THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE SOCIALE-HUMANITARE


APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE SOCIALE-HUMANITARE

Subjekti: “Një Vakt i Ngrohtë Për Pensionistët”

Fondi limit – 1.100.000 Lekë

Procedura- Zarf I Mbyllur

Bashkia e Vlorës nxit, inkurajon dhe fton të gjithë aplikantët e interesuar të paraqesin projekt-propozime për realizimin e aktivitetit social–humanitar “Një vakt i ngrohtë për pensionistët”, me qëllim mbështetjen e shtresave në nevojë dhe krijimin e një atmosfere festive dhe gjithëpërfshirëse gjatë periudhës së fundvitit.

Aktivitetet do të zhvillohen më Dhjetor 2025 dhe do të përfshijnë dy nën-aktivitete të veçanta:

  • një aktivitet të dedikuar për pensionistët, me ofrimin e vakteve të ngrohta dhe ambient miqësor dhe social;

Aplikues për projektet sociale–humanitare mund të jenë:

  • Organizata Jo Fitimprurëse, me përvojë të dokumentuar në organizimin e aktiviteteve sociale, humanitare, artistike dhe komunitare;
  • Shoqëri tregtare (Sh.p.k, Sh.a), të cilat kanë eksperiencë në organizimin e aktiviteteve komunitare, sociale, kulturore dhe festive;
  • Persona fizikë dhe individë, me përvojë të provuar në organizimin e aktiviteteve sociale, humanitare, artistike dhe në përfshirjen e komunitetit.

Përmes kësaj thirrjeje, Bashkia e Vlorës synon të mbështesë projekte që promovojnë solidaritetin qytetar, përkujdesjen sociale, vlerat kulturore dhe përfshirjen komunitare, duke krijuar mundësi për mbështetje konkrete të pensionistëve dhe fëmijëve jetimë, si dhe duke përdorur artin, kulturën dhe animacionin si mjete për integrim, gëzim dhe ndërveprim social.

Të gjithë subjektet e interesuara mund të dorëzojnë projekt-propozimet e tyre brenda afatit 18–23 Dhjetor 2025, në përputhje me kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.

 

Mbështetur në bazën ligjore:

  1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25, pika 4: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
  2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
  3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014” Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”
  4. Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,

 

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

 

Afati Kohor

Afati i dorëzimit 18 Dhjetor – 23 Dhjetor 2025.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë  e Bashkëqeverisjes   :

  1. Kërkesa për mbështetje 
    Drejtuar Bashkisë Vlorë
    2. Formulari i aplikimit 3. Projekt propozimi
    Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
  2. 4. Preventivi total i projektit 
    I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.5. Preventivi për Bashkinë Vlorë 
    Zërat e këtij preventivi i paraqiten  komisionit dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim)
  3. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte sociale-humanitare.

Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.

*Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me NIPT) nga aplikanti në zarf të mbyllur.

 

 TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Thirrje për Projekt-Propozime: “Një Vakt i Ngrohtë” Për Pensionistët për atmosferën festive në frymë  Krishlindje dhe festat e Fundvitit”, Bashkia Vlorë

Përshkrimi i Projektit

Bashkia e Vlorës shpall thirrjen për projekt-propozime me qëllim organizimin dhe realizimin e aktivitetit social-humanitar “Një Vakt i Ngrohtë” Për Pensionistët për atmosferën festive në frymë  Krishlindje dhe festat e Fundvitit”, i cili do të zhvillohet më perjudhen 25 – 30 Dhjetor 2025. Ky aktivitet do të përfshijë nën-aktivitete kryesore:

Ky projekt synon të forcojë solidaritetin qytetar, përkujdesjen sociale dhe përfshirjen komunitare, duke ofruar mbështetje konkrete dhe përkujdesje për shtresat në nevojë gjatë periudhës festive. Aktiviteti gjithashtu nxit bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit, duke promovuar vlerat e solidaritetit dhe humanizmit në qytetin e Vlorës.

Aktivitetet do të zhvillohet në perjudhën 25-30 Dhjetor 2025, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të Bashkisë Vlorë.

  1. Përshkrimi i shërbimeve që do të përfshihen

Përfshin një paketë të integruar shërbimesh, konkretisht:

  • sigurimin e vakteve të ngrohta, të përgatitura dhe të shërbyera sipas standardeve të sigurisë ushqimore;
  • përgatitjen dhe shpërndarjen e shportave festive për përfituesit;
  • organizimin logjistik të aktivitetit (koordinim, staf mbështetës, menaxhim kohe dhe fluksi);
  • dekorimin festiv të ambienteve ku zhvillohen aktivitetet;
  • dokumentimin e aktivitetit në foto dhe video për qëllime raportimi institucional;
  • komunikimin dhe informimin publik përmes kanaleve lokale dhe rrjeteve sociale.
  1. Analiza e kostos dhe përcaktimi i fondit limit

Fondi limit prej 1,100,000 lekë është përcaktuar mbi bazën e:

  • çmimeve orientuese të tregut për shërbime catering dhe ushqim të gatshëm për 70-100 të moshuar;
  • kostos mesatare të shportave festive me produkte bazë ushqimore për të gjithë të moshuarit të cilët do të jenë pjesë e organizieve;
  • shpenzimeve të nevojshme për organizim eventesh sociale;
  • kostove të dekorimit të ambjenit dhe materialeve festive;
  • shërbimeve të dokumentimit dhe komunikimit;

Kjo vlerë reflekton nevojën reale për realizimin e aktivitetit në periudhën e fundvitit, ku çmimet e tregut janë më të larta për shkak të rritjes së kërkesës.

Qëllimi i Projektit

Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është realizimi i një aktiviteti social-humanitar me karakter festiv dhe përfshirës, i cili synon mbështetjen konkrete të pensionistëve  gjatë perjudhes 25 – 30 dhjetor, për festat e fundvitit 2025, nëpërmjet ofrimit të një vakti të ngrohtë, shportave festive dhe krijimit të një ambienti dinjitoz e socializues. Projekti synon gjithashtu të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve, organizatave dhe komunitetit, duke u angazhuar drejtpërdrejt në mbështetje të shtresave më në nevojë.

Objektivat e Projektit

  • Ofrimi i një vakti të ngrohtë dhe të shëndetshëm për pensionistët.
  • Shpërndarja e dhuratave festive dhe shportave për festat e fundvitit për pensionistët.
  • Krijimi i një atmosfere gjithëpërfshirëse, që rrit ndërgjegjësimin social dhe promovon solidaritetin qytetar.
  • Koordinimi me Drejtorinë e Ndihmës dhe Shërbimit Social të Bashkisë Vlorë për identifikimin e përfituesve dhe mbështetjen logjistike.
  • Sigurimi i standardeve të sigurisë, higjienës dhe etikës gjatë të gjitha fazave të realizimit të projektit.

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme

Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:

  1. Konceptimi dhe Organizimi i Eventeve Kryesore:
    • Organizimi i aktiviteteve per pejudhën 24- 30 Dhjetor 2025:
    • Përfshirja e elementëve festivë dhe performancave argëtuese,
    • Koordinimi dhe menaxhimi i stafit, furnizimeve dhe shërbimeve gjatë aktivitetit.
  2. Programi i Ushqimit dhe Dhuratave:
    • Sigurimi i një vakti të ngrohtë për pensionistët dhe shpërndarja e shportave dhuratë për festën e fundvitit.
  3. Elementë Vizualë dhe Festivë:
    • Dekorimi i ambienteve për t’u krijuar një atmosferë festive dhe të ngrohtë.
    • Dokumentimi i aktiviteteve në foto dhe video për promovim dhe raportim të mëvonshëm.
  4. Komunikimi dhe Informimi:
    • Njoftime dhe promovime përmes mediave lokale dhe rrjeteve sociale për informimin e komunitetit.
    • Përfshirja e partnerëve dhe individëve të njohur për promovim të aktivitetit.
  5. Përfshirja e Komunitetit dhe Bashkëpunimi me Aktorët Lokalë:
    • Bashkëpunimi me organizata lokale, komunitete dhe individë për organizimin dhe realizimin e aktivitetit.
    • Nxitja e pjesëmarrjes së komunitetit për të përjetuar solidaritetin dhe përkujdesjen sociale.

Vlerësimi I Riskut

Projekti duhet të përfshijë vlerësimin dhe menaxhimin e riskut, duke garantuar:

  • Sigurinë ushqimore dhe respektimin e standardeve higjieno-sanitare e certifikuar;
  • Parandalimin e çdo rreziku shëndetësor gjatë shërbimit;
  • Organizimin e flukseve të pjesëmarrësve për të shmangur mbingarkesat;
  • Sigurinë fizike të përfituesve dhe stafit shërbimor;
  • Respektimin e etikës dhe dinjitetit të përfituesve.

 

A-Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

 

 

 

B-Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

C-Për aplikantët që janë individë:

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • CV e detajuar e aplikantit;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  1. Numri i Llogarisë Bankare

Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.

  1. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
    9. Dy rekomandime 
    Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
  2. Deklaratë mbi të ardhurat 
    Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
  3. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
    Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)

*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit. *Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

*Projekt-propozimet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur, duke respektuar udhëzimet e aplikimit të përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.

Formulari i aplikimit 

Formular Projekt Buxheti

Deklarata e Konfliktit te Interesit 

Deklarat e te Drejtes se Autorit

 

You may also like...