PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË BANESAVE EKZISTUESE

NGA “PROGRAMI I PËRMIRËSIMIT TË KUSHTEVE TË BANIMIT PËR KOMUNITETE TË VARFËRA DHE TË PAFAVORIZUARA”,

Në mbështetje të ligjit nr. 22/2018, datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, të ndryshuar.

 

Banesat që trajtohen nga programi i përmirësimit të kushteve, janë :

a) Banesat në rrezik shembje;

b) Banesat e amortizuara, që kanë nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime të domosdoshme

 

Kategori prioritare janë individë a familje:

-pa të ardhura, sipas përcaktimeve në ligj

-minoritet rom dhe egjiptian

-familje që ka përbërje persona me aftësi të kufizuara

-familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm

-familje me më shumë se katër fëmijë

-vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën ≤ se 18 vjeç

-me të ardhura të ulëta dhe shumë të ulëta, sipas përcaktimeve në ligj

 

 

Dokumentacioni që duhet të paraqesin aplikantët, sipas VKM Nr.384, datë 12.06.2019

 

 

I. Për të dhënat personale të aplikantit:

 

1. Çertifikatë e lindjes së aplikantit, e-albania

2. Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, aplikanti

 

II. Për vërtetimin e kushteve familjare :

 

1. Çertifikatë familjare, e-albania

2. Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara, aplikanti

 

III. Për vërtetimin e kushteve sociale:

 

1. Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara, aplikanti

2. Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, aplikanti

3. Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, aplikanti

4. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant i rikthyer, punëtor migrant, azilkërkues, refugjatët, apo personat me mbrojtje plotësuese, aplikanti

5. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, aplikanti

6. Urdhër mbrojtje, apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje, aplikanti

7. Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane, aplikanti

8. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin, aplikanti

9. Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI, aplikanti

10. Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë, aplikanti

 

 

IV. Për vërtetimin e kushteve ekonomike

 

1. Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune, aplikanti

2. Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familje, aplikanti

3. Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar, aplikanti

4. Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë, aplikanti

5. Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension, e-albania

 

 

V. Për vërtetimin e kushteve të strehimit

 

1. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes dhe nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi të ka humbur për shkak të një fatkeqësie, ose force madhore, e-albania

2. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi, e-albania

3. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, e-albania

4. Akt-verifikimi nga njësia vendore për;

-banesat rrezik shembje, aplikanti

-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore, aplikanti

-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit, aplikanti

-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës, aplikanti

Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë, aplikanti

 

Foto të qarta me ngjyra të banesës në pjesët ku kërkohet të bëhët rikonstruksion.

You may also like...