THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

BASHKIA VLORË
Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: “Giro d’Italia”, Grande Partenza, Route Vlora, aktivitetet artistike për fëmijë 11 Maj 2025.
Fondi limit – 1.500.000 Lekë.
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin: “Giro d’Italia”, Grande Partenza, Route Vlora.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, dhe turistike mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë. “Giro d’Italia”, Grande Partenza, Route Vlora.në qytetin e Vlorës. Një ngjarje madhështore sportive që për herë të parë e sjell këtë event të madh ndërkombëtar në qytet.
Kjo ngjarje e rëndësishme sportive, Giro d’Italia, Grande Partenza, Route Vlora, në Qarkun Vlorë, do të sjellë në vëmendje dhe evidentojë vlerat tona artistike dhe tradicionale, të cilat do të ofrojnë një eksperiencë të paharrueshme për pjesëmarrësit dhe vizitorët. Këto iniciativa do të shërbejnë për të rritur vizibilitetin e qytetit dhe për të promovuar identitetin e tij unik.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të inkurajojë zhvillimin e aktiviteteve artistike që i japin vlerë hapësirave publike, fuqizojnë bashkëpunimin me komunitetin dhe gjenerojnë përfshirje të gjerë të qytetarëve dhe turistëve.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Mbeshtetur në bazën ligjore:
- Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
- Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
- Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
- Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, sportive, rinore dhe turistike mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 9 Maj 2025.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes :
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).2. Formulari i aplikimit (Shkarko )3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim) - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistic dhe kulturor, )
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikant
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: “Giro d’Italia”, Grande Partenza, Route Vlora, aktivitete artistke për fëmijë, 11 Maj.
Përshkrimi i Projektit
Projekti synon organizimin dhe realizimin e aktivitetit “Giro d’Italia”, Grande Partenza, Route Vlora, në qytetin e Vlorës. Një ngjarje historike që për herë të parë e sjell këtë event të madh ndërkombëtar në qytet.
Qëllimi është të krijohet një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse, përmes aktiviteteve të ndryshme artistike dedikuar fëmijëve, duke promovuar Vlorën si një destinacion atraktiv dhe mikpritës.
Aktivitetet do të përfshijnë një program të pasur artistik, me fokus të veçantë për fëmijët e qytetit Vlorës duke përfshirë aktivisht komunitetin lokal, vizitorët dhe turistët.
Përmes këtyre aktiviteteve artistike do të theksohen trashëgimia kulturore dhe artistike vendase si dhe vlerat unike të qytetit, duke u krijuar mundësi të reja për promovim, për të garantuar jehonë maksimale dhe për të pozicionuar Vlorën në hartën e destinacioneve më të kërkuara turistike në Mesdhe.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është:
- Organizimi i aktiviteteve artistike për fëmijë, në mënyrë gjithëpërfshirëse për eventin e “Giro d’Italia”, Grande Partenza, Route Vlora, aktivitete artistike për fëmijë 11 Maj.
- Theksimi i identitetit të qytetit si një destinacion i larmishëm kulturor dhe artistik.
- Përmirësimi i imazhit turistik të qytetit dhe rritja e ndërgjegjësimit publik.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme
Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
Në kuadër të aktiviteteve për “Giro d’Italia” në qytetin tonë, do të organizohen aktivitete artistike për fëmijët e qytetit të Vlorës.
- Programi artistik dhe kulturor në fillim të Lungomare për fëmijë.
- Parada e Fëmijëve me kostuke tradicionale
- Lojëra Face-painting me animatorë
- Kërcime të ndryshme nga fëmijët
- Ekspozitë pikturash nga nxënësit e shkollave me temë Giro d’Italia
- Cirku me animatorë
- Panair degustimi I produkteve locale- Shkolla Tregëtare
- Gara me biçikleta për fëmijë- çmimi një biçikletë për fituesin.
Aplikuesit e Lejuar
Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Afati i aplikimeve
- Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 9 Maj 2025.
- Subjekti: “Giro d’Italia”, Grande Partenza, Route Vlora.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë -Drejtorisë Së Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit.2. Formulari i aplikimit (Shkarko)3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi total i projektit (Shkarko)
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Kësh-illit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim.————————- - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
- Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
- Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
- Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).
- Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga aplikanti.
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Për aplikantët që janë individë:
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- CV e detajuar e aplikantit;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
- Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura
Thirrje per Giro d’Italia Grande Partenza, Route Vlora AKTIVITET ARTISTIKE
Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit
Deklarata-e-te-Drejtës-së-Autorit
Thirrje per Giro d’Italia Grande Partenza, Route Vlora FAN ZONE 2025