacion turistik bregdetar, por edhe si një qendër e kulturës. Festivali “Mare Meum 2025” synon të sjellë muzikën klasike më pranë publikut dhe të vendosë qytetin në fokus si një qendër e aktiviteteve kulturore të rëndësishme gjatë sezonit turistik.

Qëllimi i Projektit

Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është: Të mbështesë organizimin e festivalit muzikor “Mare Meum 2025”, me synim promovimin e muzikës klasike dhe krijimin e një tradite të re kulturore që forcon profilin artistik të qytetit të Vlorës dhe e pozicionon atë si një hapësirë të hapur ndaj vlerave të artit dhe kulturës.

Ky projekt synon:
• Të krijojë një skenë cilësore për interpretimin e muzikës klasike nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë instrumentistë, dirigjentë dhe solistë të rinj.
• Të sjellë muzikën klasike pranë publikut të gjerë, në hapësira të hapura dhe të aksesueshme, duke e bërë artin pjesë të jetës kulturore të qytetit.
• Të pasurojë ofertën artistike të qytetit gjatë sezonit turistik veror, duke ofruar një përvojë unike që kombinon kulturën, natyrën dhe historinë e Vlorës.
• Të nxisë edukimin dhe ndërveprimin kulturor, përmes performancave që krijojnë lidhje mes brezave dhe frymëzojnë gjeneratat e reja drejt vlerave artistike.
•Promovimi i vendeve të ndryshme të qytetit të Vlorës, që mund të shndërrohen në destinacione tërheqëse për turistët,  si dhe  përfshirja e komunitetit në jetën kulturore dhe artistike të qytetit.

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme

Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:

  • Dizajn skenik dhe ndriçim artistik për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për koncertet simfonike në ambiente të hapura
  • Performanca muzikore live nga orkestrat simfonike dhe solistët, me program të përshtatur për publikun lokal dhe turistik
  • Koordinim dhe bashkëpunim me artistë vendas dhe ndërkombëtarë, duke garantuar një nivel të lartë profesional të interpretimit
  • Bashkëpunim me autoritete lokale për të garantuar organizimin e suksesshëm dhe pjesëmarrjen e gjerë të publikut.
  • Video promovuese profesionale e koncerteve
  • Ndërveprim dhe argëtim për të gjitha moshat

Aktiviteti mendohet të zhvillohet në tre hapësira të ndryshme publike të hapura dhe të sigurta, të cilat ofrojnë kushte të përshtatshme për ndërveprim dhe pjesëmarrje të gjerë komunitare dhe turistike.

Aplikuesit e Lejuar   Të drejtë për të aplikuar kanë:

  • Organizata jo fitimprurëse (OJF)
  • Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
  • Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike

Afati i aplikimeve

  • Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 08.2025-08.08.2025.
  • Subjekti: “Mare Meum Festival 2025”.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në zarf të mbyllur:

  1. Kërkesa për mbështetje 
    Drejtuar Bashkisë Vlorë -Drejtorisë Së Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit.

    2. Formulari i aplikimit (Shkarko)

    3. Projekt propozimi
    Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

    4. Preventivi total i projektit (Shkarko)
    I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

    5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
    Zërat e këtij preventivi i paraqiten  DZHET dhe Kësh-illit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim.

  2. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
  • Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
  • Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
  • Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).

 

  • Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga aplikanti.

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  • Për aplikantët që janë individë:
  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • CV e detajuar e aplikantit;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  1. Numri i Llogarisë Bankare

Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.

  1. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit

    9. Dy rekomandime 
    Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)

    10. Deklaratë mbi të ardhurat 
    Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.

    11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
    Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)

    *Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.

 

 

Formulari-i-Projekt-Buxhetit

Formulari-i-Aplikimit

Deklarata-e-te-Drejtes-se-Autorit (1)

Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit

 

You may also like...