THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME, APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE, SPORTIVE DHE PROMOVUESE.

BASHKIA VLORË
Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE, SPORTIVE DHE PROMOVUESE.
Subjekti: “Fan Zone FIFA World Cup 2026”
Fondi limit – 3,000,000 (Tre milion) Lekë
Procedura- Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin “Fan Zone FIFA World Cup 2026”.
Aplikuesit për projekte artistike, sportive dhe promovuese, mund të jenë: Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike, sportive dhe promovuese në kuadër të organizimit të aktivitetit “Fan Zone FIFA World Cup 2026”, me qëllim krijimin për herë të parë në qytetin e Vlorës të një hapësire të dedikuar për ndjekjen kolektive të ndeshjeve të Kampionatit Botëror FIFA 2026, si dhe organizimin e aktiviteteve artistike, sportive, rekreative dhe promovuese gjatë gjithë periudhës 39 ditore nga data 11 Qershor deri më 19 Korrik 2026.
Organizimi dhe realizimi i këtij aktiviteti synon transformimin e Sheshit të Flamurit në një qendër multifunksionale të argëtimit dhe sportit, ku qytetarët, turistët vendas dhe të huaj do të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjet e Kampionatit Botëror në ekran gjigant LED, të marrin pjesë në aktivitete tematike sportive dhe të shijojnë një program të vazhdueshëm artistik gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të kampionatit. Në kuadër të aktivitetit do të realizohen 4 koncerte live, me pjesëmarrjen e 8 këngëtarëve të njohur të muzikës Shqiptare, performanca artistike, aktivitete sportive dhe rekreative për tifozët, animacion i përditshëm me DJ dhe moderator, si dhe aktivitete promocionale dhe ndërvepruese të konceptuara për krijimin e një atmosfere festive dhe gjithëpërfshirëse për komunitetin dhe vizitorët. Programi do të përfshijë gjithashtu dokumentimin profesional fotografik dhe videografik të aktivitetit, promovimin në rrjetet sociale dhe mediat lokale, si dhe realizimin e dekorit artistik dhe identitetit vizual të Fan Zone, përmes elementëve dekorativë dhe branding-ut tematik të lidhur me Kupën e Botës. Ky aktivitet synon promovimin e Vlorës si destinacion turistik aktiv dhe modern, gjallërimin e jetës kulturore dhe sportive të qytetit, aktivizimin e hapësirave publike gjatë sezonit turistik, si dhe rritjen e fluksit turistik dhe aktivitetit ekonomik lokal.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.
Baza ligjore:
Urdhër i Brendshëm Nr. 786 datë 26.05.2026. Nr. 10322 prot. “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e Termave të Referencës për procedurën për aktivitetin Fan Zone Fifa World Cup 2026”
Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 datë 27.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1173, datë 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qëndrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”; Vendimin e Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 100, datë 23.12.2025 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2026”.
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte artistike-sportive mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë .
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 28.05.2026 – 03.06.2026
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.
2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit të Bashkisë Vlorë për aprovim.
5. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte artistike dhe sportive.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime për aktivitetin “Fan Zone FIFA World Cup 2026”.
Përshkrimi i Projektit
Në kuadër të organizimit të aktivitetit “Fan Zone FIFA World Cup 2026”, Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike, sportive dhe promovuese, me qëllim realizimin e një eventi publik gjithëpërfshirës, argëtues dhe promovues, të dedikuar për qytetarët, turistët vendas dhe të huaj, si dhe komunitetin lokal gjatë periudhës së zhvillimit të Kampionatit Botëror FIFA 2026.
Ky aktivitet synon krijimin e një atmosfere festive dhe sportive në qytetin e Vlorës, përmes organizimit të një Fan Zone zyrtare në Sheshin e Flamurit, duke krijuar për herë të parë një hapësirë të dedikuar për ndjekjen kolektive të ndeshjeve të Kampionatit Botëror FIFA 2026, aktiviteteve artistike, sportive, rekreative dhe promovuese.
Programi do të përfshijë transmetimin publik të ndeshjeve të Kampionatit Botëror në ekran gjigant LED, organizimin e aktiviteteve artistike dhe performancave muzikore live, si dhe aktivitete sportive dhe ndërvepruese për tifozët dhe komunitetin, gjatë gjithë periudhës 39 ditore – 11 Qershor deri më 19 Korrik 2026.
Aktivitetet do të konceptohen për të krijuar një atmosferë festive, dinamike dhe të aksesueshme për grupmosha të ndryshme, duke promovuar pjesëmarrjen aktive dhe ndërveprimin social.
Në vijim, aktiviteti do të shoqërohet me organizimin e 4 koncerteve live,për 4 të shtuna rresht, performancave artistike, animacionit të përditshëm me DJ dhe moderator, si dhe aktiviteteve sportive dhe rekreative për tifozët, përfshirë mini-lojëra sportive si dhe aktivitete promocionale të lidhura me Kampionatin Botëror FIFA 2026.
Në kuadër të aktivitetit do të realizohet dekorimi artistik i hapësirave publike, përmes elementeve dekorative, 48 flamujve të shteteve pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror, branding-ut të Fan Zone me qëllim krijimin e atmosferës karakteristike të Kupës së Botës si dhe promovimin vizual të qytetit.
Për të garantuar një pjesëmarrje sa më të gjerë dhe promovimin e aktivitetit, do të realizohet dokumentimi profesional fotografik dhe videografik, promovimi përmes platformave online, mediave lokale dhe rrjeteve sociale, për përfshirjen e komunitetit dhe turistëve në aktivitet.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi i projektit është organizimi dhe realizimi i një aktiviteti publik sportiv, artistik dhe promovues në kuadër të Kampionatit Botëror FIFA 2026, gjatë periudhës 39 ditore, nga data 11 Qershor deri më 19 Korrik 2026, nëpërmjet krijimit të një programi të larmishëm artistik, sportiv dhe rekreativ, i cili promovon pjesëmarrjen komunitare, gjallërimin e jetës publike dhe promovimin turistik të qytetit të Vlorës.
Ky projekt ka për qëllim të:
• Të krijojë një atmosferë festive, sportive dhe gjithëpërfshirëse për qytetarët dhe turistët gjatë periudhës së Kampionatit Botëror FIFA 2026.
• Të promovojë pjesëmarrjen aktive të komunitetit në aktivitete sportive, artistike dhe rekreative.
• Të nxisë ndërveprimin social dhe aktivizimin e hapësirave publike përmes aktiviteteve komunitare dhe sportive.
• Të promovojë qytetin e Vlorës si destinacion turistik aktiv dhe modern gjatë sezonit turistik veror 2026.
• Të rrisë fluksin turistik dhe aktivitetin ekonomik lokal gjatë periudhës së zhvillimit të aktivitetit.
• Të promovojë aktivitetet sportive të Bashkisë Vlorë.
• Të krijojë një hapësirë publike funksionale dhe të aksesueshme për organizimin e aktiviteteve sportive.
• Të ndikojë në gjallërimin e jetës publike dhe kulturore të qytetit përmes organizimit të aktiviteteve me karakter ndërkombëtar.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme:
Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
• Organizimin dhe menaxhimin e Fan Zone për transmetimin publik të ndeshjeve të FIFA World Cup 2026 në ekran gjigant LED.
• Program artistik dhe argëtues, duke përfshirë 4 koncerte live në 4 ditët e shtuna me pjesëmarrjen e 8 këngëtarëve të njohur të muzikës shqiptare, performanca muzikore dhe aktivitete artistike për publikun. Këto aktivitete do të zhvillohen në datat më të rëndësishme të kampionatit dhe do të shërbejnë si elemente tërheqëse për publikun vendas dhe turistët.
• Organizimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative për tifozët, duke përfshirë mini-gara sportive; sfida futbolli për fëmijë dhe të rinj; konkurse tematike lidhur me Kampionatin Botëror; aktivizime promocionale etj. Këto aktivitete synojnë të rrisin pjesëmarrjen e komunitetit dhe të krijojnë një eksperiencë të plotë sportive për vizitorët.
• Aktivizimin e përditshëm të hapësirës përmes DJ, moderatorit dhe animacionit sportiv dhe artistik gjatë gjithë periudhës së aktivitetit. Prania e përditshme e moderatorit dhe DJ-së konsiderohet element kyç për ruajtjen e atmosferës festive dhe aktivizimin e vazhdueshëm të publikut.
• Realizimin e dekorit artistik dhe identitetit vizual të Fan Zone, përmes 48 flamujve të shteteve pjesëmarrëse, elementeve dekorative tematike dhe branding-ut të aktivitetit.
• Prodhimin dhe realizimin profesional të materialeve promocionale, përfshirë video, fotografi dhe fushata promovuese në rrjetet sociale, për të rritur impaktin mediatik dhe promovimin e qytetit.
• Menaxhimin teknik dhe logjistik të aktivitetit, për të garantuar zhvillim të sigurt, funksional dhe të organizuar të të gjitha aktiviteteve të planifikuara.
• Bashkëpunimin me institucionet lokale dhe partnerët mbështetës për të siguruar një organizim cilësor dhe përfshirje sa më të gjerë të komunitetit dhe turistëve në aktivitet.
Aktiviteti do të zhvillohet në hapësirë publike, të hapur dhe të sigurt, që ofroë kushte optimale për pjesëmarrje të gjerë komunitare.
Aplikuesit e Lejuar Të drejtë për të aplikuar kanë:
• Organizata jo fitimprurëse (OJF)
• Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
Afati i aplikimeve
• Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 28.05.2026-.03.06.2026
Kriteret e vlerësimit
Kriteri i Vlerësimit Përshkrimi Pesha (%) Pikë Maksimale
Pajtueshmëria Administrative Kontrolli i plotësisë së dokumentacionit, përputhja me kriteret ligjore dhe standardet e thirrjes. 10%
–
Pervoja ne organizimin e ngjarjeve Cilësia e programit, risitë organizative, përvoja e subjektit, angazhimi i komunitetit. 30%
Vlerësimi Ekonomik dhe Financiar Çmimit nga operatoret e specializuar Efikasiteti i kostove, justifikimi i shpenzimeve, balanca mes cilësisë dhe buxhetit. 50%
Ndikimi Social, Kulturor dhe Ekonomik Kontributi për gjallërimin e jetës kulturore, ndikimi në turizëm dhe promovimin e qytetit. 10%
Totali – 100%
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari)
Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
Deklarata e konfliktit të interesit.
Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj).
Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari)
Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti, ID.
Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
Deklarata e konfliktit të interesit.
Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj).
Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.
Deklarata e te Drejtes se Autorit
Deklarata e Konflikit te Interesit






