Konsultim publik për hartimin e Paketës Fiskale të Bashkisë Vlorë për vitin 2027 

  NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN 

Titulli: Konsultim publik për hartimin e Paketës Fiskale të Bashkisë Vlorë për vitin 2027 

Propozuesi i projektaktit: Kryetare e Bashkisë.    

Qëllimi: Qëllimi i kësaj dëgjese është prezantimi dhe konsultimi i propozimeve të parashikuara në kuadër të Paketës Fiskale për vitin 2027, si dhe marrja në konsideratë e mendimeve, sugjerimeve dhe rekomandimeve të qytetarëve dhe grupeve të interesit. 

 

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kulturës “Labëria” në datë 12.10.2026, ora 11:30.  

Gjithashtu, nga data e publikimit në faqen web të bashkisë dhe në shpalljen publike në ambientet e jashtme, gjithë grupet e interesit dhe qytetarët janë të lutur që gjithë sygjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 12.10.2026 2026, në adresat e emaileve: 

aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim Publik. 

 launela.dautaj@vlora.gov.al – Sekretare e Këshillit Bashkiak 

 

Pjesëmarrës:  

 – Nga ana e Bashkisë: Kryetar i Bashkisë, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës,  

Administratorët e Njësive Administrative.  

– Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Vlorë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, grupe te ndryshme interesi etj. 

Forma e konsultimit: Takim në terren. 

 

Qëllimi i këshillimit publik   

Në kuadër të procesit të hartimit të Paketës Fiskale të Bashkisë Vlorë për vitin 2027, Bashkia Vlorë, nëpërmjet Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, njofton qytetarët, bizneset, grupet e interesit dhe të gjithë subjektet e interesuara për zhvillimin e një dëgjese publike. 

 

Qëllimi i kësaj dëgjese është prezantimi dhe konsultimi i propozimeve të parashikuara në kuadër të Paketës Fiskale për vitin 2027, si dhe marrja në konsideratë e mendimeve, sugjerimeve dhe rekomandimeve të qytetarëve dhe grupeve të interesit. Gjithashtu, niveli i taksave dhe tarifave në paketën fiskale janë një element shumë i rëndësishëm dhe proces i cili duhet të kalojë përmes konsultimit publik. 

 

Përshkrimi i çështjes.  Në kuadër të këtij procesi janë propozuar, ndër të tjera, këto masa: 

 

1. Digjitalizimi i njoftimit të detyrimeve fiskale, nëpërmjet implementimit të një sistemi online, me qëllim informimin elektronik të taksapaguesve mbi detyrimet e tyre fiskale ndaj Bashkisë Vlorë. 

2. Centralizimi i administrimit të taksave dhe tarifave vendore pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, me synim standardizimin e procedurave, përmirësimin e kontrollit dhe monitorimit të të ardhurave dhe rritjen e përgjegjshmërisë institucionale. 

3. Zgjatja e afatit për pagesën e detyrimeve fiskale, nga data 20 prill në datën 20 maj, me qëllim krijimin e një periudhe më të përshtatshme për përmbushjen vullnetare të detyrimeve nga qytetarët dhe subjektet. 

4. Implementimi i Vendimit nr. 160, datë 12.03.2025, “Për përcaktimin e periudhës së shfrytëzimit dhe të nivelit minimal të kapacitetit të shfrytëzimit të strukturave akomoduese”, në funksion të administrimit dhe zbatimit të detyrimeve përkatëse. 

5. Rishikimi i tarifës për zënien e hapësirës publike, hapësirës publike plazh, taksat e ndertesës në kuadër të shqyrtimit të nivelit dhe administrimit të tarifave vendore. 

 

Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve;  Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 12.10.2026, në adresat e emaileve:  

aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim Publik. 

launela.dautaj@vlora.gov.al – Sekretare e Këshillit Bashkiak 

Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme   Zgjatja e afatit për pagesën e detyrimeve fiskale, nga data 20 prill në datën 20 maj, me qëllim krijimin e një periudhe më të përshtatshme për përmbushjen vullnetare të detyrimeve nga qytetarët dhe subjektet. 

4. Implementimi i Vendimit nr. 160, datë 12.03.2025, “Për përcaktimin e periudhës së shfrytëzimit dhe të nivelit minimal të kapacitetit të shfrytëzimit të strukturave akomoduese”, në funksion të administrimit dhe zbatimit të detyrimeve përkatëse. 

5. Rishikimi i tarifës për zënien e hapësirës publike, hapësirës publike plazh, taksës së ndërtesës, në kuadër të shqyrtimit të nivelit dhe administrimit të tarifave vendore. 

  

Relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet.  Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen web të bashkisë 

https://vlora.gov.al/kalendari-i-konsultimit-publik/ https://vlora.gov.al/plani-vjetor-per-procesin-e-vendimarrjes-me-pjesemarrje/.        

  Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në BRENDA DATËS 12 tetor në adresat e emaileve: aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim Publik. 

launela.dautaj@vlora.gov.al – Sekretare e Këshillit Bashkiak 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit  Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon: 1. Realizimin nga ana e administratës dhe Sekretariatit të Këshillit një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Grupit te punes, Çështjeve Juridike, Komisioni i Buxhetit, Financës dhe Taksave-Tarifave, Komisioni i Pronave Publike, Transportit dhe Trafikut Rrugor; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve të mësipërme (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë; 4. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 5. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 6. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 7. Monitorimi i zbatimit të tij. 
   

You may also like...