THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

BASHKIA VLORË
Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: Festival Veror 2025
Fondi limit 5,000,000 Lekë
Procedura – Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin: Festival Veror 2025.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.
Bashkia e Vlorës shpall thirrjen për dorëzimin e projekt-propozimeve për: Festivalin Veror2025, Është një aktivitet muzikor i konceptuar për të sjellë në qytetin e Vlorës një eksperiencë të re urbane dhe bashkëkohore. Eventi do të zhvillohet në hapësirën publike të Lungomares, një prej zonave më të frekuentuara turistike dhe kulturore të qytetit, duke u shndërruar për një mbrëmje të tërë në një skenë të madhe të muzikës elektronike.
Ky event synon të mbledhë DJ ndërkombëtarë dhe kombëtarë, të cilët do të performojnë live përpara një audience të gjerë.
Festivali Veror 2025 nuk është vetëm një koncert apo një festë, por një event që ndërthur argëtimin me ndikimin social e kulturor.
Ai është menduar për të:
- krijuar një atmosferë festive që e bën qytetin më tërheqës për turistët,
- forcuar identitetin kulturor të Vlorës si destinacion modern,
- dhe për të gjallëruar jetën publike duke e kthyer hapësirën e Lungomares në një pikë takimi për komunitetin lokal dhe vizitorët.
Në këtë mënyrë, ky event do të kontribuojë jo vetëm në krijimin e një mbrëmjeje të paharrueshme, por edhe në zhvillimin afatgjatë të imazhit të qytetit si një qendër e rëndësishme e kulturës dhe turizmit.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Mbështetur në bazën ligjore:
1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, sportive, rinore dhe turistike mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit deri më 23 Gusht 2025. (me postë ose pranë bashkisë Vlorë)
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes :
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).
2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko )
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Bashkisë Vlorë për aprovim.
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistic dhe kulturor, )
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me NIPT) nga aplikan
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: Festival Veror 2025, Bashkia Vlorë
Përshkrimi i Projektit
Bashkia e Vlorës shpall thirrjen për projekt-propozime me qëllim organizimin dhe realizimin e aktivitetit “Festival Veror 2025”, një event i rëndësishëm i kalendarit kulturor dhe turistik të qytetit. Kjo ngjarje synon të shërbejë si një pikënisje e fuqishme për sezonin e ardhshëm, duke promovuar qytetin e Vlorës si një destinacion të gjallë, mikpritës dhe gjithëpërfshirës.
Ngjarja pritet të tërheqë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, të nxisë pjesëmarrjen e komunitetit lokal, dhe të vendosë thekse të forta mbi trashëgiminë kulturore, vlerat natyrore dhe potencialin turistik të qytetit nëpërmjet një programi të larmishëm aktivitetesh artistike, argëtuese, edukative dhe promovuese.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është:
Organizimi i një festivali gjithëpërfshirës që sjell gjallëri dhe atmosferë magjike në qytetin e Vlorës gjatë sezonit turistik.
Nxitja e pjesëmarrjes së komunitetit lokal dhe promovimi i pasurive kulturore, artistike të qytetit.
Theksimi i identitetit të Vlorës si një destinacion i larmishëm, ku tradita dhe modernia ndërthuren në mënyrë harmonike.
Përmirësimi i imazhit turistik të qytetit dhe rritja e vizibilitetit të tij në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme
1. Konceptimi dhe Organizimi i Eventit Kryesor:
· Performanca muzikore dhe artistike.
· Aktivizime publike përgjatë sheshit të Lungomares dhe hapësirave kryesore të qytetit.
2. Programi Artistik :
-
- Koncert me artistë të ndryshëm vendas dhe ndërkombëtarë.
3. Elementë Promovues dhe Vizualë:
· Krijimi i materialeve promovuese si posterë, banderola, stenda informuese.
· Ndriçim artistik dhe dekorim tematik i hapësirave publike.
· Dokumentimi profesional me foto dhe video për përdorim në promovime të ardhshme.
4. Komunikimi dhe Mediat:
Fushata informuese në mediat lokale, kombëtare dhe rrjetet sociale.
Krijimi i përmbajtjes digjitale të dedikuar (video, spote,) për festivalin.
Aplikuesit e Lejuar
Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
· Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
· Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Afati i aplikimeve
· Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është deri më 23 Gusht 2025.
· Subjekti: Festival Veror 2025
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.
2. Formulari i aplikimit (Shkarko)
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit (Shkarko)
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Bashkisë Vlorë
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
· Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
· Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
· Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).
* Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga aplikanti.
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
– Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
– Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
– Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
– Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
– Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
– Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
– IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
– Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
– Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
– Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
– Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
– Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
– Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
– Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
– Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
– Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
– Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
– Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
– Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
– IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
– Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
– Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
– Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
– Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
– Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
– Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
– Për aplikantët që janë individë:
– Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
– Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
– Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
– CV e detajuar e aplikantit;
– IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
– Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
– Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
– Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
– Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
– Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
– Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
7. Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)
*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura