SHPALLJE PËR POZICIONIN: “Punonjës Social” për Shërbimet Mbështetëse për Fëmijët dhe Familjet (SHMFF) (Pozicion me Kod Pune)

SHPALLJE PËR POZICIONIN:

Punonjës Social për Shërbimet Mbështetëse për Fëmijët dhe Familjet (SHMFF)

(Pozicion me Kod Pune)

Pozicioni i punës që kërkohet

Punonjës Social për Klasat e Prindërimit dhe ndjekjen e rasteve

Kohëzgjatja e punës

Qershor 2021-31 Dhjetor 2021 (3 muaj periudhë prove)

Data përmbyllëse e dorëzimit të aplikimit

1 Korrik 2021

Data e shpalljes së kandidatëve

7 Korrik 2021

Roli dhe pozicioni:

Në kuadër të funksionimit dhe ngritjes të SHMFF kërkohet të punësohet një Punonjës Social për klasat e prindërimit dhe ndjekjes së rasteve.

Kriteret e pozicionit:

1. Diplomë Bachelor në Punë Sociale (preferohet master);
2. Të ketë jo më pak se 3 vite pune eksperiencë;
3. Pjesëmarrje në trajnime dhe seminare në fushat e shërbimeve shoqërore dhe mbrotjes sociale
4. Të jetë njohës shumë i mirë i paketave ligjore të fushës;
5. Njohës i mirë i hartëzimit të shërbimeve në zonë;
6. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi në punën në grup;
7. Aftësi të mira të arrritjes së afateve dhe të dokumentimit në kohë;
8. Aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit të paketës MS Office etj;

Përgjegjësitë Specifike:

1. Ndërmer veprime me synim rritjen e potencialeve të familjes përmes fokusit të fortë në zhvillimin e kapaciteteve prindërore, marrëdhënieve mes tyre dhe rrjetit të mbështetjes sociale;
2. Vlerëson nevojat dhe riskun duke u konsultuar me të gjitha dokumentet dhe klientin  dhe në rastet komplekse me të gjithë aktorët e përfshirë duke kryer një proces vlerësimi të plotë;
3. Ndërvepron me familjen dhe punon për lidhjen e familjes me gjithë burimet e aksesueshme komunitare dhe orientimin e tyre drejt profesionistëve që punojnë në shërbime universale (shëndetësi dhe edukim) si dhe shërbime të specializuara, sikurse dhe drejt burimeve të tjera të siguruara nga autoritetet vendore, rajonale apo kombëtare;
4. Punonjësi social pranë SHMFF informon dhe jep këshilla bazë për të drejtat dhe mundësitë për kujdes dhe trajtim, këshillim për shërbimet shëndetësore dhe arsimore të mundshme në nivel vendor, informim bazë mbi pagesat dhe përfitimet sipas specifikave të rasteve;
5. Ndërvepron ngustësisht për realizimin e programeve të edukimit prindëror duke trajnuar prindërit në teknikat e menaxhimit të sjelljes, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë personale të përballimit të sfidave dhe arritjen e rezultateve pozitive;
6. Ofron ndërhyrje e cila përfshin sigurimin e veprimtarive të strukturuara që ndihmojnë në përmirësimin e lidhjes së prindërve me fëmijët, për shembull, bashkëpunim për trajnimin e prindërve në lojëra të posaçme terapeutike për të përmirësuar lidhjen e prind-fëmijë dhe për të përmirësuar sjelljen e fëmijëve sidomos kur këta të fundit manifestojnë probleme në sjellje apo të natyrës psikiatrike;
7. Punonjësi social i SHMFF do të referojë në institucionet dhe agjensitë që ofrojnë “In kind support” familjet që nuk plotësojnë nevojat bazë.

Menaxhimi

Punonjësi social për klasat e Prindërimit dhe ndjekjen e rasteve raporton në mënyrë të rregullt dhe periodike tek Përgjegjësi.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a) Jetëshkrim
b) fotokopje të diplomës;
c) fotokopje të librezës;

ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

d) fotokopje të letërnjoftimit (ID);

dh) vërtetim të gjendjes shëndetësore; e) Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

Procedura e Aplikimit:

Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërgojnë dokumentat me postë apo drejtpërdrejtë në institucion, brenda datave që do të vendosen në shpallje.

Në vemendjen tuaj,  në aplikim të vendoset: Aplikim për Punonjës Social për Klasat e Prindërimit dhe ndjekjen e rasteve.

Procedura e Vlerësimit:

Kriteret e vlerësimit

Vlerat në %

Dokumentacioni

60 pikë

Intervista

40 pikë

Vetëm kandidatët të cilët grumbullojnë të paktën 70 pikë renditen fitues.

 

You may also like...