GRANTI I MENJËHERSHËM PËR BANESAT ME KOSTO TË ULËT

GRANTI  I   MENJËHERSHËM  PËR  BANESAT ME KOSTO TË ULËT

 

Në mbështetje të ligjit nr.22/2018, datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, të ndryshuar

 

Granti i menjëhershëm për banesat me kosto të ulët është një  instrument financiar që përdoret për lehtësimin e blerjes së banesës me kosto të ulët nga përfituesi. Granti i menjëhershëm akordohet nga buxheti i shtetit për familjet/individët e miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.

 

Përfitojnë grant të menjëhershëm me përparësi:

 

  1. Kryefamiljarët me aftësi të kufizuara

 

  1. Familjet me më shumë se një person me aftësi të kufizuara

 

  1. Individët me statusin e jetimit, që jetojnë në banesa të papërshtatshme, ose konvikte

 

  1. Kryefamiljarët e vetëm, viktimë e dhunës në familje

 

  1. Familjet njëprindërore të minoritetit rom dhe egjiptian

 

  1. Familjet e punonjësve të rendit të rënë në detyrë, që përfitojnë kredi me interes 0%

 

 

  1. Fëmijët në përkujdesje të Republikës sipas legjislacionit në fuqi

 

 

  1. Familjet/individët që kanë në përbërje;

 

–     Një person me aftësi të kufizuara

  • Një individ me statusin e jetimit, i cili në momentin e aplikimit nuk ka mbushur moshën 30 vjeç
  • Kryefamiljari i vetëm , në rastin kur ka në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç

 

  • Familjet e minoritetit rom dhe egjiptian,

të cilët kanë rënë në vështirësi financiare dhe rrezikojnë të humbasin banesën me kosto të ulët që kanë blerë me kushte kreditimi

 

*Shuma e grantit të menjëhershëm, që përfiton individi/familja  është në masën 10% të çmimit të shitjes së banesës me kosto të ulët, përveç rasteve të përcaktuara në pikat 6 dhe 7, për të cilët shuma e grantit është 20%      e çmimit të shitjes së banesës me kosto të ulët.

 

DOKUMENTACIONI QË DUHET TË PARAQESIN APLIKANTËT

 

  1. Kopje të kontratës së shitblerjes së banesës me kosto të ulët, me të cilën individi/familja ka lidhur kontratë kreditimi, ose kontratë të shitblerjes së banesës me kosto të ulët.
  2. Faktin, nëse individi/familja ka përfituar më parë nga programe për dhënie granti apo zbritje të vlerës së banesës për shkak të statusit të familjes, apo të ndonjë anëtari të saj.
  3. Çdo dokument tjetër të përcaktuar me VKM Nr.384, datë 06.2019 “”Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, si vijon:

 

  1. Për të dhënat personale të aplikantit:
  2. Çertifikatë e lindjes së aplikantit,                         e-albania
  3. Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore,             aplikanti
  4. Për vërtëtimin e kushteve familjare :
  5. Çertifikatë familjare,                         e-albania
  6. Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara, aplikanti
  • Për vërtetimin e kushteve sociale:
  1. Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara,                                                                                                 aplikanti
  2. Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, aplikanti
  3. Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, aplikanti
  4. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant i rikthyer, punëtor migrant, azilkërkues, refugjatët, apo personat me mbrojtje plotësuese,                                                                                                     aplikanti
  5. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve,                                     aplikanti
  6. Urdhër mbrojtje, apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje, aplikanti
  7. Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane,                                                                                                                         aplikanti
  8. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin,                                                                                                                         aplikanti
  9. Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI,             aplikanti
  10. Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë, aplikanti
  11. Për vërtetimin e kushteve ekonomike
  12. Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune,                                                                                                                         aplikanti
  13. Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familje,             aplikanti
  14. Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar,                                                             e-albania
  15. Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë,                                                             aplikanti
  16. Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension, e-albania
  17. Për vërtetimin e kushteve të strehimit
  18. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes dhe nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi të ka humbur për shkak të një fatkeqësie, ose force madhore,                                                                         e-albania
  19. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi,                                                                                                                         e-albania
  20. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi,                                                             e-albania
  21. Akt-verifikimi nga njësia vendore për;

-banesat rrezik shembje,                                                                                 aplikanti

-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore,   aplikanti

-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit,                       aplikanti

-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës,                                                                                                            aplikanti

Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë,                                aplikanti

 

 

You may also like...