FAMILJET DHE INDIVIDËT SIPAS LISTËS EMËRORE TË POSHTËSHËNUAR, TË PARAQITEN PRANË BANKËS PËR TË FILLUAR PROÇEDURAT E PËRFITIMIT TË KREDISË.

NJ O F T I M

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Bashkisë Vlorë Nr.37, datë 31.03.2026 “Për miratimin e listës emërore të familjeve dhe individëve, që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet kredive me kushte lehtësuese nga shteti”;

NJOFTOHEN

Familjet dhe individët sipas listës emërore të poshtëshënuar, të paraqiten pranë bankës për të filluar proçedurat e përfitimit të kredisë.

-Banka Raiffeisen

-Banka Kombëtare Tregtare

-Banka Intesa Sanpaolo

Çdo individ/familje mund ti drejtohet të treja bankave për të marrë ofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij/saja dhe më pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë.

Afati maksimal për kryerjen e proçedurave të përfitimit të kredisë  është 18 (tetëmbëdhjetë) muaj nga data e protokollimit të listës emërore pranë bankës.

Individi/familja që ende nuk e ka gjetur banesën duhet të njoftojë nëpërmjet postës elektronike çdo 6 muaj institucionin financiar dhe nëpërmjet  e-albania institucionin që monitoron subvencionin e kredisë për shfaqjen e interest dhe pamundësisë së tij për gjetjen e banesës.

LISTA E KREDISE PJESE E PROJEKTVENDIMIT

You may also like...